وَإِذَا رَأَيۡتَ ٱلَّذِينَ يَخُوضُونَ فِيٓ ءَايَٰتِنَا فَأَعۡرِضۡ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ يَخُوضُواْ فِي حَدِيثٍ غَيۡرِهِۦۚ وَإِمَّا يُنسِيَنَّكَ ٱلشَّيۡطَٰنُ فَلَا تَقۡعُدۡ بَعۡدَ ٱلذِّكۡرَىٰ مَعَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ
Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në çështjet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër. Nëse djalli të bën të harrosh (e rri me ta), pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
“Nun” është njëra prej shkronjave të alfabetit arab; mbetet e papërkthyer, si edhe shkronjat e tjera në fillim të disa sureve, e mund të jetë shenjë e mrekullisë së Kuranit, sekret i pazbuluar, emër i sures etj. Madhëria e Zotit betohet në lapsin dhe në rreshtat që shkruhen me të, se Muhamedi a.s. është i pastër nga ato që ia mveshin idhujtarët. Betimi në lapsin na jep të kuptojmë, se Allahu e dalloi njeriun nga të gjitha krijesat e tjera, duke i mundësuar ta shprehë atë që ka në shpirtin e vet përmes gjuhës dhe shkrimit, dhe se njohja e shkrimit është një prej dhuratave më të mëdha të Zotit, të cilën ia dhuroi njeriut me anën e të cilit do ta arrijë shkallën më të lartë të arsimit e moralit. Pejgamberi, Muhamedi a.s. ishte i njohur ndër kurejshitët, si njeri me virtyte më të larta të moralit edhe para se të gradohej me pozitën pejgamber; mirëpo kur nisi ta thërrasë atë popull në rrugën e drejtë, ta largojë prej besimeve të kota dhe prej veseve të shëmtuara, të cilat ua kishin zhdukur ndjenjat e moralit njerëzor, ata filluan t’i shpifin gjithçka që iu vinte në gojë. Ata kërkuan prej Muhamedit a.s. të lëshojë pe rreth përshkrimit të zotave të tyre, t’i adhurojë ndonjëherë, e edhe ata do ta adhuronin Zotin e Madhëruar, por Kurani, përveç se e ndalon nga ndonjë kompromis i tillë, e nxit edhe më shumë në kudërshtimin ndaj tyre, duke i numëruar veset e këqija të atij populli, si: njerëz që betohen rrejshëm, përgojues, intrigues, koprracë, zullumqarë, të shfrenuar, të vrazhdë, e mu ata më aktivët kundër Muhamedit a.s. dhe Kuranit janë edhe kopilë. Mendohet se i tillë ishte një farë Ahnes ibni Shurejku, e mendohet për Velidin, ose Esved bin Jeguth-in apo Ebu Xhehlin. Kur të kihet parasysh, se kjo sure u shpall në Mekë dhe paralajmëron, se një armik i tillë do të damkoset në turi - në hundë, e kjo muxhize e Kuranit manifestohet në luftën e Bedrit, kur i shqyhet hunda Velidit, me kopilin e përmendur do të nënkuptohej Velidi. Zoti i sprovoi me një skamje të rëndë mekasit, pse nuk falënderuan për të mirat që iu dha - Pejgamberin dhe Kuranin - ashtu si i pat sprovuar pronarët e kopshtit të begatshëm. Pronari i kopshtit i thërriste të varfërit ditën kur e vilte kopshtin dhe iu jepte e i nderonte. Pas vdekjes së tij tre djemtë e tij zemërngushtë, vendosin ta vjelin kopshtin herët në mëngjes pa i bërë zë askujt, mirëpo gjatë asaj nate Zoti kishte lëshuar një zjarr, që e kishte bërë shkrumb e hi. Kur arritën herët te kopshti, nuk e njohën dhe menduan, se e kanë humbur rrugën. Pasi u qetësuan pak e kuptuan shkakun, u penduan, por ishte vonë. Këto janë masa ndëshkuese në këtë dynja, e ato në ahiret janë shumë më të mëdha e më të rënda.