6. Enam · ajete 34–35

سورة الأنعام
34

وَلَقَدۡ كُذِّبَتۡ رُسُلٞ مِّن قَبۡلِكَ فَصَبَرُواْ عَلَىٰ مَا كُذِّبُواْ وَأُوذُواْ حَتَّىٰٓ أَتَىٰهُمۡ نَصۡرُنَاۚ وَلَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَٰتِ ٱللَّهِۚ وَلَقَدۡ جَآءَكَ مِن نَّبَإِيْ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

We lekad kudhdhibet rusulun min kablike feseberu ‘ala ma kudhdhibu we ‘udhu hetta ‘etahum nesruna we la mubeddile likelimati Ellahi we lekad xha’eke min nebe’il-murseline

Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s'ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërguarve (edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata).

35

وَإِن كَانَ كَبُرَ عَلَيۡكَ إِعۡرَاضُهُمۡ فَإِنِ ٱسۡتَطَعۡتَ أَن تَبۡتَغِيَ نَفَقٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ أَوۡ سُلَّمٗا فِي ٱلسَّمَآءِ فَتَأۡتِيَهُم بِـَٔايَةٖۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَمَعَهُمۡ عَلَى ٱلۡهُدَىٰۚ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡجَٰهِلِينَ

We ‘in kane kebure ‘alejke ‘i’raduhum fe’ini esteta’te ‘en tebtegije nefekæn fil-’erdi ‘ew sullemæn fi es-sema’i fete’tijehum bi’ajetin we lew sha’el-lahu lexheme’ahum ‘alel-huda fela tekunenne minel-xhahiline

Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe, ti kërkoje, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose shkallë në qiell e t'u sjellësh atyre ndonjë argument (po ti s'mund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë; po ti mos u bën nga të padijshmit (dhe mos u brengos).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ndërkohë që një pjesë e jobesimtarëve e mohonte mundësinë e ringjalljes dhe përgjegjësinë në botën tjetër, Kurani parashtron në mënyrë figurative paraqitjen e atyre para Gjykatësit suprem, dëshpërimin e tyre pse nuk besuan të vërtetën dhe na sugjeron atë, se jeta e kësaj bote, në krahasim me jetën e botës së amshueshme është një lojë e mashtrim. Kundërshtarët e fyenin Muhamedin a.s. duke i thënë: rrenacak, magjistar, fallxhor etj., edhe pse e dinin se ai ishte i drejtë, besnik, i sinqertë. Ai ishte i njohur në Mekë si njeriu më i drejtë, prandaj edhe i patën dhënë ofiqin “El-Emin” - më besniku, qysh më parë