6. Enam · ajete 39–44

سورة الأنعام
39

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا صُمّٞ وَبُكۡمٞ فِي ٱلظُّلُمَٰتِۗ مَن يَشَإِ ٱللَّهُ يُضۡلِلۡهُ وَمَن يَشَأۡ يَجۡعَلۡهُ عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

Wel-ledhine kedhdhebu bi’ajatina summun we bukmun fi edh-dhulumati men jeshe’i Ellahu judlilhu we men jeshe’ jexh’alhu ‘ala siratin mustekimin

E ata që i bënë të rreme faktet Tona janë shurdhëmemecë të mbetur në errësira. All-llahu e humb kë të dojë dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do.

40

قُلۡ أَرَءَيۡتَكُمۡ إِنۡ أَتَىٰكُمۡ عَذَابُ ٱللَّهِ أَوۡ أَتَتۡكُمُ ٱلسَّاعَةُ أَغَيۡرَ ٱللَّهِ تَدۡعُونَ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Kul ‘ere’ejtekum ‘in ‘etakum ‘adhabu Ellahi ‘ew ‘etetkumu es-sa’atu ‘egajrel-lahi ted’une ‘in kuntum sadikine

Thuaju: " Nëse u vjen dënimi nga All-llahu ose u vjen kijameti, më tregoni,nëse jeni të sinqertë, a do të thirrni kë pos All-llahut (për ndihmë)?"

41

بَلۡ إِيَّاهُ تَدۡعُونَ فَيَكۡشِفُ مَا تَدۡعُونَ إِلَيۡهِ إِن شَآءَ وَتَنسَوۡنَ مَا تُشۡرِكُونَ

Bel ‘ijahu ted’une fejekshifu ma ted’une ‘ilejhi ‘in sha’e we tensewne ma tushrikune

Jo, vetëm Atij (All-llahut) do t'i luteshi, e nëse do Ai, ju heq atë për çka i luteni, e do t'i harronit ata (zota) që ia shoqëronit.

42

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰٓ أُمَمٖ مِّن قَبۡلِكَ فَأَخَذۡنَٰهُم بِٱلۡبَأۡسَآءِ وَٱلضَّرَّآءِ لَعَلَّهُمۡ يَتَضَرَّعُونَ

We lekad ‘erselna ‘ila ‘umemin min kablike fe’ehadhnahum bil-be’sa’i we ed-derra’i le’allehum jetederra’une

Ne kemi dërguar (pejgamberë) edhe te popujt para teje (e derisa nuk dëgjuan), i dënuam me skamje e mjerim, ashtu që të përulen.

43

فَلَوۡلَآ إِذۡ جَآءَهُم بَأۡسُنَا تَضَرَّعُواْ وَلَٰكِن قَسَتۡ قُلُوبُهُمۡ وَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Felewla ‘idh xha’ehum be’suna tederra’u we lekin kaset kulubuhum we zejjene lehumu esh-shejtanu ma kanu ja’melun

E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hieshoi atë që bënin.

44

فَلَمَّا نَسُواْ مَا ذُكِّرُواْ بِهِۦ فَتَحۡنَا عَلَيۡهِمۡ أَبۡوَٰبَ كُلِّ شَيۡءٍ حَتَّىٰٓ إِذَا فَرِحُواْ بِمَآ أُوتُوٓاْ أَخَذۡنَٰهُم بَغۡتَةٗ فَإِذَا هُم مُّبۡلِسُونَ

Felemma nesu ma dhukkiru bihi fetehna ‘alejhim ‘ebwabe kulli shej’in hetta ‘idha ferihu bima ‘utu ‘ehadhnahum begteten fe’idha hum mublisune

Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t'i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.