6. Enam · ajete 30–31

سورة الأنعام
30

وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ وُقِفُواْ عَلَىٰ رَبِّهِمۡۚ قَالَ أَلَيۡسَ هَٰذَا بِٱلۡحَقِّۚ قَالُواْ بَلَىٰ وَرَبِّنَاۚ قَالَ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ

We lew tera ‘idh wukifu ‘ala rabbihim kale ‘elejse hadha bil-hekki kalu bela we rabbina kale fedhukul-’adhabe bima kuntum tekfurune

Dhe, sikur t'i kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: "A nuk është kjo (ringjalja) e vërtetë?" Ata thonë: " Po, për Zotin tonë!" Thotë: "Shijoni pra dënimin për atë që mohonit!"

31

قَدۡ خَسِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِلِقَآءِ ٱللَّهِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَتۡهُمُ ٱلسَّاعَةُ بَغۡتَةٗ قَالُواْ يَٰحَسۡرَتَنَا عَلَىٰ مَا فَرَّطۡنَا فِيهَا وَهُمۡ يَحۡمِلُونَ أَوۡزَارَهُمۡ عَلَىٰ ظُهُورِهِمۡۚ أَلَا سَآءَ مَا يَزِرُونَ

Kad hasirel-ledhine kedhdhebu bilika’i Ellahi hetta ‘idha xha’et/humu es-sa’atu begteten kalu ja hesretena ‘ala ma ferretna fiha we hum jehmilune ‘ewzarehum ‘ala dhuhurihim ‘ela sa’e ma jezirune

Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t'u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: "Të mjerët ne për atë që lëshuam" (nga punët e mira në Dunja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin.