We lekad kudhdhibet rusulun min kablike feseberu ‘ala ma kudhdhibu we ‘udhu hetta ‘etahum nesruna we la mubeddile likelimati Ellahi we lekad xha’eke min nebe’il-murseline
Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s'ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërguarve (edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata).
We ‘in kane kebure ‘alejke ‘i’raduhum fe’ini esteta’te ‘en tebtegije nefekæn fil-’erdi ‘ew sullemæn fi es-sema’i fete’tijehum bi’ajetin we lew sha’el-lahu lexheme’ahum ‘alel-huda fela tekunenne minel-xhahiline
Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe, ti kërkoje, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose shkallë në qiell e t'u sjellësh atyre ndonjë argument (po ti s'mund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë; po ti mos u bën nga të padijshmit (dhe mos u brengos).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ndërkohë që një pjesë e jobesimtarëve e mohonte mundësinë e ringjalljes dhe përgjegjësinë në botën tjetër, Kurani parashtron në mënyrë figurative paraqitjen e atyre para Gjykatësit suprem, dëshpërimin e tyre pse nuk besuan të vërtetën dhe na sugjeron atë, se jeta e kësaj bote, në krahasim me jetën e botës së amshueshme është një lojë e mashtrim. Kundërshtarët e fyenin Muhamedin a.s. duke i thënë: rrenacak, magjistar, fallxhor etj., edhe pse e dinin se ai ishte i drejtë, besnik, i sinqertë. Ai ishte i njohur në Mekë si njeriu më i drejtë, prandaj edhe i patën dhënë ofiqin “El-Emin” - më besniku, qysh më parë
Vetëm ata që kanë dëgjim të shëndoshë i përgjigjen (ftesës). Të vdekurit (ata që nuk dëgjojnë dhe nuk besojnë) All-llahu i ringjall, e pastaj te Ai kthehen (u jep atë që e meritojnë).
We kalu lewla nuzzile ‘alejhi ‘ajetun min rabbihi kul ‘innall-llahe kadirun ‘ala ‘en junezzile ‘ajeten we lekinne ‘ektherehum la ja’lemune
Dhe thanë: "Përse të mos i zbret atij (Muhammedit) një mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "S'ka dyshim se All-llahu ka fuqi t'ia zbresë një mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë (se çka do t'i gjente më pas)".
We ma min dabbetin fil-’erdi we la ta’irin jetiru bixhenahejhi ‘illa ‘umemun ‘emthalukum ma ferretna fil-kitabi min shej’in thumme ‘ila rabbihim juhsherune
Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen.
Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t'i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.
Ndaj u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotit të botëve!*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Njerëzit janë të atillë, që iu përgjigjen udhëzimeve të pejgamberit dhe shpalljes së Zotit dhe të atillë që nuk duan të dëgjojnë, prandaj t’i këshillosh ata ishte si t’i këshillosh të vdekurit. Zoti do t’i ringjallë të dy palët dhe do t’u japë shpërblimin e merituar. Kërkonin prej Muhamedit a.s. t’u sjellë ndonjë mrekulli konkrete, siç ishte Deveja e
Kul ‘ere’ejtum ‘in ‘ehadhel-lahu sem’akum we ‘ebsarekum we hateme ‘ala kulubikum men ‘ilehun gajru Ellahi je’tikum bihi endhur kejfe nuserriful-’ajati thumme hum jesdifune
Thuaj: "Nëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos All-llahut cili zot tjetër do t'ua sjellë atë?". Shih se si ua sqarojmë faktet e megjithëkëtë ata nuk ua vënë veshin!