6. Enam · ajete 21–26

سورة الأنعام
21

وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ

We men ‘edhlemu mimmeni eftera ‘ala Ellahi kedhibæn ‘ew kedhdhebe bi’ajatihi ‘innehu la juflihu edh-dhalimune

Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka përgënjeshtruar faktet e Tij? S'ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarët nuk kanë shpëtim.

22

وَيَوۡمَ نَحۡشُرُهُمۡ جَمِيعٗا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشۡرَكُوٓاْ أَيۡنَ شُرَكَآؤُكُمُ ٱلَّذِينَ كُنتُمۡ تَزۡعُمُونَ

We jewme nehshuruhum xhemi’æn thumme nekulu lilledhine ‘eshreku ‘ejne shureka’uukumul-ledhine kuntum tez’umune

Përkujto ditën kur Ne i tubojmë të gjithë dhe u themi atyre që i shoqëruan: "Ku janë ata të shoqëruarit tuaj që i trillonit?"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Faqja e këtij dheu, pale sa kohë ka qenë e zbrazët pa njeri, ai as që është përmendur si ndonjë send a qenie. Allahu e shpiku njeriun, e krijoi prej një pike uji të pavlerë, e përgatiti me çka mund të kuptojë dhe të dallojë, i dërgoi pejgamberë dhe shpallje dhe ia mësoi rrugën e drejtë, dhe i tregoi për të shtrembrën, për hajrin dhe për sherrin, e
23

ثُمَّ لَمۡ تَكُن فِتۡنَتُهُمۡ إِلَّآ أَن قَالُواْ وَٱللَّهِ رَبِّنَا مَا كُنَّا مُشۡرِكِينَ

Thumme lem tekun fitnetuhum ‘illa ‘en kalu wel-lehi rabbina ma kunna mushrikine

Atëherë (pas atij sprovimi) përgjigje tjetër s'u mbetet përveç të thonë: "Për All-llahun, o Zoti ynë, ne nuk ishim idhujtarë!"

24

ٱنظُرۡ كَيۡفَ كَذَبُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡۚ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ

Endhur kejfe kedhebu ‘ala ‘enfusihim we delle ‘anhum ma kanu jefterune

Shih se si bëjnë gënjeshtra kundër vetes dhe si u shkoi huq ajo që trillonin!

25

وَمِنۡهُم مَّن يَسۡتَمِعُ إِلَيۡكَۖ وَجَعَلۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ أَكِنَّةً أَن يَفۡقَهُوهُ وَفِيٓ ءَاذَانِهِمۡ وَقۡرٗاۚ وَإِن يَرَوۡاْ كُلَّ ءَايَةٖ لَّا يُؤۡمِنُواْ بِهَاۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوكَ يُجَٰدِلُونَكَ يَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

We minhum men jestemi’u ‘ilejke we xhe’alna ‘ala kulubihim ‘ekinneten ‘en jefkahuhu we fi ‘adhanihim wekræn we ‘in jerew kulle ‘ajetin la ju’uminu biha hetta ‘idha xha’uke juxhadiluneke jekulul-ledhine keferu ‘in hadha ‘illa ‘esatirul-’ewweline

Ka prej tyre që ty të dëgjonë (kur lexon Kur'anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe sikur t'i shohin të gjitha faktet, ata nuk besojnë, derisa kur vijnë te ti e të polemizojnë, ata që mohuan thonë: "Nuk është tjetër ky (Kur'ani) vetëm se mit i hershëm".

26

وَهُمۡ يَنۡهَوۡنَ عَنۡهُ وَيَنۡـَٔوۡنَ عَنۡهُۖ وَإِن يُهۡلِكُونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمۡ وَمَا يَشۡعُرُونَ

We hum jenhewne ‘anhu we jen’ewne ‘anhu we ‘in juhlikune ‘illa ‘enfusehum we ma jesh’urune

Ata ndalojnë (të tjerët) nga ai dhe vetë largohen prej atij (Kur'anit), e me atë nuk shkatërrojnë tjetër vetëm vetveten, dhe nuk e hetojnë.