6. Enam · ajete 71–73

سورة الأنعام
71

قُلۡ أَنَدۡعُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُنَا وَلَا يَضُرُّنَا وَنُرَدُّ عَلَىٰٓ أَعۡقَابِنَا بَعۡدَ إِذۡ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ كَٱلَّذِي ٱسۡتَهۡوَتۡهُ ٱلشَّيَٰطِينُ فِي ٱلۡأَرۡضِ حَيۡرَانَ لَهُۥٓ أَصۡحَٰبٞ يَدۡعُونَهُۥٓ إِلَى ٱلۡهُدَى ٱئۡتِنَاۗ قُلۡ إِنَّ هُدَى ٱللَّهِ هُوَ ٱلۡهُدَىٰۖ وَأُمِرۡنَا لِنُسۡلِمَ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Kul ‘ened’u min duni Ellahi ma la jenfa’una we la jedurruna we nureddu ‘ala ‘a’kabina ba’de ‘idh hedanallahu kalledhi estehwet/hu esh-shejatinu fil-’erdi hejrane lehu ‘eshabun jed’unehu ‘ilal-huda e’tina kul ‘inne huda Ellahi huwel-huda we ‘umirna linuslime lirebbil-’alemine

Thuaj: "A pos All-llahut të adhurojmë çka nuk na sjell as dobi as dëm dhe të kthehemi mbrapa (në kufr) pasi që All-llahu na vuri në rrugë të drejtë? Dhe atëherë të bëhemi sikur ai, të cilin djallëzit e kanë rrëmbyer (e kanë hedhur) në tokë (në një humnerë), e lënë të hutuar që, edhe pse ai ka shokë që e thërrasin në rrugë të drejtë (i thonë): "Eja te ne" (ai nuk përgjigjet). Thuaj: "I vetmi udhëzim është ai udhëzimi i All-llahut, dhe se jemi urdhëruar që t'i dorëzohemi Zotit të botëve".

72

وَأَنۡ أَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَٱتَّقُوهُۚ وَهُوَ ٱلَّذِيٓ إِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ

We ‘en ‘ekimu es-selæte we ettekuhu we huwel-ledhi ‘ilejhi tuhsherune

(Na është thënë) Dhe faleni namazin dhe kini frikë prej Tij, se Ai është te i cili do të tubohemi.

73

وَهُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۖ وَيَوۡمَ يَقُولُ كُن فَيَكُونُۚ قَوۡلُهُ ٱلۡحَقُّۚ وَلَهُ ٱلۡمُلۡكُ يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِۚ عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِۚ وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡخَبِيرُ

We huwel-ledhi haleka es-semawati wel-’erde bil-hekki we jewme jekulu kun fejekunu kawluhul-hekku we lehul-mulku jewme junfehu fi es-suri ‘alimul-gajbi we esh-shehadeti we huwel-hekimul-habir

E Ai është që krijoi qiejt dhe tokën me qëllim të caktuar, e (ruajuni dënimit) ditën kur thotë: "Bëhu"! Ajo bëhet. Fjala e Tij është e njëmendtë dhe Atij i takon sundimi ditën kur i fryhet "Surit" (kjo është hera e dytë). Ai e di të fshehtën dhe konkreten, është më i urti që di për çdo gjë në hollësi.