6. Enam · ajete 53–57

سورة الأنعام
53

وَكَذَٰلِكَ فَتَنَّا بَعۡضَهُم بِبَعۡضٖ لِّيَقُولُوٓاْ أَهَٰٓؤُلَآءِ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مِّنۢ بَيۡنِنَآۗ أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَعۡلَمَ بِٱلشَّٰكِرِينَ

We kedhelike fetenna ba’dehum biba’din lijekulu ‘eha’uula’ mennel-lahu ‘alejhim min bejnina ‘elejsel-lahu bi’a’leme bish-shakirine

Kështu Ne i sprovojmë disa me disa të tjerë (pasanikun me varfanjakun, atë me autoritet dhe atë pa të) ashtu që të thonë: "A këta janë mes nesh që All-llahu i dhuroi?" A nuk është All-llahu më i dijshmi për ata që janë mirënjohës?!

54

وَإِذَا جَآءَكَ ٱلَّذِينَ يُؤۡمِنُونَ بِـَٔايَٰتِنَا فَقُلۡ سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمۡۖ كَتَبَ رَبُّكُمۡ عَلَىٰ نَفۡسِهِ ٱلرَّحۡمَةَ أَنَّهُۥ مَنۡ عَمِلَ مِنكُمۡ سُوٓءَۢا بِجَهَٰلَةٖ ثُمَّ تَابَ مِنۢ بَعۡدِهِۦ وَأَصۡلَحَ فَأَنَّهُۥ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

We ‘idha xha’ekel-ledhine ju’uminune bi’ajatina fekul selamun ‘alejkum ketebe rebbukum ‘ala nefsihi er-rehmete ‘ennehu men ‘amile minkum su’æn bixhehaletin thumme tabe min ba’dihi we ‘eslehe fe’ennehu gafurun Rehimun

E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: "Selamun alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s'ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues".

55

وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ وَلِتَسۡتَبِينَ سَبِيلُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

We kedhelike nufessilul-’ajati we litestebine sebilul-muxhrimine

Ja, kështu Ne i sqarojmë argumentet, në mënyrë që të dalë në shesh rruga e kriminelëve.

56

قُلۡ إِنِّي نُهِيتُ أَنۡ أَعۡبُدَ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۚ قُل لَّآ أَتَّبِعُ أَهۡوَآءَكُمۡ قَدۡ ضَلَلۡتُ إِذٗا وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُهۡتَدِينَ

Kul ‘inni nuhitu ‘en ‘a’budel-ledhine ted’une min duni Ellahi kul la ‘ettebi’u ‘ehwa’ekum kad deleltu ‘idhæn we ma ‘ena minel-muhtedine

Thuaj: "Unë jam i ndaluar të adhuroj ata që i adhuroni ju, pos All-llahut! Thuaj: "Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja, pse atëherë do të isha i humbur e jo prej të udhëzuarve (në rrugë të drejtë)".

57

قُلۡ إِنِّي عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّي وَكَذَّبۡتُم بِهِۦۚ مَا عِندِي مَا تَسۡتَعۡجِلُونَ بِهِۦٓۚ إِنِ ٱلۡحُكۡمُ إِلَّا لِلَّهِۖ يَقُصُّ ٱلۡحَقَّۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلۡفَٰصِلِينَ

Kul ‘inni ‘ala bejjinetin min rabbi we kedhdhebtum bihi ma ‘indi ma testa’xhilune bihi ‘inil-hukmu ‘illa lillahi jekussul-hekka we huwe hajrul-fasiline

Thuaj: "Unë i përmbahem të vërtetës (që më erdhi) nga Zoti im. Ju e gënjyet atë, e për atë që nguteni ju (dënimin), nuk e bëj unë, vendimi i takon vetëm All-llahut; Ai e rrëfen të vërtetën dhe Ai është më i miri i gjykatësve".