6. Enam · ajete 27–29

سورة الأنعام
27

وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ وُقِفُواْ عَلَى ٱلنَّارِ فَقَالُواْ يَٰلَيۡتَنَا نُرَدُّ وَلَا نُكَذِّبَ بِـَٔايَٰتِ رَبِّنَا وَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

We lew tera ‘idh wukifu ‘ala en-nari fekalu ja lejtena nureddu we la nukedhdhibe bi’ajati rabbina we nekune minel-mu’uminine

E sikur t'i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: "Ah sikur të ktheheshim (në Dunja), të mos gënjejmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët!"

28

بَلۡ بَدَا لَهُم مَّا كَانُواْ يُخۡفُونَ مِن قَبۡلُۖ وَلَوۡ رُدُّواْ لَعَادُواْ لِمَا نُهُواْ عَنۡهُ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ

Bel beda lehum ma kanu juhfune min kablu we lew ruddu la’adu lima nuhu ‘anhu we ‘innehum lekadhibune

Jo, (s'është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata, do ta përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s'ka dyshim, ata janë gënjeshtarë.

29

وَقَالُوٓاْ إِنۡ هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنۡيَا وَمَا نَحۡنُ بِمَبۡعُوثِينَ

We kalu ‘in hije ‘illa hejatuna ed-dunja we ma nehnu bimeb’uthine

Ata thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm kjo jeta jonë në këtë botë, dhe ne nuk do të rigjallemi".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Idhujtarët i thanë Muhamedit a.s., se përveç nesh, që nuk po të besojmë se je i dërguar, këtë nuk po ta vërtetojnë, as jehuditë, e as të krishterët, e kush do të vërtetojë për ty? Atëherë zbriti ajeti, ku iu thuhet se Zoti i Madhëruar dëshmon për të, s’ka dëshmi