6. Enam · ajete 135–136

سورة الأنعام
135

قُلۡ يَٰقَوۡمِ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنِّي عَامِلٞۖ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ مَن تَكُونُ لَهُۥ عَٰقِبَةُ ٱلدَّارِۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Kul ja kawmi a’melu ‘ala mekanetikum ‘inni ‘amilun fesewfe ta’lemune men tekunu lehu ‘akibetu ed-dari ‘innehu la juflihu edh-dhalimune

Thuaj: "O populli im (kurejshit)! veproni në atë që jeni, e unë do të vazhdoj të veproj në atë që jam, e më vonë do ta dini se kujt do t'i takojë e ardhmja e lavdishme. Është e ditur se zullumqarët nuk gjejnë shpëtim".

136

وَجَعَلُواْ لِلَّهِ مِمَّا ذَرَأَ مِنَ ٱلۡحَرۡثِ وَٱلۡأَنۡعَٰمِ نَصِيبٗا فَقَالُواْ هَٰذَا لِلَّهِ بِزَعۡمِهِمۡ وَهَٰذَا لِشُرَكَآئِنَاۖ فَمَا كَانَ لِشُرَكَآئِهِمۡ فَلَا يَصِلُ إِلَى ٱللَّهِۖ وَمَا كَانَ لِلَّهِ فَهُوَ يَصِلُ إِلَىٰ شُرَكَآئِهِمۡۗ سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ

We xhe’alu lillahi mimma dhere’e minel-herthi wel-’en’am nesibæn fekalu hadha lillahi biza’mihim we hedha lishureka’ina fema kane lishureka’ihim fela jesilu ‘ila Ellahi we ma kane lillahi fehuwe jesilu ‘ila shureka’ihim sa’e ma jehkumune

Dhe nga ajo që krijoi Ai prej të lashtave dhe prej kafshëve shtëpiake, ata (idhujtarët) ndanë një pjesë për All-llahun dhe thanë: "Kjo është për All-llahun, si mendonin ata, e kjo është e idhujve tanë". Ajo që ishte për idhujt, nuk shkon te All-llahu, e ajo që është për All-llahun, shkon te idhujt e tyre. Sa gjykim i shëmtuar është ai që gjykojnë (pjesën e idhujve e plotësonin nga ajo e All-llahut, në rast nevoje, e të All-llahut jo).