Ma kata’tum min linetin ‘ew terektumuha ka’imeten ‘ala ‘usuliha febi’idhni Ellahi we lijuhzijel-fasikine
Ju nuk këputët asnjë nga hurmat e buta (fidanet) ose atë e keni lënë të ngritur në rrënjët e tyre, vetëm se me lejen e All-llahut e për t'i shtypur kundërshtarët.
We ma ‘efa’el-lahu ‘ala resulihi minhum fema ‘ewxheftum ‘alejhi min hajlin we la rikabin we lekinnall-llahe jusellitu rusulehu ‘ala men jesha’u wel-lahu ‘ala kulli shej’in kadirun
E atë (pasuri) që prej tyre All-llahu ia ktheu të dërguarit të vet, ju për të nuk i keni ngarë as kuajt, as devetë, por All-llahu i bën mbizotërues të dërguarit e vet kundër kujt të dojë, All-llahu ka fuqi mbi çdo send.
Ma ‘efa’el-lahu ‘ala resulihi min ‘ehlil-kura felillahi we lilrresuli we lidhil-kurba wel-jetama wel-mesakini we ebni es-sebili kej la jekune duleten bejnel-’egnija’i minkum we ma ‘atakumu er-resulu fehudhuhu we ma nehakum ‘anhu fantehu we etteku Ellahe ‘innall-llahe shedidul-’ikabi
Atë që All-llahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon All-llahut, të dërguarit të afërmve, jetimëve, të varfërve, kurbetçinjve. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërmjet pasanikëve tuaj. Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.
Lilfukara’il-muhaxhirinel-ledhine ‘uhrixhu min diarihim we ‘emwalihim jebtegune fedlæn minel-lahi we ridwanæn we jensurunel-lahe we resulehu ‘ula’ike humu es-sadikune
(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.
Wel-ledhine tebewwe’u ed-dare wel-’imane min kablihim juhibbune men haxhere ‘ilejhim we la jexhidune fi sudurihim haxheten mimma ‘utu we ju’uthirune ‘ala ‘enfusihim we lew kane bihim hasasetun we men juka shuhhe nefsihi fe’ula’ike humul-muflihune
Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.