59. Hashr · ajete 20–24

سورة الـحـشـر
20

لَا يَسۡتَوِيٓ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۚ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ

La jestewi ‘eshabu en-nari we ‘eshabul-xhenneti ‘eshabul-xhenneti humul-fa’izune

Nuk janë të barabartë ata të xhennetit dhe ata të xhehennemit. Banuesit e xhennetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit.

21

لَوۡ أَنزَلۡنَا هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ عَلَىٰ جَبَلٖ لَّرَأَيۡتَهُۥ خَٰشِعٗا مُّتَصَدِّعٗا مِّنۡ خَشۡيَةِ ٱللَّهِۚ وَتِلۡكَ ٱلۡأَمۡثَٰلُ نَضۡرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَتَفَكَّرُونَ

Lew ‘enzelna hadhal-kur’ane ‘ala xhebelin lere’ejtehu hashi’æn muteseddi’æn min hashjeti Ellahi we tilkel-’emthalu nedribuha lilnnasi le’allehum jetefekkerune

Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.

22

هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِۖ هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلرَّحِيمُ

Huwel-lahul-ledhi la ‘ilahe ‘illa huwe ‘alimul-gajbi we esh-shehadeti huwe er-Rehmanu er-Rehimu

Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!

23

هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلۡمُؤۡمِنُ ٱلۡمُهَيۡمِنُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡجَبَّارُ ٱلۡمُتَكَبِّرُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

Huwel-lahul-ledhi la ‘ilahe ‘illa huwel-melikul-kuddusu es-selamul-mu’uminul-muhejminul-’azizul-xhebbarul-mutekebbiru subhanel-lahi ‘amma jushrikune

Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!

24

هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡخَٰلِقُ ٱلۡبَارِئُ ٱلۡمُصَوِّرُۖ لَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ يُسَبِّحُ لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Huwel-lahul-halikul-bari’ul-musewwiru lehul-’esma’ul-husna jusebbihu lehu ma fi es-semawati wel-’erdi we huwel-’azizul-hekimu

Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ibni Ubej ibni Seluli, prijësi i hipokritëve dërgon te fisi Beni Nadir dhe iu thotë të mos pranojnë të largohen prej Medinës, iu premton se ai së bashku me ithtarët e tij hipokritë, sidoqë të jetë gjendja, do të jetë në anën dhe në ndihmën e tyre. Kurani e zbulon gënjeshtrën e tyre, sepse ata as nuk dolën me ta, e as nuk i ndihmuan. Mandej Kurani i njoftoi besimtarët, se Zoti iu ka shtënë frikën në zemrat e tyre, madje ata duken se janë të bashkuar me jehuditë, por ato janë vetëm fjalë goje. Hipokritët luanin rolin e djallit, i cili pasi e mashtron njeriun, tërhiqet prej tij. Besimtarët porositen të veprojnë e të përgatiten për jetën e ardhshme, të mos i harrojnë këshillat e Zotit, se njerëzit do të ndahen në dy grupe: për në xhenet dhe për në xhehenem. Madhështia e përmbajtjes së Kuranit është aq e efektshme, saqë sikur malet të kishin të menduar, ani pse janë aq të mëdha, do të përuleshin dhe do të shqyheshin nga droja prej ndëshkimit të Zotit, e njeriu që ka arsye e mendje, shpeshherë nuk i vështron me vëmendje thëniet e Zotit në Kuran, gjë kjo që është për t’u habitur. Në fund numërohen disa cilësi të të madhit Zot, disa emra të bukur të Tij, të cilët na japin të kuptojmë për madhështinë e Tij. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Hashru. I lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar! Me jobesimtarët që nuk tregojnë ndjenja armiqësore dhe nuk luftojnë kundër muslimanëve mund të bashkëpunohet me ta në lëmin e jetës. Për gratë të cilat shpërnguleshin prej Mekës për në Medine, kinse për pranimin e besimit islam, besimtarët ishin të obliguar të verifikonin qëllimin e vërtetë të shpërnguljes së tyre dhe pastaj të pranojnë zotimin - besën e tyre nën kushte të caktuara. Quhet “Suretul Mumtehineti” - kaptina e sprovës, sepse përmendet nevoja e një sprovimi, verifikimi ndaj grave që ikin prej idhujtarëve në Medine për hir të besimit islam.