6. Enam · ajete 101–104

سورة الأنعام
101

بَدِيعُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ أَنَّىٰ يَكُونُ لَهُۥ وَلَدٞ وَلَمۡ تَكُن لَّهُۥ صَٰحِبَةٞۖ وَخَلَقَ كُلَّ شَيۡءٖۖ وَهُوَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ

Bedi’u es-semawati wel-’erdi ‘enna jekunu lehu weledun we lem tekun lehu sahibetun we haleka kulle shej’in we huwe bikulli shej’in ‘alimun

Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? Çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.

102

ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖ فَٱعۡبُدُوهُۚ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٞ

Dhelikumu Ellahu rebbukum la ‘ilahe ‘illa huwe haliku kulli shej’in fa’buduhu we huwe ‘ala kulli shej’in we kilun

Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhurojeni Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi.

103

لَّا تُدۡرِكُهُ ٱلۡأَبۡصَٰرُ وَهُوَ يُدۡرِكُ ٱلۡأَبۡصَٰرَۖ وَهُوَ ٱللَّطِيفُ ٱلۡخَبِيرُ

La tudrikuhul-’ebsaru we huwe judrikul-’ebsare we huwel-letiful-habir

Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete u fol mbi fuqinë e pakufishme të Zotit Krijues, i cili nga sendi i thatë, i vdekur e i keq, nxjerr të njomin, të gjallin, të mirin, dhe anasjelltas. Ai është që pas pushimit dhe errësirës së rëndë të natës, na gëzon me agimin e mëngjesit. Ai është që me krijimin e yjeve të llojllojshme, na mundësoi të llogarisim kohën tonë dhe të orientohemi. Për këtë duhet menduar. Ai është që na mundësoi jetë mbi tokë dhe jetë nën tokë deri në Ditën e Gjykimit. Vetëm fuqia dhe mjeshtëria e Tij bën që prej të njëjtit shi të mbijnë bimë të ndryshme me shije e forma të llojllojshme. Me gjithë këto fakte bindëse disa njerëz besuan edhe zota të tjerë të trilluar. Madje disa të tjerë thanë, se Zoti, larg qoftë asaj fjale, ka fëmijë; djem si Uzejri e Isa, e vajza, engjëjt. Ai që shpik e krijon, Ai nuk është i llojit të krijesave, Ai nuk ka nevojë për asnjë send. Në domethënien e ajetit të fundit dijetarët islamë janë të ndarë në mendime. Çka është e sigurt: Zotin do ta shohim në botën tjetër, kurse në këtë botë nuk ka mundësi të shihet.
104

قَدۡ جَآءَكُم بَصَآئِرُ مِن رَّبِّكُمۡۖ فَمَنۡ أَبۡصَرَ فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ عَمِيَ فَعَلَيۡهَاۚ وَمَآ أَنَا۠ عَلَيۡكُم بِحَفِيظٖ

Kad xha’ekum besa’iru min rabbikum femen ‘ebsere felinefsihi we men ‘amije fe’alejha we ma ‘ena ‘alejkum bihefidhin

Juve ju erdhën argumente të qarta nga Zoti i juaj e kush i sheh (kupton) ai e ka për vete, e kush verbërohet, ai e ka për të zezën e vet. E unë (Pejgamberi) nuk jamë roje e juaj.