59. Hashr · Ajeti 6 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 59:1–59:10
Kur shkoi Pejgamberi në Medinë, bëri marrëveshje me fisin Beni Nadir për mossulmim. Pas Luftës së Uhudit, në të cilën patën shumë viktima myslimanët, Ka'b bin Eshref, i pari i fisit shkoi në Mekë dhe me Ebu Sufjanin, prijësin e idhujtarëve lidhi marrëveshje kundër myslimanëve. Ka'bin e mbyti një natë Muhamed bin Mesleme, e fisin e tij e rrethuan myslimanët derisa e detyruan të shpërngulet prej aty, kështu disa shkuan në Sham e do të tjerë në Hajber. Ajo ishte shpërngulja e parë e tyre. Ndihma e Allahut bëri që ata të frikësohen, të braktisin fortifikatat, e nga inati, edhe vetë i rrënonin shtëpitë e veta së bashku me myslimanët. Kjo mase ndëshkuese kundër tyre u mor për shkak se ata kundërshtonin Allahun dhe Pejgamberin. Ishte urdhëri i Pejgamberit, por me lejen e Zotit, që të shkatërrohen edhe kopshtet e tyre. Kur disa sahabë filluan t'i presin disa hurma të tyre me qëllim që t'ua shtojnë edhe më shumë pikëllimin, ata i thanë Pejgamberit: "Ti ishte ai që i ndaloje dëmtimet, e çka është tash që i lejon t'i presin pemët" Atëherë zbriti ky ajet, që me lejen e Zotit ajo është si masë ndëshkuese kundër të prishurve. Pasuria e tyre mbeti "fej'un", pasuri e fituar pa luftë. Kjo u arrit me ndihmën e Zotit e jo me forcën luftarake, e andaj ndarja e saj ka vlerë tjetërfare prej presë së fituar me luftë. Përmenden ata që meritojnë t'u jepet, e jo të mbetet në duar të pasanikëve e ta ndajnë si të duan.
Pasuria e tillë fituar në atë mënyrë, është pronë e shoqërisë e jo e individëve. Shoqëria e ndan sipas nevojës. Atë pasuri Pejgamberi ua dha muhaxhirëve, që kishin lëshuar atdheun për hir të rrugës së Zotit, luftonin për atë rrugë dhe ende ishin nëpër shtëpi të vëllezërve të tyre ensarë, vendas të Medinës dhe mbrojtës të besimit, të cilët në konsultime me Pejgamberin hoqën dorë nga ajo pasuri, ndonëse kishin nevojë dhe u dhanë përparësi emigrantëve.
Të lavdëruar janë muhaxhirët e parë, vendasit, ensarët e Medinës dhe ata që erdhën pas tyre dhe ua njohtën meritën të parëve, e kush e urren ndonjë nga sahabët e Pejgamberit, ai është edhe më i keq se kufari, e të tillë janë rafidijjët.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 59:6–59:7
Allahu i Lartësuar na tregon në këto ajete se çfarë është “ el feju ” dhe gjykimi rreth tij. Kështu, “ el feju ” është çdo pasuri që u merrej mohuesve pa luftë dhe pa u përga - titur kundër tyre me ushtrinë, kalorësinë dhe këmbësorinë. Në ato raste nuk qe nevoj - shme të zhvilloheshin luftime apo sulme, sepse mohuesit dorëzoheshin thjesht nga frika që Zoti i Madhëruar hidhte në zemrat e tyre, nëpërmjet pranisë së Profetit ﷺ , sikurse ndodhi me fisin Benu Nadir. 118 Pasuritë që ata lanë pas, Allahu i Lartësuar ia la Profetit të Allahut, në mënyrë të veçantë. Ato i takonin Profetit ,ﷺ që t’i ndante ashtu si ai e shihte të arsyeshme e në dobi të muslimanëve. Profeti ﷺ e shpërndau mes muslimanëve, ashtu siç e gjykoi. Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: - “Për atë që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të fituar) prej tyre, ju nuk u hipët as kuajve e as deveve (për ta fituar).” - Bëhet fjalë për pasurinë e jehudëve të Benu Nadirit. Për atë plaçkë, muslimanët nuk u përgatitën kundër tyre me kalorësi dhe deve.
- “Është Allahu Ai që i bën të dërguarit e Vet triumfues kundër kujt të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për gjith - çka.” - Allahu nuk mund të mposhtet. As - kush nuk mund të përballet me fuqinë dhe
pushtetin e Tij . Ai është Ngadhënjimtari, Mposhtësi i gjithçkaje dhe gjithkujt. - “Çfarëdo pasurie që Allahu ia dhuroi pa luftë të Dërguarit të Tij si plaçkë nga jobesimtarët, i takon Allahut, të Dërgua - rit, farefisit të tij, jetimëve, të varfërve e udhëtarëve të mbetur në rrugë, që ajo të mos mbetet vetëm ndërmjet pasanikëve tuaj.” - Për të gjitha vendet të cilat çlirohen në këtë formë, gjykimi është i njëjtë, si ai në lidhje me pasuritë e jehudëve të Beni Nadirit. I Lartësuari përcakton qartë më pas drejtimet në të cilat shpenzohet el fej -i. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Umer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), që thotë: 2627. “Pasuritë e Benu Nadirit ishin nga ajo lloj pasurie, që Allahu i Lartësuar ia dhuroi Profetit të Tij; pasuri për të cilën muslimanët nuk u përgatitën me kalorësinë e devetë e tyre dhe as nuk luftuan për to. Për këtë arsye, ato ishin posaçërisht për Profetin .jit e nejlimaf rëp ehde irodrëp i ilic i ,ﷺ Kështu, shpenzimet vjetore të familjes së tij bëheshin pikërisht nga kjo pasuri, që ia dhuroi Zoti i Madhëruar. Ndërsa Murra ka thënë se Profeti ﷺ siguronte nga kjo pasuri ushqimin vjetor të familjes dhe atë që mbetej e shpenzonte për armatimin dhe çdo lloj pajimi luftarak, që përdorej në rrugën e Allahut Krenar dhe të Lartësuar.” Kështu e ka sjellë Ahmedi, shkurtimisht. Këtë hadith e kanë sjellë të gjithë autorët e Sunen-eve, përveç Ibnu Maxhes. Është e ditur se çdo pasuri që e zotëronte Profeti i Allahut do të jepej sadaka pas vdekjes së tij dhe nuk do ta trashëgonte asnjë pasardhës, sepse Profeti ﷺ ka thënë: 2628. “Ne nuk lëmë trashëgimi. Çdo pasuri që lëmë është sadaka.” Për këtë arsye, Ebu Bekër Sidiku e ndaloi Fatimen që të merrte ndonjë gjë prej pasurisë që la pas Profeti ﷺ ,duke u bazuar në këtë hadith dhe, pa dyshim, që vendimi i Ebu Bekrit ishte i drejtë në lidhje me këtë çështje. Pas vdekjes së Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kalifatin e mori Umer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Pasi njëfarë kohe në pushtet, tek Umeri shkojnë Abasi dhe Aliu. Abasi tha: “O udhëheqësi i besimtarëve! 2629. “Gjyko mes meje dhe këtij!”. Umeri iu tha: “Po ju lutem për hir të Allahut, me lejen e të Cilit ngrihen qiejt dhe Toka, a e dini ju të dy se Profeti i Allahut ka thënë: “Ne nuk lëmë pas trashëgimi. Gjithçka që ne kemi lënë është sadaka.”? Ata thanë: “Po.”. Atëherë Umeri tha: “Kur Profeti i Allahut ndërroi jetë, Ebu Bekri tha: “Unë jam miku më i afërt i të Dërguarit të Allahut.” Ti erdhe së bashku me këtë tek Ebu Bekri, për të kërkuar pjesën tënde të trashëgimisë nga djali i vëllait tënd, nga nipi yt (pra, nga Profeti ﷺ) . Edhe ky kërkoi pjesën e trashëgimisë që meritonte gruaja e tij (Fatimja) nga babai i saj. Por edhe Ebu Bekri ju tha këtë hadith: “Ka thënë Profeti i Allahut: “Ne nuk lëmë tra - shëgimi. Gjithçka që lëmë pas është sadaka.” Dhe Allahu e di mirë se ai ishte i sinqertë dhe i vërtetë në atë që tha, ishte bamirës, i udhëzuar nga Zoti dhe, pa dyshim, pasues i të vërtetës, prandaj mori në dorë udhëheqjen e muslimanëve. Pasi ai vdiq, unë thashë: “Unë jam Ueliju Resu - lilah, mëkëmbësi dhe miku më i afërt i Profetit të Allahut dhe miku e mbështetësi më i afërt i Ebu Bekrit. Edhe unë vazhdova me të njëjtën mënyrë, ashtu si deshi Allahu, të gjykoj. Ju të dy së bashku, edhe pse çështja juaj është e njëjtë si më parë, erdhët tek unë dhe më kërkuat këtë pasuri. Atëherë unë ju thashë se, nëse dëshironi, jua lë në dorëzim, por me kushtin që thjesht të kujdeseni për këtë pasuri, ashtu sikurse u kujdes Profeti i Allahut. Dhe ju e morët prej meje në përdorim këtë pasuri, me këtë kusht. Ndërsa tani, ju vini para meje, që unë të jap një gjykim tjetër nga ai që ju kam dhënë më herët?! Vallahi, nuk jap tjetër gjykim, deri në Kijamet! Nëse nuk mund ta trajtoni dhe të veproni me këtë pasuri ashtu sikurse jeni urdhëruar, atëherë ma ktheni mua!” Këtë hadith e kanë sjellë prej Zuhriut. Ajo që, në fakt, Abasi dhe Aliu i kërkuan, ishin pasuritë e Beni Nadirit, të cilat ishin të veçanta për Profetin e Allahut. Megjithatë, Allahu është më i ditur! Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: “... që ajo të mos
mbetet vetëm ndërmjet pasanikëve tuaj.” Domethënë, Allahu i Lartësuar urdhëroi dhe gjykoi që këto pasuri të shpërndahen mes shtresave në nevojë, në mënyrë që të mos gëzojnë vetëm të pasurit. - “Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj ...” - Çdo gjë që ju urdhëron Profeti ﷺ ,veprojeni dhe çdo gjë që ju ndalon, largohuni prej saj, sepse Profeti i Allahut ju urdhëron veçse për mirësi dhe ndalon veçse nga të këqijat. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Mesruku, që rrëfen se: 2630. “... një grua shkoi tek Ibn Mesudi dhe i tha: “Më ka ardhur fjala se ti i ndalon tatuazhet dhe shtimin artificial të flokëve (me paruke ose extensions). Ku e ke gjetur këtë, në Librin e Allahut apo tek Profeti i Allahut?” Ibn Mesudi i tha: “E kam gjetur edhe në Librin e Allahut, edhe te Profeti i Allahut.”. Ajo vazhdoi: “Vallahi, kam shfletuar çdo faqe të Kuranit, nga kapaku në kapak, dhe nuk e kam gjetur këtë që po thua.”. Ibn Mesudi i tha: “A nuk ke gjetur të thuhet: “Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj”? Ajo tha: “Po, e kam gjetur.”. - “Atëherë, mësoje se unë e kam dëgjuar Profetin ﷺ që të ndalojë tatuazhet, shtimin artificial të flokëve dhe heqjen e qimeve të fytyrës e vetullave, për t’i holluar e zbukuruar. Ajo tha: “A ka ndonjë nga familja jote, që e vepron diçka të tillë?” Ibn Mesudi i tha: “Hyr dhe shiko vetë!” Ajo hyri dhe pa te pjestarët e familjes së Ibn Mesudit. Pastaj doli dhe tha: “Nuk pashë ndonjë që t’i ve - pronte ato.”. Atëherë, ai i tha asaj: “A nuk e ke mësuar porosinë e robit të mirë, (Profeti Shuajb), i cili tha: “Unë nuk dua që, duke ju kundërshtuar ju, të bëj vetë atë që juve dua t’jua ndaloj. Unë dëshiroj vetëm që të për - mirësoj me sa kam fuqi, por suksesi (në misionin tim) vjen vetëm me ndihmën e Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe ve - tëm Atij i drejtohem!”. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Mesudi, i cili thotë: “Allahu i mallkoftë ato që bëjnë tatu - azhe dhe ato që kërkojnë që t’u bëhen tatuazhe, ato që heqin vetullat e tyre dhe ato që i ndajnë dhëmbët e përparmë, për zbukurim, duke ndryshuar krijimin e Allahut!” Një grua, që e thërrisnin “Nëna e Jakubit”, kur e dëgjoi këtë fjalë, shkoi dhe i tha: “Dëgjova që ke thënë kështu e ashtu.”. Abdullahi i tha: “E si të të mos e mallkoj atë që e ka mallkuar i Dërguari i Zotit dhe që është përmendur edhe në Librin e Zotit?!” Ajo tha: “Unë kam lexuar çdo fletë të Librit (Kuranit) dhe nuk e kam gjetur këtë që po thua ti”. Ai i tha: “Nëse vërtet e ke lexuar, do ta kishe gjetur. A nuk e keni lexuar fja - lën e Allahut, kur thotë: “Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largo - juni prej saj”? Ajo tha: “Po.”. - “E pra, Profeti i Allahut e ka ndaluar diçka të tillë.” Ajo tha: “Unë mendoj se gruaja jote i bën këto që po thua.” Ai i tha: “Shko e shihe vetë!”. Atëherë, ajo shkoi të shihte, por nuk gjeti atë që mendoi dhe tha: “Nuk pashë gjë nga ajo që thashë.” Abdullahi tha: “Nëse do të ishte ashtu si mendoje, nuk do të ishte gruaja ime.” [Buhariu dhe Muslimi]. Në dy Sahih-ët vjen hadithi i Ebu Hurejrës, se i Dërguari i Allahu (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nëse ju urdhëroj të bëni diçka, bëjeni aq sa të mundeni dhe çdo gjë që ju ndaloj, lëreni!”. Nesaiu përcjell me senedin e tij prej Ibn Umerit dhe Ibn Abasit, që kanë thënë: “I Dërguari i Zotit na ndaloi pijet që ruhen në enë kungulli, varela, shtamba dhe vorba të lyera me katran. Pastaj ai lexoi: “Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj!” - “... dhe kini frikë Allahun! Me të vërte - të, Allahu është Ndëshkues i ashpër. ” - Frikësojuni Zotit, duke përmbushur urdhë - resat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij, sepse Ai është ndëshkues i ashpër për të gjithë ata që nuk i binden dhe nuk qëndrojnë brenda kufijve të Tij; ata që i kundërvihen urdhrave të Tij dhe ata të cilët marrin guximin të kryejnë gjynahet dhe haramet, që Ai ka përcaktuar.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 59:1–59:7
Kjo sure quhet ndryshe surja e Benu Nadirit. Këta ishin një fis i madh jehudësh, që jetonin në njërin krah të Medinës, në kohën e Profetit (a.s.). Kur Muhamedit (a.s.) i erdhi Shpallja dhe emigroi për në Medinë, ata e mohuan dhe e refuzuan atë si profet, ashtu sikurse vepruan edhe shumë fise të tjera jehudësh. Pasi mbërriti në Medinë, Profeti (a.s.) lidhi pakt me të gjitha
fiseve e jehudëve që jetonin pranë tij në Medinë. Pas ngjarjes së Bedrit, rreth gjashtë muaj ose më shumë pas saj, Profeti (a.s.) shkoi te fisi i Beni Nadirit dhe bisedoi me ta që ta ndihmonin në lidhje me kompensimin e vrasjes së dy idhujtarëve të fisit Kelabije nga Amër Ibn Umeje Ed -Damrij.29 Ata iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Profetit (a.s.), duke thënë: “Po, do ta bëjmë ne, o Ebu Kasim! Mund të ulesh këtu, derisa të bëjmë gati atë që kërkon.” Atëherë, ata u veçuan me njëri tjetrin dhe shejtani i mallkuar filloi t’i nxiste dhe t’u zbukuronte një veprim, i cili do të ishte dëshpërimi i tyre. Atë e meritonin dhe kështu ishte e shkruar për ta. Duke planifikuar vrasjen e Profetit (a.s.), thanë: “Cili nga ju do ta marrë këtë rrasë guri, të ngjitet mbi mur dhe t’ia shtypë kokën me të?” Më fatziu i tyre, Amër Ibn Xhehashi, u hodh e tha: “E marr unë përsipër ta kryej!” Këtu ndërhyn Selam Ibn Mishkemi, që thotë: “Mos e bëni! Betohem në Allah, se atij do t’i përcillet shumë shpejt ky plan i juaj! Nuk ka dyshim se kjo do të thotë thyerje e paktit, që ne kemi bërë me të.” Ndërkohë, Profetit (a.s.) i zbriti menjëherë Shpallja prej Zotit të tij, duke e njoftuar për komplotin e jehudëve. Ai u ngrit me të shpejtë prej atij vendi dhe u nis për në Medinë. 30 Pas tij shkuan edhe sahabët, të cilët i thanë: “Ti brofe me të shpejtë që andej, kurse ne as nuk e ndiem se si u largove!”. Dhe Profeti (a.s.) u kallëzoi për kurthin e jehudëve. Më pas, Profeti (a.s.) u dërgoi një ultimatum Benu Nadirëve, ku thuhej: “Largohuni nga Medina dhe nuk keni për të jetuar më kurrë aty, pranë meje! Ju jap afat dhjetë ditë. Çdokush që gjendet në të pas këtij afati, do të ekzekutohet!” Dhe, vërtet, për disa ditë me radhë, ata nisën të përgatiteshin për largimin, por, papritur, munafiku Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli u dërgoi atyre një mesazh, ku u thoshte: “ Mos u largoni nga vendi juaj, sepse me mua janë 2000 luftëtarë, që do të hyjnë në ndërtesat tuaja dhe janë gati të luftojnë deri në vdekje, së bashku me ju. Në ndihmë do t’ju vijnë edhe Benu Kurejdhat me aleatët e tyre nga Gatafani.” Ky mesazh i dha shpresë udhëheqësit të Benu Nadirëve, Hujej Ibn Ahtabit, i cili i dërgoi fjalë Profetit ( a.s) dhe i tha: “Ne nuk kemi për të dalë nga vendet tona! Vepro çfarë të duash!” Pasi mori këtë mesazh, Profeti (a.s.) dhe shokët e tij thanë: “ Allahu Ekber”, dhe u nisën drejt tyre. Ishte Ali Ibn Ebu Talibi ai që mbante flamurin. Benu Nadirët, në pritje të ndihmës së aleatëve të tyre, rezistuan në fillim, duke mbrojtur muret me shigjeta e gurë. Por ndihma e premtuar nuk erdhi. Benu Kurejdhat u distancuan, ashtu si Ibn Ubeji me aleatët e tij prej Gatafani nuk e mbajtën fjalën. Benu Nadirët qëndruan të rrethuar, derisa u dorëzuan, duke kërkuar që të largoheshin nga Medina. Profeti (a.s.) gjykoi që ata të lejoheshin të dilnin së bashku me familjet e tyre, duke marrë me vete aq plaçka, përveç armëve, sa mund të mbanin devetë e tyre. Kështu, Profeti (a.s.) mbajti pasurinë që ata lanë dhe armët e tyre. Plaçka e luftës e marrë nga Benu Nadirët ishte e veçantë vetëm për Profetin (a.s.) dhe ishte ai që e përcaktoi ndarjen e saj në dobi të muslimanëve. Kjo pasuri nuk iu nënshtrua rregullit të zakonshëm të ndarjes së plaçkës së luftës, sepse Allahu i Lartësuar ia dhuroi atë Profetit të Tij, pa qenë e nevojshme që muslimanët të luftonin me kalorësinë dhe këmbësorinë e tyre. Jehudët u larguan në drejtim të Hajberit me në krye Hujej Ibn Ahtabin, ndërsa Profeti (a.s.) mori në sundim tokën e tyre. Gjithashtu, ata lanë edhe shumë armatim, si 50 mburoja, 50 përkrenare dhe 340 shpata. Kjo qe shkurtimisht ngjarja me Benu Nadirët, sikurse e kanë përshkruar historianë të ndryshëm. - “Allahun e madhëron me (tesbih) përlëvdim gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.” - Allahu i Lartësuar e hap këtë sure duke na bërë të qartë se gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë i bën tesbih Atij, duke e falënderuar e lavdëruar, duke e lartësuar Atë nga çdo mangësi që nuk i shkon
madhështisë së Tij, duke e adhuruar Atë me nënshtrim dhe drojë. Allahu është El Aziz – Krenari e Ngadhënjimtari, i Cili ka nënshtruar gjithçka dhe asgjë nuk është e pamundur për fuqinë e Tij. Askush nuk mund t’i shpëtojë pushtetit dhe sundimit të Tij. Allahu është El Hakim - i Urti, si në krijimin e Tij, edhe në ligjet e vendosura prej Tij. Ai nuk ka krijuar asgjë më kot dhe nuk ka bërë asnjë ligj që të mos jetë me dobi. Të gjitha veprat e Allahut janë bërë me urtësinë e Tij. E tillë ishte edhe ndihma që Allahu i Lartësuar i dhuroi Profetit (a.s.) kundër qafirëve të fisit Benu Nadir. Kur ata tradhtuan, duke e shkelur paktin me Profetin (a.s.), Allahu i nxori nga vendi i tyre, të cilin e donin dhe ishin të lidhur aq shumë: - “Është Ai që i nxori prej shtëpive të tyre ata ithtarë të Librit që nuk besuan, në kohën e dëbimit të parë.” - Ky ishte i pari dëbim, që Allahu e kishte shkruar të kryhej nga duart e Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.). Ajeti tregon se për ta do të kishte edhe dëbime të tjera më pas. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi, kur Profeti (a.s.) i dëboi ata edhe nga Hajberi, dëbim të cilin e përmbylli Umer Ibn Hatabi – Allahu qoftë i kënaqur me të! - i cili përzuri edhe pjesën e mbetur më vonë. - “Ju nuk menduat se ata do të dilnin, ...” – Ju, muslimanë, nuk mendonit se ata do të dilnin nga fortesat e tyre, ku mbroheshin dhe ndiheshin krenarë. - “...ndërsa ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të Allahut.” - Të mashtruar dhe të vetëkënaqur nga fortifikatat e tyre, ata menduan se nuk do të mposhteshin kurrë dhe askush nuk do të kishte fuqi që t’i përballonte. Por kaderi i Allahut të Lartësuar qëndron mbi të gjitha këto. Para Tij nuk mund të qëndrojë asnjë kështjellë në këmbë. Përpara Tij nuk sjell dobi fuqia dhe aftësia mbrojtëse. I Lartësuari thotë: - “Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e prisnin. Ai hodhi frikë në zemrat e tyre.” - Atyre u erdhi ndëshkimi nga një portë që nuk e mendonin. Kjo portë ishte “el rru’bu ” - frika e madhe, paniku që pushton zemrën, i cili është ushtari më i madh i Zotit, para të cilit nuk bën dobi asnjë përgatitje, asnjë fuqi dhe ashpërsi. Ata menduan se i vetmi drejtim nga i cili mund të sulmoheshin dhe të mposhteshin ishin portat e fortesave të tyre, të cilat ata i mendonin se ishin të pathyeshme. Qetësia e shpirtit të tyre ishte e lidhur ngushtë me muret e fortesave. Por dihet se kush i mbështetet çdo gjëje tjetër veç Allahut, ka për t’u befasuar dhe dëshpëruar me dështimin e tij. Edhe ata u befasuan nga kjo ndjenjë, që zbriti nga qielli dhe pushtoi tërësisht zemrat e tyre. Zemra është kalaja e durimit dhe e qëndrueshmërisë, por nëse pushtohet nga frika dhe nuk lidhet me Krijuesin e saj, ajo dobësohet dhe bie. Kështu, Allahu i Lartësuar e largoi durimin dhe kurajën e zemrave të tyre, duke ua zëvendësuar me dobësi dhe tmerr. Ky ishte armiku kryesor, që ata nuk e kishin llogaritur, prandaj u bënë vetë ata shkatërruesit e shtëpive të tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar: - “Ai i bëri që t’i prishnin shtëpitë e veta me duart e tyre, si edhe me duart e besimtarëve.” - Profeti (a.s.) u lejoi që të merrnin me vete aq pasuri sa mbanin devetë e tyre, por ata filluan që të shkulnin pragjet, dyert dhe shumë zbukurime që ju pëlqenin, për t’i marrë me vete. Kështu, me duart e tyre, ata shkatërruan shtëpitë dhe vendbanimet e veta. Me tradhtinë ndaj Profetit (a.s.), ata hodhën hapin e parë të shkatërrimit të vetes, duke vazhduar të shkatërronin edhe vendbanimet me duart e tyre. - “Prandaj mësoni nga kjo, o ju që mendoni!” - O ju që i kuptoni drejt mesazhet dhe urtësitë e Zotit! O ju që keni logjikë të shëndoshë! Në këtë ngjarje ka mësime të shumta, nëpërmjet të cilave kuptohet urtësia e Allahut dhe veprimet e Tij madhështore në ndëshkimin e armiqve të të vërtetës dhe pasuesve të epsheve. Atyre nuk u bëri dobi krenaria apo fuqia
ushtarake e mbrojtëse që kishin. Ata nuk mundën t’i shpëtonin fortifikatat e tyre prej urdhrit të Zotit. Atyre u erdhi ndëshkimi vetëm si pasojë e gjynaheve të bëra. Dihet se, gjatë leximit të Kur'anit, në konsideratë merret kuptimi gjithëpërfshirës i tekstit dhe jo shkaku specifik pse ai është sjellë. Në këtë mënyrë, këto ajete na nxisin që të nxjerrim mësime dhe të gjykojmë me drejtësi për raste të ngjashme. Ne duhet të meditojmë rreth urtësive dhe ligjeve që përmbajnë këto ajete. Duke medituar rreth tyre, mendja jonë ndriçohet e urtësohet, kurse imani ynë shtohet. Kështu, ne arrijmë të shohim qartë dhe të kuptojmë mirë çdo urtësi të sjellë nga Allahu i Lartësuar dhe të gjykojmë drejt në çdo rast të ngjashëm. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se këta jehudë nuk e morën të gjithë ndëshkimin që meritonin, sepse Ai u bëri një lehtësim: - “Sikur Allahu të mos kishte caktuar për ta shpërnguljen, do t’i ndëshkonte që në këtë jetë, ndërsa në Jetën Tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit.” - Sikur Allahu i Lartësuar të mos kishte përcaktuar dëbimin e tyre, ata do të kishin tjetër përfundim: ata do të ndëshkoheshin ashpër që në këtë dynja. Megjithatë, edhe pse nuk u goditën nga ndëshkimi që në dynja, në ahiret i pret vuajtja në zjarrin e madh të Xhehenemit, të cilën mund ta përshkruajë veç Allahu i Lartësuar. - “Këtë, për shkak se ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që i kundërvihet Allahut, le të jetë i sigurt se Allahu e ka ndëshkimin të ashpër.” - Të mos u shkojë kurrë ndër mend mjeranëve se ndëshkimi i tyre për refuzimin e Profetit, madje për tentativën e vrasjes së tij, përfundoi me dëbimin nga shtëpitë. Le ta dinë se dënimi që ka përgatitur Allahu për refuzuesit e Profetit dhe të Shpalljes së Tij, të cilët nuk janë penduar, është shumë më i madh dhe më i dhembshëm. E si mund të shpëtojnë nga dënimi në dynja dhe ahiret ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, shprehin armiqësi kundër tyre dhe luftojnë për të penguar besimin e drejtë?! Ky është ligji i pandryshueshëm i Zotit në lidhje me ata që kundërshtojnë palën e Tij. - “Çdo palmë (të armikut) që e keni prerë apo e keni lënë në këmbë, e keni bërë veçse me lejen e Allahut,...” - Gjatë kohës së rrethimit, si pjesë e strategjisë për t’i bindur që të dorëzoheshin, Profeti (a.s.) dogji disa nga hurmat dhe pemët e tyre. Nisur nga ky veprim, ata i akuzuan muslimanët për shkatërrim në tokë. Por Allahu i Lartësuar na tregon se qoftë shkatërrimi i hurmave dhe i të mbjellave, qoftë mosprekja e tyre, të gjitha kryheshin me lejen dhe urdhrin e Allahut të Lartësuar, për urtësi të shumta. Ndër këto urtësi është ajo që thotë Allahu i Lartësuar më pas: - “...për t’i poshtëruar e mposhtur të pabindurit.” – Domethënë, duke ju dhënë mundësinë që të shkatërroni hurmat dhe të mbjellat e tyre, Allahu i Lartësuar bëri që ata të ndienin dhimbjen, poshtërimin dhe përçmimin që në këtë dynja. Kjo strategji bëri që ata të kuptonin paaftësinë e plotë të tyre për të mbrojtur atë çka zotëronin, që ishte baza e fuqisë së tyre. Kjo ishte gjendja e fisit Benu Nadir dhe ndëshkimi që Allahu i Lartësuar u dha që në dynja. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Për atë që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të fituar) prej tyre, ju nuk u hipët as kuajve e as deveve (për ta fituar)...” – Për pasurinë e Benu Nadirëve, që Allahu i Madhëruar ia mundësoi Profetit të Tij, ju, o muslimanë, nuk luftuat dhe nuk u munduat për ta fituar. Ju nuk u hipët kuajve dhe as luftuat me shpatat tuaja për ta arritur atë, pasi ishte Allahu i Lartësuar Ai i Cili futi frikën në zemrat e tyre, duke e lëshuar kështu ndër këmbët e Profetit të Tij të gjithë pasurinë që ata lanë, lehtësisht dhe pa luftë. - “Është Allahu Ai që i bën të dërguarit e Vet triumfues kundër kujt të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.” - Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm dhe asgjë nuk është e pamundur për Të. Të gjithë të tjerët, që
mbahen për të fortë, janë fare të dobët dhe të përulur para Tij. “ El fej’u ”, në terminologjinë juridike, quhet çdo lloj pasurie e qafirëve e marrë me të drejtë dhe pa luftë. Nga ana gjuhësore, “ el fej’u” do të thotë “plaçkë e kthyer”. E tillë ishte edhe pasuria që braktisën jehudët nga frika e muslimanëve. Ajo u hoq nga duart e qafirëve, të cilët nuk e meritonin, dhe iu kthye muslimanëve, të cilët ishin më të denjë për të. Ky gjykim është gjithëpërfshirës dhe i vlefshëm për të gjitha kohërat. - “Çfarëdo pasurie që Allahu ia dhuroi pa luftë të Dërguarit të Tij si plaçkë nga jobesimtarët, i takon Allahut, të Dërguarit, farefisit të tij, jetimëve, të varfërve e udhëtarëve të mbetur në rrugë,...” - Ky gjykim është i njëjtë si për kohën kur ishte Profeti (a.s.), po ashtu edhe për kohërat pas tij, për ata që udhëheqin umetin. Në suren Enfal është një ajet i ngjashëm me këtë, që thotë: “Ta dini se nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta u takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të afërm të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve, nëse besoni në Allahun dhe në atë që Ne ia kemi shpallur robit Tonë Ditën e Ndasisë (mes besimit dhe mosbesimit), ditën kur u ndeshën dy ushtritë. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” [El enfal 41] Kështu, el fej’u ndahet në pesë pjesë: - 1/5 i takon Allahut dhe të Dërguarit të Tij, pasuri kjo e cila shpenzohet për dobi të përgjithshme dhe për shërbimet e muslimanëve. - 1/5 shkon për farefisin e Profetit (a.s.), të cilët janë Benu Hashimët dhe Benu Mutalibët. Kjo pasuri shpërndahet në mënyrë të barabartë mes meshkujve dhe femrave të këtyre fiseve. Benu Mutalibët duhen trajtuar ashtu si Benu Hashimët, për sa i përket meritës së përfitimit nga “ el fej’u” dhe plaçka e luftës, ndryshe nga Benu Abdu-Menafët, të cilët nuk përfshihen në një të pestën. Ky ndryshim u bë për shkak se në kohën kur Kurejshët bojkotuan tërësisht Benu Hashimët për tri vite rresht, fisi Benu Mutalib u bashkua me Benu Hashimët, ndryshe nga të tjerët. Vetë Profeti (a.s.) ka thënë në lidhje me Benu Mutalibët: “Ata nuk më braktisën mua as në kohën e injorancës paraislamike, as në Islam!” - 1/5 u shpërndahet të varfërve dhe jetimëve. Jetim konsiderohet ai që ka humbur babain dhe që nuk ka arritur moshën e pjekurisë. - 1/5 u jepet nevojtarëve, të cilët punojnë, por nuk nxjerrin aq sa u mjafton. - 1/5 u takon udhëtarëve të cilët kanë mbetur në mes të rrugës, larg vendit të tyre, pa pasuri dhe pa mundësi për t’u kthyer. Allahu i Lartësuar e përcaktoi një ndarje të tillë, me qëllim që: - “...që ajo të mos mbetet vetëm ndërmjet pasanikëve tuaj.” - Që pasuritë të mos bëhen pronë vetëm e pasanikëve. Nëse Allahu, me urtësinë dhe mëshirën e Tij, nuk do të vendoste këtë rregull, atëherë pasuritë do të vërtiteshin vetëm në duart e pasanikëve të fuqishëm, ndërsa të dobëtit
nuk do të merrnin kurrë ndonjë gjë. Një padrejtësi e tillë në shpërndarjen e pasurive do të ishte një shkatërrim, që veç Allahu e di. Zbatimi i urdhrave hyjnorë sjell mirësi dhe begati të panumërta, prandaj Allahu thotë më pas: - “Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj dhe kijeni frikë Allahun!” – Ky urdhër përfshin themelet e fesë dhe degëzimet e saj, anën e dukshme dhe anën e fshehur të dispozitave të Allahut të Lartësuar. Me fjalë të tjera, çdo gjë që ka urdhëruar e bërë ligj Profeti (a.s.) është e detyrueshme për robtë që ta pranojnë dhe zbatojnë atë me pëpikmëri. Kundërshtimi i tij është kategorikisht i ndaluar. Fjala e Profetit (a.s.) dhe ligjvënia e tij konsiderohen njëlloj si fjala dhe ligjvënia e Allahut, sepse Profeti (a.s.) nuk ka folur dhe vendosur kurrë nga vetja e tij. Gjithçka që ai ka folur dhe vendosur ka ardhur si Shpallje nga Allahu i Madhëruar. Askujt nuk i lejohet dhe nuk i justifikohet shpërfillja ose braktisja e udhëzimeve të Profetit (a.s.). Nuk lejohet, gjithashtu, t’i jepet përparësi fjalës së asnjë njeriu, kushdo qoftë ai, ndaj fjalës së Profetit (a.s.). Pastaj Allahu i Lartësuar urdhëron për takua ndaj Tij, nëpërmjet të cilës rregullohen dhe persosen zemrat e njerëzve, arrihet lumturia në dynja dhe ahiret. Kush ka arritur devotshmërinë ndaj Zotit, ka bërë të vetën lumturinë e përjetshme dhe fitoren më të madhe. Ndërsa ai që cenon ose shpërfill devotshmërinë ndaj Allahut, është duke ecur drejt dëshpërimit të përjetshëm dhe ndëshkimit të pafundëm. I Lartësuari thotë: - “Me të vërtetë, Allahu është Ndëshkues i ashpër.” - Allahu është ndëshkues i ashpër për ata që nuk kujdesen për takua-n, por rendin pas dëshirave të shfrenuara.