6. Enam · ajete 11–15

سورة الأنعام
11

قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ ثُمَّ ٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُكَذِّبِينَ

Kul siru fil-’erdi thumme endhuru kejfe kane ‘akibetul-mukedhdhibine

Thuaj: "Ecni nëpër tokë e mandej shikoni se si qe përfundimi i gënjeshtarëve".

12

قُل لِّمَن مَّا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ قُل لِّلَّهِۚ كَتَبَ عَلَىٰ نَفۡسِهِ ٱلرَّحۡمَةَۚ لَيَجۡمَعَنَّكُمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا رَيۡبَ فِيهِۚ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

Kul limen ma fi es-semawati wel-’erdi kul lillahi ketebe ‘ala nefsihi er-rehmete lejexhme’annekum ‘ila jewmil-kijameti la rejbe fihil-ledhine hasiru ‘enfusehum fehum la ju’uminune

Thuaj: "E kujt është e tërë kjo në qiej e tokë?" Thuaj: "Vetëm e All-llahut". Ai ia përcaktoi mëshirën Vetes. Ai do t'ju tubojë në ditën e gjykimit, për të cilën gjë nuk ka dyshim. Ata që i shkaktuan humbje vetvetes, ata nuk besojnë.

13

۞ وَلَهُۥ مَا سَكَنَ فِي ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

We lehu ma sekene fil-lejli we en-nehari we huwe es-semi’ul-’alimu

Vetëm e Tij është gjithçka që pushon e lëviz natën e ditën. Ai gjithçka dëgjon dhe gjithçka di.

14

قُلۡ أَغَيۡرَ ٱللَّهِ أَتَّخِذُ وَلِيّٗا فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَهُوَ يُطۡعِمُ وَلَا يُطۡعَمُۗ قُلۡ إِنِّيٓ أُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ أَوَّلَ مَنۡ أَسۡلَمَۖ وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

Kul ‘egajrel-lahi ‘ettehidhu welijæn fatiri es-semawati wel-’erdi we huwe jut’imu we la jut’amu kul ‘inni ‘umirtu ‘en ‘ekune ‘ewwele men ‘esleme we la tekunenne minel-mushrikine

Thuaj: "A pos All-llahut, krijues i qiejve dhe i tokës, që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet, të pranoj Zot tjetër?" Thuaj: "Unë jam i urdhëruar të jem i pari që bindem dhe (urdhërohem): të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët".

15

قُلۡ إِنِّيٓ أَخَافُ إِنۡ عَصَيۡتُ رَبِّي عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ

Kul ‘inni ‘ehafu ‘in ‘asejtu rabbi ‘adhabe jewmin ‘adhimin

Thuaj: "Vërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk i përulem Zotit tim".