6. Enam · ajete 1–6

سورة الأنعام
1

ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَجَعَلَ ٱلظُّلُمَٰتِ وَٱلنُّورَۖ ثُمَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِرَبِّهِمۡ يَعۡدِلُونَ

el-Hemdu lillahil-ledhi haleka es-semawati wel-’erde we xhe’ale edh-dhulumati we en-nure thummel-ledhine keferu birebbihim ja’dilune

Falënderim i qoftë vetëm All-llahut që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi errësirat e dritën, e megjithëkëtë (që Ai meriton lavdërim) ata që mohuan, i barazojnë (idhuj) me Zotin e tyre.

2

هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَكُم مِّن طِينٖ ثُمَّ قَضَىٰٓ أَجَلٗاۖ وَأَجَلٞ مُّسَمًّى عِندَهُۥۖ ثُمَّ أَنتُمۡ تَمۡتَرُونَ

Huwel-ledhi halekakum min tinin thumme kada ‘exhelæn we ‘exhelun musemmen ‘indehu thumme ‘entum temterune

Ai është që ju krijoi nga balta, e mandej ju caktoi një afat (për vdekje) dhe një afat është i caktuar pranë dijes së Tij, dhe pas (gjithë kësaj të vërtete) ju dyshoni.

3

وَهُوَ ٱللَّهُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَفِي ٱلۡأَرۡضِ يَعۡلَمُ سِرَّكُمۡ وَجَهۡرَكُمۡ وَيَعۡلَمُ مَا تَكۡسِبُونَ

We huwel-lahu fi es-semawati we fil-’erdi ja’lemu sirrekum we xhehrekum we ja’lemu ma teksibune

Ai është All-llahu (që adhurohet e madhërohet prej çka ka) në tokë; Ai i di fshehtësitë dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atë që bëni.

4

وَمَا تَأۡتِيهِم مِّنۡ ءَايَةٖ مِّنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِمۡ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهَا مُعۡرِضِينَ

We ma te’tihim min ‘ajetin min ‘ajati rabbihim ‘illa kanu ‘anha mu’ridine

Nuk ka argument që u vjen atyre nga argumentet e Zotit të tyre, e që ata nuk i shmangen.

5

فَقَدۡ كَذَّبُواْ بِٱلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ فَسَوۡفَ يَأۡتِيهِمۡ أَنۢبَٰٓؤُاْ مَا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

Fekad kedhdhebu bil-hekki lemma xha’ehum fesewfe je’tihim ‘enba’u ma kanu bihi jestehzi’un

Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur u erdhi, e më vonë do ta kuptojnë lajmin e asaj me të cilën talleshin.

6

أَلَمۡ يَرَوۡاْ كَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَبۡلِهِم مِّن قَرۡنٖ مَّكَّنَّٰهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَا لَمۡ نُمَكِّن لَّكُمۡ وَأَرۡسَلۡنَا ٱلسَّمَآءَ عَلَيۡهِم مِّدۡرَارٗا وَجَعَلۡنَا ٱلۡأَنۡهَٰرَ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمۡ فَأَهۡلَكۡنَٰهُم بِذُنُوبِهِمۡ وَأَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قَرۡنًا ءَاخَرِينَ

‘Elem jerew kem ‘ehlekna min kablihim min karnin mekkennahum fil-’erdi ma lem numekkin lekum we ‘erselna es-sema’e ‘alejhim midraræn we xhe’alnal-’enhare texhri min tehtihim fe’ehleknahum bidhunubihim we ‘enshe’na min ba’dihim karnæn ‘aharine

A e vërejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam e që Ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) të tjerë.