59. Hashr · ajete 13–16

سورة الـحـشـر
13

لَأَنتُمۡ أَشَدُّ رَهۡبَةٗ فِي صُدُورِهِم مِّنَ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَفۡقَهُونَ

Le’entum ‘esheddu rehbeten fi sudurihim minel-lahi dhalike bi’ennehum kawmun la jefkahune

Ju (besimtarët) në zemrat e tyre (të munafikëve) jeni frikë më e fortë se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo për shkak se ata janë popull që nuk kuptojnë.

14

لَا يُقَٰتِلُونَكُمۡ جَمِيعًا إِلَّا فِي قُرٗى مُّحَصَّنَةٍ أَوۡ مِن وَرَآءِ جُدُرِۭۚ بَأۡسُهُم بَيۡنَهُمۡ شَدِيدٞۚ تَحۡسَبُهُمۡ جَمِيعٗا وَقُلُوبُهُمۡ شَتَّىٰۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَعۡقِلُونَ

La jukatilunekum xhemi’æn ‘illa fi kuren muhessenetin ‘ew min wera’i xhudurin be’suhum bejnehum shedidun tehsebuhum xhemi’æn we kulubuhum shetta dhalike bi’ennehum kawmun la ja’kilune

Ata të gjithë së bashku nuk kanë guxim t'ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose kur janë pas ndonjë muri. Armiqësia ndërmjet tyre është e ashpër. Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar, e në realitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.

15

كَمَثَلِ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ قَرِيبٗاۖ ذَاقُواْ وَبَالَ أَمۡرِهِمۡ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

Kemethelil-ledhine min kablihim karibæn dhaku webale ‘emrihim we lehum ‘adhabun ‘elimun

Si shembulli i atyre jo fort moti që përjetuan të keqen e punës së vet, edhe ata kanë një dënim të rëndë.

16

كَمَثَلِ ٱلشَّيۡطَٰنِ إِذۡ قَالَ لِلۡإِنسَٰنِ ٱكۡفُرۡ فَلَمَّا كَفَرَ قَالَ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّنكَ إِنِّيٓ أَخَافُ ٱللَّهَ رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Kemetheli esh-shejtani ‘idh kale lil’insani ekfur felemma kefere kale ‘inni beri’un minke ‘inni ‘ehafu Ellahe rebbel-’alemine

Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: "Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!"