وَإِن كَانَ كَبُرَ عَلَيۡكَ إِعۡرَاضُهُمۡ فَإِنِ ٱسۡتَطَعۡتَ أَن تَبۡتَغِيَ نَفَقٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ أَوۡ سُلَّمٗا فِي ٱلسَّمَآءِ فَتَأۡتِيَهُم بِـَٔايَةٖۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَمَعَهُمۡ عَلَى ٱلۡهُدَىٰۚ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡجَٰهِلِينَ
Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe, ti kërkoje, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose shkallë në qiell e t'u sjellësh atyre ndonjë argument (po ti s'mund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë; po ti mos u bën nga të padijshmit (dhe mos u brengos).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ndërkohë që një pjesë e jobesimtarëve e mohonte mundësinë e ringjalljes dhe përgjegjësinë në botën tjetër, Kurani parashtron në mënyrë figurative paraqitjen e atyre para Gjykatësit suprem, dëshpërimin e tyre pse nuk besuan të vërtetën dhe na sugjeron atë, se jeta e kësaj bote, në krahasim me jetën e botës së amshueshme është një lojë e mashtrim. Kundërshtarët e fyenin Muhamedin a.s. duke i thënë: rrenacak, magjistar, fallxhor etj., edhe pse e dinin se ai ishte i drejtë, besnik, i sinqertë. Ai ishte i njohur në Mekë si njeriu më i drejtë, prandaj edhe i patën dhënë ofiqin “El-Emin” - më besniku, qysh më parë