وَلَا تَأۡكُلُواْ مِمَّا لَمۡ يُذۡكَرِ ٱسۡمُ ٱللَّهِ عَلَيۡهِ وَإِنَّهُۥ لَفِسۡقٞۗ وَإِنَّ ٱلشَّيَٰطِينَ لَيُوحُونَ إِلَىٰٓ أَوۡلِيَآئِهِمۡ لِيُجَٰدِلُوكُمۡۖ وَإِنۡ أَطَعۡتُمُوهُمۡ إِنَّكُمۡ لَمُشۡرِكُونَ
Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat. Djallëzit i nxisin miqtë e vet që t'ju polemizojnë juve, e nëse i dëgjoni ata, atëherë jeni si ata (idhujtarë).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Muhamedit a.s. i jepet shenjë, që të jetë i durueshëm. Armiq nga radhët e njerëzve e të xhinëve patën edhe pejgamberët e tjerë, dhe se ata përpiqeshin në mënyra të ndryshme të largojnë prej rrugës së drejtë. Veset e atyre armiqve gjenin përkrahje tek ata, që ishin të luhatshëm në besim ndaj botës tjetër. Ata nuk bënin gjë tjetër vetëm se e ngarkonin veten me mëkate, e Pejgamberit nuk mund t’i sillnin kurrfarë dëmi. Sipas këtyre ajeteve po kuptohet, se nga xhinët ka besimtarë dhe jobesimtarë sikurse edhe nga njerëzit. Mushrikët kurejshitë i thanë Muhamedit a.s. të caktojë një gjykatës nga prijësit fetarë