6. Enam · ajete 18–20

سورة الأنعام
18

وَهُوَ ٱلۡقَاهِرُ فَوۡقَ عِبَادِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡخَبِيرُ

We huwel-kahiru fewka ‘ibadihi we huwel-hekimul-habiru

Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete sillen argumente të forta për njësinë e Zotit, për fuqinë e Tij të pakufishme, me të cilën ndëshkon disa në këtë jetë, dhe derisa është Mëshirues, ai shumicës i jep afat të mendojë e të vështrojë dhe të gjejë të vërtetën, përndryshe Atij nuk mund t’i iki askush, sepse në Ditën e Gjykimit do t’i tubojë të gjithë. Idhujtarët i thanë Muhamedit a.s. të shkojë dhe të adhurojë idhujt, e ata së bashku me të do të adhurojnë Zotin e vërtetë. Muhamedi e refuzoi propozimin e tyre, duke iu tërhequr vëmendjen në madhërinë e Zotit, e në anën tjetër në paaftësinë e zotave të trilluar, si për këtë jetë, si për Ditën e Gjykimit, kur askush s’ka gjë në dorë pos Allahut, dhe iu tha se askush mos qoftë besimtar unë,- tha ai, -jam i pari. të t'ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në Ditën e Kijametit). A ju po dëshmoni se pos Allahut ka të adhuruar të tjerë që meritojnë adhurimin?!” Thuaj: “Unë nuk dëshmoj!” Ai është i Vetmi i Adhuruar me të drejtë, dhe unë jam i pastërt nga ajo që ju i shoqëroni!”
19

قُلۡ أَيُّ شَيۡءٍ أَكۡبَرُ شَهَٰدَةٗۖ قُلِ ٱللَّهُۖ شَهِيدُۢ بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۚ وَأُوحِيَ إِلَيَّ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانُ لِأُنذِرَكُم بِهِۦ وَمَنۢ بَلَغَۚ أَئِنَّكُمۡ لَتَشۡهَدُونَ أَنَّ مَعَ ٱللَّهِ ءَالِهَةً أُخۡرَىٰۚ قُل لَّآ أَشۡهَدُۚ قُلۡ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ وَإِنَّنِي بَرِيٓءٞ مِّمَّا تُشۡرِكُونَ

Kul ‘ejju shej’in ‘ekberu shehadeten kuli Ellahu shehidun bejni we bejnekum we ‘uhije ‘ilejje hadhal-kur’anu li’ndhirekum bihi we men belega ‘e’innekum letesh/hedune ‘enne me’a Ellahi ‘aliheten ‘uhra kul la ‘esh/hedu kul ‘innema huwe ‘ilehun wahidun we ‘inneni beri’un mimma tushrikune

Thuaj: "Cili send ka dëshminë më të madhe?" Thuaj: "All-llahu është dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kur'an që me të t'ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në ditën e kijametit). Ju po dëshmoni se pos All-llahut ka edhe zota të tjerë, a?" Thuaj: "Unë nuk dëshmoj!" Ai është vetëm një Zot dhe unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!

20

ٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ يَعۡرِفُونَهُۥ كَمَا يَعۡرِفُونَ أَبۡنَآءَهُمُۘ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

el-Ledhine ‘atejnahumul-kitabe ja’rifunehu kema ja’rifune ‘ebna’ehumul-ledhine hasiru ‘enfusehum fehum la ju’uminune

Atyre që Ne u kemi dhënë librin, e njohin atë (Muhammedin) sikurse i njohin bijtë e tyre. Janë ata që asgjësuan vetveten, andaj nuk besojnë.