6. Enam · ajete 129–131

سورة الأنعام
129

وَكَذَٰلِكَ نُوَلِّي بَعۡضَ ٱلظَّٰلِمِينَ بَعۡضَۢا بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

We kedhelike nuwelli ba’de edh-dhalimine ba’dæn bima kanu jeksibune

Po ashtu (sikur u dhamë xhinve dhe njerëzve përjetim), Ne i bëjmë sundues disa mizorë mbi mizorët e tjerë për shkak të asaj që fituan (vepruan).

130

يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ أَلَمۡ يَأۡتِكُمۡ رُسُلٞ مِّنكُمۡ يَقُصُّونَ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتِي وَيُنذِرُونَكُمۡ لِقَآءَ يَوۡمِكُمۡ هَٰذَاۚ قَالُواْ شَهِدۡنَا عَلَىٰٓ أَنفُسِنَاۖ وَغَرَّتۡهُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا وَشَهِدُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ أَنَّهُمۡ كَانُواْ كَٰفِرِينَ

Ja ma’sherel-xhinni wel-’insi ‘elem je’tikum rusulun minkum jekussune ‘alejkum ‘aja ti we jundhirunekum lika’e jewmikum hadha kalu shehidna ‘ala ‘enfusina we garret/humul-heja etu ed-dunja we shehidu ‘ala ‘enfusihim ‘ennehum kanu kafirine

O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t'ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t'ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: "Dëshmojmë kundër vetvetes". I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën).

131

ذَٰلِكَ أَن لَّمۡ يَكُن رَّبُّكَ مُهۡلِكَ ٱلۡقُرَىٰ بِظُلۡمٖ وَأَهۡلُهَا غَٰفِلُونَ

Dhalike ‘en lem jekun rebbuke muhlikel-kura bidhulmin we ‘ehluha gafilune

Këtë (dërgimin e të dërguarve) ngase Zoti yt nuk është që për shkak të mëkatit të shkatërrojë një vend, e banorët e tij të jenë të painformuar.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
I vdekuri i përmendur në këtë ajet është ai, që ishte i humbur në besim; e i gjallë me dritë në dorë, që shkon nga të dojë është ai që besoi. Kurani e konsideron të verbër në shpirt atë që ka mbetur në errësirën e paditurisë, në errësirën e mohimit. E atë që pranoi mësimet e Kuranit, e konsideron të shpëtuar prej verbërisë shpirtërore, të ngjallur prej asaj errësire të vdekjes dhe të ndriçuar në dritën e besimit. Paria e çdo vendi është gjithnjë më afër përbuzjes së të mirave të Zotit, sepse i mashtron pozita dhe pasuria. Ashtu i bënë dredhi Muhamedit a.s. edhe paria mekase, si Ebu Xhehli etj., për nimetin që ia dha Zoti. Nga inati nuk deshën ta pranojnë si pejgamber, mirëpo Allahu e di më së miri, se ku dhe cilit i duhet dhënë grada pejgamber. Zoti i shpëton mirënjohësit, duke i dhuruar besimin e drejtë, e i dënon përbuzësit, duke i lënë në mosbesim. Allahu i tubon në Ditën e Kijametit njerëzit dhe xhinët shejtanët. Xhinët shtangen dhe nuk mund të flasin, e njerëzit gabimtarë përpiqen të kërkojnë falje, por është vonë. Zullumqarin që nuk ndalet prej punëve të këqija, Zoti e dënon në këtë dynja, duke i dhënë pushtet mbi të një zullumqari tjetër. Drejtësia e Zotit është aq e lartë, saqë asnjë popull a njeri nuk e dënon pa ia komunikuar rrugën e drejtë dhe pa i tërhequr vërejtjen për të shtrembrën, ashtu që në Ditën e Kijametit të mos kenë arsye të justifikohen. Prej xhinve nuk pat të dërguar. që ishte për idhujt, nuk shkon tek Allahu, e ajo që është për Allahun, shkon tek idhujt e tyre. Sa gjykim i shëmtuar është ai që gjykojnë (pjesën e idhujve e plotësonin nga ajo e Allahut, në rast nevoje, e të Allahut jo).