59. Hashr · ajete 10–13

سورة الـحـشـر
10

وَٱلَّذِينَ جَآءُو مِنۢ بَعۡدِهِمۡ يَقُولُونَ رَبَّنَا ٱغۡفِرۡ لَنَا وَلِإِخۡوَٰنِنَا ٱلَّذِينَ سَبَقُونَا بِٱلۡإِيمَٰنِ وَلَا تَجۡعَلۡ فِي قُلُوبِنَا غِلّٗا لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ رَبَّنَآ إِنَّكَ رَءُوفٞ رَّحِيمٌ

Wel-ledhine xha’u min ba’dihim jekulune rebbena egfir lena we li’ehwaninal-ledhine sebekuna bil-’imani we la texh’al fi kulubina gillæn lilledhine ‘amenu rebbena ‘inneke re’ufun Rehimun

Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: "Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur shkoi Pejgamberi në Medinë bëri marrëveshje me fisin Beni Nadir për mossulmim. Pas Luftës së Uhudit, në të cilën patën shumë viktima muslimanët, Kab bin Eshrefi, i pari i fisit shkoi në Mekë dhe me Ebu Sufjanin, prijësin e idhujtarëve lidhi marrëveshje kundër muslimanëve. Kabin e vrau një natë Muhamed bin Mesleme, e fisin e tij e rrethuan muslimanët derisa e detyruan të shpërngulet prej aty; kështu disa shkuan në Sham e disa të tjerë në Hajber. Ajo ishte shpërngulja e parë e tyre. Ndihma e Allahut bëri, që ata të frikësohen, të braktisin fortifikatat, e nga inati, edhe vetë i rrënonin shtëpitë e veta së bashku me muslimanët. Kjo masë ndëshkuese kundër tyre u mor, për shkak se ata kundërshtonin Allahun dhe Pejgamberin a.s. Ishte urdhri i Pejgamberit a.s, por me lejen e Zotit, që të shkatërrohen edhe kopshtet e tyre. Kur disa sahabë filluan t’i presin hurmat e tyre, me qëllim që t’ua shtojnë edhe më shumë pikëllimin, ata i thanë Pejgamberit a.s.: “Ti ishe ai që i ndaloje dëmtimet, e si është puna tashti, që i lejon t’i presin pemët?” Atëherë zbriti ky ajet, që me lejen e Zotit ajo është si masë ndëshkuese kundër të prishurve. Pasuria e tyre mbeti “fej’un”, pasuri e fituar pa luftë. Kjo u arrit me ndihmën e Zotit e jo me forcën luftarake, prandaj ndarja e saj ka vlerë tjetër fare prej presë së fituar me luftë. Përmenden ata që meritojnë t’iu jepet, e jo të mbetet në duart e pasanikëve e ta ndajnë si të duan. Pasuria e tillë fituar në atë mënyrë, është pronë e shoqërisë e jo e individëve. Shoqëria e ndan sipas nevojës. Atë pasuri Pejgamberi a.s. ua dha muhaxhirëve, që kishin lëshuar atdheun për hir të rrugës së Zotit, luftonin për atë rrugë dhe ende ishin nëpër shtëpi të vëllezërve të tyre ensarë, vendas të Medinës dhe mbrojtës të besimit, të cilët në konsultime me Pejgamberin hoqën dorë nga ajo pasuri, ndonëse kishin nevojë dhe iu dhanë përparësi emigrantëve. Të lavdëruar janë muhaxhirët e parë, vendasit, ensarët e Medinës dhe ata që erdhën pas tyre dhe ua njohën meritën të parëve, e kush e urren ndonjë nga sahabët e Pejgamberit a.s., ai është edhe më i keq se kufari, e të tillë janë rafidijët. edhe sikur të luftoheshin, nuk do t’u ndihmojnë atyre, po edhe sikur t’iu ndihmonin atyre, ata do të iknin prapa, e ata do të mbesin pa ndihmën e tyre.
11

۞ أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ نَافَقُواْ يَقُولُونَ لِإِخۡوَٰنِهِمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ لَئِنۡ أُخۡرِجۡتُمۡ لَنَخۡرُجَنَّ مَعَكُمۡ وَلَا نُطِيعُ فِيكُمۡ أَحَدًا أَبَدٗا وَإِن قُوتِلۡتُمۡ لَنَنصُرَنَّكُمۡ وَٱللَّهُ يَشۡهَدُ إِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ

‘Elem tera ‘ilal-ledhine nafeku jekulune li’hwanihimul-ledhine keferu min ‘ehlil-kitabi le’in ‘uhrixhtum lenehruxhenne me’akum we la nuti’u fikum ‘ehedæn ‘ebedæn we ‘in kutiltum lenensurennekum wel-lahu jesh/hedu ‘innehum lekadhibune

A nuk e ke ditur se ata që u bënë hipokritë, u thoshin vëllezërve të vet nga ithtarët e librit që nuk kishin besuar: Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t'i bindemi askujt (t'ju luftojmë ose t'ju nënshtrojmë), e nëse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t'u ndihmojmë. All-llahu dëshmon se ata janë rrenacakë!

12

لَئِنۡ أُخۡرِجُواْ لَا يَخۡرُجُونَ مَعَهُمۡ وَلَئِن قُوتِلُواْ لَا يَنصُرُونَهُمۡ وَلَئِن نَّصَرُوهُمۡ لَيُوَلُّنَّ ٱلۡأَدۡبَٰرَ ثُمَّ لَا يُنصَرُونَ

Le’in ‘uhrixhu la jehruxhune me’ahum we le’in kutilu la jensurunehum we le’in neseruhum lejuwellunnel-’edbare thumme la junserune

Sikur të dëbohen ata (ithtarët e librit), nuk do të dilnin me ta edhe sikur të luftoheshin, nuk do t'u ndihmojnë atyre, po edhe sikur t'u ndihmonin atyre, ata do të iknin prapa, e ata do të mbesin pa ndihmën e tyre.

13

لَأَنتُمۡ أَشَدُّ رَهۡبَةٗ فِي صُدُورِهِم مِّنَ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَفۡقَهُونَ

Le’entum ‘esheddu rehbeten fi sudurihim minel-lahi dhalike bi’ennehum kawmun la jefkahune

Ju (besimtarët) në zemrat e tyre (të munafikëve) jeni frikë më e fortë se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo për shkak se ata janë popull që nuk kuptojnë.