6. Enam · Ajeti 161 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 6:159–6:165
Feja e copëtuar është feja e Ibrahimit, ngase si jehuditë ashtu edhe të krishterët diçka përvetësuan prej saj e diçka tjetër refuzuan.
Çdo përçarje në fe, çdo grup i formuar sipas ndonjë dijetari a sipas një të pari, është i përbuzur.
Dhjetëfishi i shpërblimit për një vepër të mirë është shkalla më e ulët e shpërblimit, pse më e larta është shtatëqind e sipër.
Shpërblimi i shumëfishtë është bujaria e Zotit, e ndëshkimi sipas veprës është drejtësia e Tij.
Kush nuk i përmbahet fesë islame, ai është edhe jashtë fesë së Ibrahimit.
Muhammedi a.s. është i pari që në mënyrën më të përsosur e praktikoi fenë islame. Në fenë islame nuk guxon të ketë formalitet, çdo lloj vepre duhet kryer për hirë të Zotit.
Asnjë person nuk përgjigjet për veprën e tjetrit, e as nuk e bartë mëkatin e tjetrit. Ky është parim i përgjithshëm islam edhe pse mund të ketë thjeshtësime Shpeshherë në Kur'an Zoti xh.sh. i bashkon cilësitë e veta mëshiruese dhe ndëshkuese, ashtu që ndonjëherë i thërret robtë e vet në shpresë e xhennet, e ndonjëherë tjetër në frikë, kërcënim e zjarr, kuptohet për të mjekuar secilin sipas sëmundjes.
Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi i kaptinës En'amë. Falenderim i qoftë Atij!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 6:161–6:163
- Thuaj: “Vërtet Zoti im më udhëzoi në një rrugë që është e drejtë - në fenë e vërtetë. - Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të njoftojë njerëzit për mirësinë e madhe që Ai i dhuroi duke e vënë në rrugën e drejtë, në të cilën nuk ka devijime e shtrembërime. Allahu e quajti atë “dinen kijemen ” - fe e vërtetë, që është e qëndrueshme, e pandryshueshme. Pastaj thotë: - Ajo është rruga e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota dhe nuk ishte idhujtar. - Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Prej fesë së Ibrahimit largohet veç ai që e nënçmon vetveten. Ne, e dalluam atë në
këtë botë dhe në botën tjetër, ai do të jetë ndër të mirët. Kur Zoti i tij i tha: “Përulu!”, ai (Ibrahimi) tha: “Iu përula Zotit të gjithësisë.”. Kjo ishte porosia që Ibrahimi ua la bijve të tij. Kështu bëri edhe Jakubi: “O bijtë e mi, Allahu jua ka zgjedhur fenë, prandaj mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë të nënshtruar ndaj Tij!” ”. [Bekare 130 - 132]. Ose: “ Luftoni me një luftë të denjë për hir të Allahut! Ai ju zgjodhi ju dhe nuk ju obligoi me ndonjë vështirësi në fé, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju quajti myslimanë edhe më parë (në Shkrimet e Shenjta), edhe në këtë (Kur’an), që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit. Pra faleni rregullisht namazin, jepeni zekatin dhe mbështetjuni Allahut se Ai është Mbrojtësi juaj - më i Madhi Mrojtës dhe më i Miri Ndihmëtar. ” [Haxh 78], ose: “Vërtet, Ibrahimi ishte shembull i së mirës, adhurues i Allahut, besimtar i drejtë (monoteist) dhe nuk ka qenë kurrë nga idhujtarët. Ai ishte mirënjohës për të mirat e Tij (e Allahut) . Allahu e dalloi atë (si profet) dhe e udhëzoi në Rrugën e Drejtë. Ne e bekuam atë me shumë të mira në këtë botë dhe në Botën Tjetër ai është me më të mirët. Prandaj, Ne të shpallëm ty “Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit! Ai nuk ka qenë kurrë prej idhujtarëve.” [Nahl 120 - 123]. Fakti që Profeti u urdhërua që të ndiqte fenë dhe besimin e drejtë të Ibrahimit nuk do të thotë se Ibrahimi ishte më i plotë e më i kompletuar në zbatimin e kësaj feje të drejtë sesa Muhamedi. Nuk ka dyshim se Muhamedi ﷺ e përkreu adhurimin për Zotin e Tij dhe u përkushtua në zbatimin e fesë së drejtë. Gjithashtu, Muhamedit iu dha feja e drejtë në formën më të përkryer se çdoku jt tjetër para tij. Ai ishte vula e të gjithë të dërguarve të Zotit, zotëria i të gjithë bijve të Ademit. Ai do të jetë në gradën më të lartë në ahiret, në atë që quhet “ Mekamul Mahmud”, grada e lavdërimit dhe e lavdisë, të cilën do ta dëshironin të gjitha krijesat, mes të cilëve edhe Ibrahimi (a.s.). Ibn Merdeuejhi përcjell nga Ibn Ebziju, e ky nga i ati, i cili ka thënë: “Profeti i Allahut, kur agonte dita, thoshte: 1171. “Aŝbaĥnâ alâ fiŧratil islâm 35, ue kelimetil iħlâŝ, ue dîni nebij-jinâ Muĥam-medin ŝal-lall-llâhu alejhi ue sel -lem, ue mil -leti ebînâ Ibrâhîme ĥanîfen muslimen, ue mâ kâne minel mushrikîn / Aguam në besimin islam, me fjalën e sinqeritetit (shehadeti), në fenë e Profetit tonë Muhamed ﷺ dhe në besimin e atit tonë Ibrahimit, i cili ishte hanifen (besimdrejtë) dhe nuk ishte prej idhujtarëve.” 36 - Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë të gjitha për Allahun, Zotin e botëve. - Allahu i Lavdëruar e urdhëron Profetin e Tij që t’u drejtohet idhujtarëve dhe t’i njoftojë ata se ai e kundërshton besimin dhe fenë e tyre të kotë, sipas së cilës ata adhuronin idhujt dhe thernin bagëtitë duke përmendur emrin e dikujt tjetër veç Allahut. Namazi i Profetit ishte vetëm për Allahun, edhe kurbanet bëhen veçse duke përmendur emrin e Allahut, që është një i vetëm dhe i pashoq. - Ai është i Pashoq. Për këto jam urdhëruar dhe unë jam i pari i atyre që i nënshtrohen Atij!” - Katadja shpjegon: “Unë jam i pari musliman i dorëzuar ndaj Zotit nga ky umet.” Ky është një kuptim i saktë, sepse të gjithë profetët e Zotit që u dërguan përpara tij ftonin në Islam, në dorëzimin e plotë vetëm ndaj Allahut. Në themel të fesë së tyre ka qenë adhurimi i Allahut, si një i vetëm dhe i pashoq, sikurse ka thënë i Lartësuari: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!”” [Enbija 25], Allahu i lartësuar na njofton se Nuhu (a.s.) i tha popullit të vet: “Por, nëse ju ktheni shpinën, (dijeni se) unë nuk kërkoj asnjë shpërblim prej jush. Shpërblimi im është vetëm prej Allahut. Unë jam urdhëruar të jem musliman.”” [Junus 72] . I madhëruari thotë: “Prej fesë së Ibrahimit largohet veç ai që e nënçmon vetveten. Ne, e dalluam atë në këtë botë dhe në botën tjetër, ai do të jetë
ndër të mirët. Kur Zoti i tij i tha: “Përulu!”, ai (Ibrahimi) tha: “Iu përula Zotit të gjithësisë.”. Kjo ishte porosia që Ibrahimi ua la bijve të tij. Kështu bëri edhe Jakubi: “O bijtë e mi, Allahu jua ka zgjedhur fenë, prandaj mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë të nënshtruar ndaj Tij!” ” [Bekare 130 - 132]. Jusufi (a.s.) u lut dhe tha: “O Zoti im! Ti më dhurove mua pushtet të madh dhe më mësove shpjegimin e ëndrrave. O Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti je Mbrojtësi im në dynja e në ahiret. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët!”” [Jusuf 101]. Musai i tha popullit të vet: “Musai tha: “O populli im! Nëse vërtet besoni në Allahun, vetëm tek Ai mbështetuni, nëse jeni muslimanë!” Ata u përgjigjën: “Allahut i mbështetemi. O Zoti ynë! Mos na sprovo me popullin keqbërës dhe, me mëshirën Tënde, na shpëto nga ata që të mohojnë Ty!”” Junus 84 - 86]. Allahu i madhëruar thotë gjithashtu : “...” [Maide 44] dhe thotë: “ Kujto se si, kur i frymëzova dishepujt të besonin tek Unë dhe tek i Dërguari Im, ata thanë: “Ne besuam, prandaj dëshmo se ne jemi muslimanë!”. ” [Maide 111]. Kështu, Allahu i Lartësuar na njofton se të gjithë profetët e Tij i dërgoi me besimin islam, edhe pse secilit i dha sheriat të posaçëm. Sa herë vinte Profet i ri, sheriati i tij anulonte sheriatin paraardhës (pjesërisht ose tërësisht). Ndërsa me dërgimin e Muhamedit ﷺ , Sheriati që ai solli ishte anuluesi i gjithë ligjeve të shkuara dhe kurrë nuk do të anulohet deri në Ditën e Gjykimit. Besimi dhe Sheriati që solli Muhamedi ka për të qenë i ndihmuar nga Allahu; mësimet e tij do të shpërndahen nëpër botë e do të vazhdojnë të ndriçojnë deri kur të vijë Ora e Kijametit. Profeti ﷺ ka thënë: “Profetët janë vëllezër nga nëna të ndryshme. Nënat e tyre janë të ndryshme, por feja e tyre është një.” Kështu, feja e besimi i tyre është i njëjtë e synon adhurimin e Allahut si një dhe i vetëm, edhe pse sheriatet e tyre janë të ndryshme. Imam Ahmedi sjell një hadith nga Aliu, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij! -, i cili ka thënë: “Profeti i Allahut, pasi bënte tekbirin, hapte namzin duke thënë: Uexhxhehtu uexhhî lil -ledhî fetaras-semâuâti uel erda hanîfen ue mâ ene minel mushrikîne. In-ne ŝalâtî ue nusukî ue mahjâje ue memâtî lil-lâhi Rab-bil âlemin, lâ sherîke leh, ue bi dhâlike umirtu ue ene minel muslimîne. All - llâhum-me entel Meliku lâ ilâhe il -lâ Ente. Ente Rab -bî ue ene abduk. Đhalemtu nefsî uea’teraftu bi dhenbî fagfir lî dhunûbî xhemîahâ in-nehû lâ jagfirudh -dhnûbe il-lâ ente! Ihdini li aĥsenil aħlak, lâ jedi li aĥsenihâ il-lâ ente, ueŝrif an -ni sej-jiehâ lâ jeŝrif an-ni sej-jiehâ il-lâ ente! Leb-bejke ue sea’dejke uel ħajru kul-luhû bi jedejke ueshsher-ru lejse ilejke. Ene bike ue ilejke, tebârakte ue teâlejte. Estagfiruke ue etûbu ilejke” / “Kam kthyer fytyrën drejt Krijuesit të qiejve dhe të tokës, (hanifen) i dëlirë nga idhujtaria, e unë nuk jam prej idhujtarëve! Vërtet, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e Botëve, i Cili nuk ka shok. Me këtë jam urdhëruar dhe unë jam prej muslimanëve. O Allah, Ti je Sunduesi! Askush nuk meriton të adhurohet përveç Teje! Ti je Zoti im dhe unë jam robi Yt! Unë i kam bërë dëm vetes dhe i kam pranuar gjynahet e mia. Prandaj, m’i fal të gjitha gjynahet e mia, sepse askush tjetër nuk i fal gjynahet veç Teje! Më udhëzo në sjelljen më të mirë, në të cilin nuk mund të udhëzojë askush veç Teje, dhe më ruaj nga sjellja e keqe, nga e cila nuk mund të më ruajë askush veç Teje! Vazhdimisht kam për të respektuar urdhërat e Tu dhe pareshtur do të përkrah e do të pasoj fenë Tënde! E gjithë e mira është në duart e Tua, dhe e keqja nuk mund të të atribuohet Ty! 37 Unë të mbështetem vetëm Ty, të përkas vetëm Ty dhe vetëm Ti më jep mbarësi! Ti je i Bekuar dhe i Lartësuar! Kërkoj faljen Tënde dhe pendohem para Teje! E transmeton Muslimi në sahihun e tij.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 6:161–6:165
- “Thuaj: “Vërtet, Zoti im më udhëzoi në një rrugë që është e drejtë - në fenë e vërtetë. Ajo është rruga e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota dhe nuk ishte idhujtar.” - Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që ta shpallë e kumtojë haptazi rrugën e drejtë në të cilën e udhëzoi Ai. Kjo është e vetmja rrugë e drejtë, sepse pikërisht ajo është feja e vërtetë, feja mesatare, që fton në besimin e pastër, që edukon individin në të mirë të tij, të familjes dhe të shoqërisë. Kjo fe urdhëron e inkurajon për çdo të mirë dhe ndalon nga çdo e keqe. Kjo është feja dhe udhëzimi i të gjithë të dërguarve dhe profetëve të Zotit, e në mënyrë të veçantë, i imamit të besimdrejtëve dhe atit të të gjithë të dërguarve pas tij, Ibrahimit ﷺ . Ai ishte i dashuri dhe i zgjedhuri i Allahut të Madhëruar. Feja e Ibrahimit është larg çdo besimi të kotë dhe të devijuar, larg feve të të humburve dhe të devijuarve, siç janë jehudët, të krishterët dhe ithtarët e çdo lloj feje tjetër që fton në idhujtari. Kjo është një ftesë e përgjithshme për pasimin e fesë së drejtë, duke përmendur disa cilësi të përgjithshme të saj. Më pas i Madhëruari përmend disa adhurime të veçanta, duke vënë në dukje rëndësinë dhe vlerën e madhe të tyre mbi adhurimet e tjera: - “Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë të gjitha për Allahun, Zotin e botëve.” - Ky ajet dëshmon për vlerën e madhe të këtyre adhurimeve. Ato janë treguese të dashurisë, sinqeritetit, përkushtimit dhe përunjësisë së robit ndaj Allahut të Madhëruar. Ato janë adhurime të zemrës, të gjuhës dhe të organeve të trupit, të përfaqësuara me namazin. Ndërsa kurbani është dëshmi e gatishmërisë për të sakrifikuar pasurinë, aq
të dashur për njeriun, e për t’ia kushtuar Allahut të Madhëruar, në shenjë dashurie dhe madhërimi të Tij. Ai që tregon sinqeritet për Allahun në këto dy adhurime, pra, në faljen e namazit dhe bërjen e kurbanit, do të jetë i tillë edhe në adhurimet e tjera. Çdo gjë që merr robi në këtë jetë dhe pas vdekjes është vetëm në dorën e Allahut, Zotit të botëve, prandaj dhe vetëm Atij i dedikohen ato. - “Ai është i Pashoq.” - Ashtu sikurse Allahu është i Pashoq, i Vetëm dhe Absolut në zotërimin, krijimin administrimin dhe përkujdesjen e Tij për krijesat, ashtu është dhe duhet të trajtohet si i vetëm edhe në aspektin e meritës së adhurimit që krijesat duhet t’ia përkujshtojnë Atij. Ky sinqeritet që duhet treguar ndaj Zotit në adhurimet përkushtuar Atij nuk është një shpikje nga ana ime dhe diçka e panjohur më parë, por është urdhër dhe porosi e Zotit dhënë të gjithë popujve të mëparshëm nëpërmjet profetëve të tyre. - Për këto jam urdhëruar dhe unë jam i pari i atyre që i nënshtrohen Atij.” - Këto janë urdhra të cilët nuk lejohet në asnjë mënyrë që t’u shmangesh dhe t’i shpërfillësh. Ndërsa unë jam i pari i të bindurve dhe i të nënshtruarve ndaj Zotit, domethënë i muslimanëve, për sa i përket këtij umeti. - “Thuaj: “A të kërkoj tjetër zot veç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?!” - E si mund të pritet prej meje që të zgjedh ndonjë krijesë si zot, si kujdestar për mua dhe të cilit t’ia besoj të gjitha çështjet e mia? E si mund ta bëj këtë, kur Allahu është Krijuesi i të gjitha krijesave dhe të gjithë janë nën përkujdesin dhe sundimin e Tij, kur të gjithë i janë nënshtruar ligjit të Tij? Kështu, është detyrë për mua dhe për të gjitha krijesat që, si Zot të tyre, që ka në dorë sundimin dhe përkujdesjen për krijesat, që ka të drejtën për të vendosur ligjin mbi ta dhe për t’i marrë në përgjegjësi, të konsiderojnë dhe besojnë vetëm Allahun e Madhëruar. Është detyrë për ta që të kënaqen me Allahun si Zotin e tyre, dhe jo me krijesat e dobëta, të varfra, të pafuqishme dhe të nënshtruara nga Zoti i Madhërishëm. Në vijim, i Lartësuari paralajmëron dhe inkurajon njerëzit për t’iu larguar ligësive dhe për të bërë mirë, duke u përmendur ligjin e shpërblimit dhe shpagimit nga Ai, që është i Gjithëdituri. - “Secilit i rëndon e keqja e vet dhe askush nuk do ta mbartë barrën e tjetrit.” - Çdo vepër, e mirë apo e keqe qoftë, do të shënohet veçse në llogarinë e atij që e ka bërë dhe askush nuk do të jetë përgjegjës për veprat e tjetërkujt. Kjo i ngjan thënies tjetër të Allahut të Madhëruar: “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robve. ” [Fussilet 46]. Çdokush do të bartë në shpinë vetëm barrën e punëve të tij. Gjithashtu, edhe ai që është bërë shkaktar për veprimin e të këqijave nga një tjetër do të bartë në shpinë barrën e asaj që ka shkaktuar, duke mos i pakësuar asgjë atij që i ka vepruar me zgjedhjen e vet të lirë. - “Kthimi juaj është te Zoti juaj. Ai do t’jua tregojë të vërtetën e asaj për të cilën kundërshtoheshit.” - Ditën e Kijametit të gjithë do të ktheheni tek Allahu i Gjithëditur dhe i Urtë dhe Ai do t’ju paraqesë të gjitha kundërshtitë mes jush, për qëndrimet e drejta dhe ato të padrejta, për veprat e mira dhe ato të këqija, duke shpërblyer secilin me meritë. - “Është Ai që ju ka bërë zëvendësues (të njëri tjetrit) në Tokë....” - Allahu ju ka vendosur në tokë, në mënyrë të tillë që një brez i ri të zëvendësojë një brez të vjetër, dhe kështu të vazhdoni të jeni zëvendësues të njëri tjetrit, deri në afatin e caktuar për fundin e kësaj bote. Allahu i Madhëruar ju ka vendosur në këtë tokë dhe ju sprovon në të, për të parë se si do të veproni. - “...Ai i ka ngritur disa nga ju në një shkallë më lart se të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që ju ka dhënë.” - Ai dalloi disa njerëz mbi disa të tjerë në drejtim të fuqisë, shëndetit, bukurisë, moralit e në shumë aspekte të tjera. Këto
ndryshime i bëri për t’ju sprovuar me ato që ju ka dhuruar dhe që ka përcaktuar për ju. Kështu do të ndryshojnë edhe veprat tuaja dhe ju do të merreni në përgjegjësi për çfarëdo gjëje që bëni në këtë botë sprove. Asnjëherë mos harroni, por gjithmonë kujtoni se: - Allahu është Ndëshkues i shpejtë por Ai është edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Allahu është ndëshkues i ashpër për ata që nuk i binden dhe që refuzojnë porositë e Tij. Por Ai është Falës e Mëshirëplotë për ata që e besojnë ashtu si duhet, që bëjnë vepra të mira sipas këtij besimi dhe që pendohen sinqerisht për çdo gjynah shkatërrimtar. Këtu përfundon tefsiri i sures En’am. Vetëm Allahut i takon falënderimi, lavdia e plotë dhe mirënjohja e thellë . Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut të Madhëruar qoftë mbi Muhamedin (a.s.)., familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit!