6. Enam · ajete 10–13

سورة الأنعام
10

وَلَقَدِ ٱسۡتُهۡزِئَ بِرُسُلٖ مِّن قَبۡلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُواْ مِنۡهُم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

We lekadi estuhzi’e birusulin min kablike fehaka biel-ledhine sehiru minhum ma kanu bihi jestehzi’un

Edhe të dërguarit e tjerë para teje janë përqeshur, e ata që u tallën pësuan (dënim) për shkak se talleshin.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në vend që adhurimi, madhërimi dhe lavdërimi t’i bëhet vetëm Allahut, që krijoi tërë ekzistencën me të gjitha qeniet dhe komandon me të gjitha ngjarjet e ndodhitë; Atij
11

قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ ثُمَّ ٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُكَذِّبِينَ

Kul siru fil-’erdi thumme endhuru kejfe kane ‘akibetul-mukedhdhibine

Thuaj: "Ecni nëpër tokë e mandej shikoni se si qe përfundimi i gënjeshtarëve".

12

قُل لِّمَن مَّا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ قُل لِّلَّهِۚ كَتَبَ عَلَىٰ نَفۡسِهِ ٱلرَّحۡمَةَۚ لَيَجۡمَعَنَّكُمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا رَيۡبَ فِيهِۚ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

Kul limen ma fi es-semawati wel-’erdi kul lillahi ketebe ‘ala nefsihi er-rehmete lejexhme’annekum ‘ila jewmil-kijameti la rejbe fihil-ledhine hasiru ‘enfusehum fehum la ju’uminune

Thuaj: "E kujt është e tërë kjo në qiej e tokë?" Thuaj: "Vetëm e All-llahut". Ai ia përcaktoi mëshirën Vetes. Ai do t'ju tubojë në ditën e gjykimit, për të cilën gjë nuk ka dyshim. Ata që i shkaktuan humbje vetvetes, ata nuk besojnë.

13

۞ وَلَهُۥ مَا سَكَنَ فِي ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

We lehu ma sekene fil-lejli we en-nehari we huwe es-semi’ul-’alimu

Vetëm e Tij është gjithçka që pushon e lëviz natën e ditën. Ai gjithçka dëgjon dhe gjithçka di.