ذَٰلِكَ أَن لَّمۡ يَكُن رَّبُّكَ مُهۡلِكَ ٱلۡقُرَىٰ بِظُلۡمٖ وَأَهۡلُهَا غَٰفِلُونَ
Këtë (dërgimin e të dërguarve) ngase Zoti yt nuk është që për shkak të mëkatit të shkatërrojë një vend, e banorët e tij të jenë të painformuar.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
I vdekuri i përmendur në këtë ajet është ai, që ishte i humbur në besim; e i gjallë me dritë në dorë, që shkon nga të dojë është ai që besoi. Kurani e konsideron të verbër në shpirt atë që ka mbetur në errësirën e paditurisë, në errësirën e mohimit. E atë që pranoi mësimet e Kuranit, e konsideron të shpëtuar prej verbërisë shpirtërore, të ngjallur prej asaj errësire të vdekjes dhe të ndriçuar në dritën e besimit. Paria e çdo vendi është gjithnjë më afër përbuzjes së të mirave të Zotit, sepse i mashtron pozita dhe pasuria. Ashtu i bënë dredhi Muhamedit a.s. edhe paria mekase, si Ebu Xhehli etj., për nimetin që ia dha Zoti. Nga inati nuk deshën ta pranojnë si pejgamber, mirëpo Allahu e di më së miri, se ku dhe cilit i duhet dhënë grada pejgamber. Zoti i shpëton mirënjohësit, duke i dhuruar besimin e drejtë, e i dënon përbuzësit, duke i lënë në mosbesim. Allahu i tubon në Ditën e Kijametit njerëzit dhe xhinët shejtanët. Xhinët shtangen dhe nuk mund të flasin, e njerëzit gabimtarë përpiqen të kërkojnë falje, por është vonë. Zullumqarin që nuk ndalet prej punëve të këqija, Zoti e dënon në këtë dynja, duke i dhënë pushtet mbi të një zullumqari tjetër. Drejtësia e Zotit është aq e lartë, saqë asnjë popull a njeri nuk e dënon pa ia komunikuar rrugën e drejtë dhe pa i tërhequr vërejtjen për të shtrembrën, ashtu që në Ditën e Kijametit të mos kenë arsye të justifikohen. Prej xhinve nuk pat të dërguar. që ishte për idhujt, nuk shkon tek Allahu, e ajo që është për Allahun, shkon tek idhujt e tyre. Sa gjykim i shëmtuar është ai që gjykojnë (pjesën e idhujve e plotësonin nga ajo e Allahut, në rast nevoje, e të Allahut jo).