6. Enam · ajete 157–159

سورة الأنعام
157

أَوۡ تَقُولُواْ لَوۡ أَنَّآ أُنزِلَ عَلَيۡنَا ٱلۡكِتَٰبُ لَكُنَّآ أَهۡدَىٰ مِنۡهُمۡۚ فَقَدۡ جَآءَكُم بَيِّنَةٞ مِّن رَّبِّكُمۡ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٞۚ فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَصَدَفَ عَنۡهَاۗ سَنَجۡزِي ٱلَّذِينَ يَصۡدِفُونَ عَنۡ ءَايَٰتِنَا سُوٓءَ ٱلۡعَذَابِ بِمَا كَانُواْ يَصۡدِفُونَ

‘Ew tekulu lew ‘enna ‘unzile ‘alejnal-kitabu lekunna ‘ehda minhum fekad xha’ekum bejjinetun min rabbikum we huden we rehmetun femen ‘edhlemu mimmen kedhdhebe bi’ajati Ellahi we sedefe ‘anha senexhzil-ledhine jesdifune ‘an ‘ajatina su’el-’adhabi bima kanu jesdifune

"Dhe që të (mos) thoni: "Sikur të na kishte zbritur neve libri, (sikurse u zbriti atyre dy grupeve) ne do të ishim edhe më të udhëzuar se ata. Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kur'ani), ju erdhi udhëzimi, mëshira. E kush është më zullumqar se ai që argumentet e Zotit i bën të rreme dhe ua kthen shpinën atyre? Ne do t'i ndëshkojmë me ndëshkim më të rëndë ata që ua kthyen shpinën argumenteve Tona, për shkak të prapësimit që bënë.

158

هَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّآ أَن تَأۡتِيَهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ أَوۡ يَأۡتِيَ رَبُّكَ أَوۡ يَأۡتِيَ بَعۡضُ ءَايَٰتِ رَبِّكَۗ يَوۡمَ يَأۡتِي بَعۡضُ ءَايَٰتِ رَبِّكَ لَا يَنفَعُ نَفۡسًا إِيمَٰنُهَا لَمۡ تَكُنۡ ءَامَنَتۡ مِن قَبۡلُ أَوۡ كَسَبَتۡ فِيٓ إِيمَٰنِهَا خَيۡرٗاۗ قُلِ ٱنتَظِرُوٓاْ إِنَّا مُنتَظِرُونَ

Hel jendhurune ‘illa ‘en te’tijehumul-mela’iketu ‘ew je’tije rebbuke ‘ew je’tije ba’du ‘ajati rabbike jewme je’ti ba’du ‘ajati rabbike la jenfa’u nefsæn ‘imanuha lem tekun ‘amenet min kablu ‘ew kesebet fi ‘imaniha hajræn kul entedhiru ‘inna muntedhirune

A mos janë duke pritur tjetër ata (pas këtyre fakteve) vetëm t'ju vijnë engjëjt (t'ua marrin shpirtin), të vijë Zoti yt (urdhri për shkatërrim) ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd, (në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire. Thuaj: "Pritni, edhe ne jemi duke pritur!"

159

إِنَّ ٱلَّذِينَ فَرَّقُواْ دِينَهُمۡ وَكَانُواْ شِيَعٗا لَّسۡتَ مِنۡهُمۡ فِي شَيۡءٍۚ إِنَّمَآ أَمۡرُهُمۡ إِلَى ٱللَّهِ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ

‘Innel-ledhine ferreku dinehum we kanu shija’æn leste minhum fi shej’in ‘innema ‘emruhum ‘ila Ellahi thumme junebbi’uhum bima kanu jef’alune

Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. Çështja e tyre është vetëm te All-llahu, Ai do t'i njohë me atë që punuan.