وَهُوَ ٱلۡقَاهِرُ فَوۡقَ عِبَادِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡخَبِيرُ
Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete sillen argumente të forta për njësinë e Zotit, për fuqinë e Tij të pakufishme, me të cilën ndëshkon disa në këtë jetë, dhe derisa është Mëshirues, ai shumicës i jep afat të mendojë e të vështrojë dhe të gjejë të vërtetën, përndryshe Atij nuk mund t’i iki askush, sepse në Ditën e Gjykimit do t’i tubojë të gjithë. Idhujtarët i thanë Muhamedit a.s. të shkojë dhe të adhurojë idhujt, e ata së bashku me të do të adhurojnë Zotin e vërtetë. Muhamedi e refuzoi propozimin e tyre, duke iu tërhequr vëmendjen në madhërinë e Zotit, e në anën tjetër në paaftësinë e zotave të trilluar, si për këtë jetë, si për Ditën e Gjykimit, kur askush s’ka gjë në dorë pos Allahut, dhe iu tha se askush mos qoftë besimtar unë,- tha ai, -jam i pari. të t'ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në Ditën e Kijametit). A ju po dëshmoni se pos Allahut ka të adhuruar të tjerë që meritojnë adhurimin?!” Thuaj: “Unë nuk dëshmoj!” Ai është i Vetmi i Adhuruar me të drejtë, dhe unë jam i pastërt nga ajo që ju i shoqëroni!”