Ndaj u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotit të botëve!*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Njerëzit janë të atillë, që iu përgjigjen udhëzimeve të pejgamberit dhe shpalljes së Zotit dhe të atillë që nuk duan të dëgjojnë, prandaj t’i këshillosh ata ishte si t’i këshillosh të vdekurit. Zoti do t’i ringjallë të dy palët dhe do t’u japë shpërblimin e merituar. Kërkonin prej Muhamedit a.s. t’u sjellë ndonjë mrekulli konkrete, siç ishte Deveja e
Kul ‘ere’ejtum ‘in ‘ehadhel-lahu sem’akum we ‘ebsarekum we hateme ‘ala kulubikum men ‘ilehun gajru Ellahi je’tikum bihi endhur kejfe nuserriful-’ajati thumme hum jesdifune
Thuaj: "Nëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos All-llahut cili zot tjetër do t'ua sjellë atë?". Shih se si ua sqarojmë faktet e megjithëkëtë ata nuk ua vënë veshin!
Kul la ‘ekulu lekum ‘indi haza’inu Ellahi we la ‘a’lemul-gajbe we la ‘ekulu lekum ‘inni melekun ‘in ‘ettebi’u ‘illa ma juha ‘ilejje kul hel jestewil-’a’ma wel-besiru ‘efela tetefekkerune
Thuaj: "Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e All-llahut (e t'ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t'ju tregoj se kur do t'ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: "A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?" A nuk mendoni?
We ‘endhir bihil-ledhine jehafune ‘en juhsheru ‘ila rabbihim lejse lehum min dunihi we lijun we la shefi’un le’allehum jettekune
Ti tërhiqju vërejtjen me këtë (Kur'an) atyre që i frikësohen tubimit para Zotit të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse pos Tij nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetës.
We la tetrudil-ledhine jed’une rebbehum bil-gadæti wel-’ashiji juridune wexhhehu ma ‘alejke min hisabihim min shej’in we ma min hisabike ‘alejhim min shej’in fetetrudehum fetekune mine edh-dhalimine
Dhe mos i përze ata që adhurojnë Zotin e tyre pa pra mëngjes e mbrëmje, duke qenë të sinqertë ndaj Tij. Ti nuk përgjigjesh asgjë nga llogaria e tyre e as ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie nga llogaria jote, e po i dëbove ata do të bëhesh nga të padrejtit.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. iu sjell fakte të sigurta mohuesve për fuqinë e Tij dhe për të mirat me të cilat i pajisi njerëzit vetëm Ai e askush tjetër. Pejgamberët gjithnjë i kanë gëzuar besimtarët me atë që iu ka premtuar Zoti, dhe iu kanë tërhequr vërejtjen refuzuesve për tmerret e dënimit, pra askush nuk ka të drejtë
We kedhelike fetenna ba’dehum biba’din lijekulu ‘eha’uula’ mennel-lahu ‘alejhim min bejnina ‘elejsel-lahu bi’a’leme bish-shakirine
Kështu Ne i sprovojmë disa me disa të tjerë (pasanikun me varfanjakun, atë me autoritet dhe atë pa të) ashtu që të thonë: "A këta janë mes nesh që All-llahu i dhuroi?" A nuk është All-llahu më i dijshmi për ata që janë mirënjohës?!
We ‘idha xha’ekel-ledhine ju’uminune bi’ajatina fekul selamun ‘alejkum ketebe rebbukum ‘ala nefsihi er-rehmete ‘ennehu men ‘amile minkum su’æn bixhehaletin thumme tabe min ba’dihi we ‘eslehe fe’ennehu gafurun Rehimun
E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: "Selamun alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s'ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues".