Felemma re’a esh-shemse bazigaten kale hadha rabbi hadha ‘ekberu felemma ‘efelet kale ja kawmi ‘inni beri’un mimma tushrikune
Kur e pa diellin të lindur, tha: "Ky është Zoti im, ky është i madh!" e kur ai perëndoi, tha: "O populli im, unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!"
We haxhxhehu kawmuhu kale ‘etuhaxhxhuni fi Ellahi we kad hedani we la ‘ehafu ma tushrikune bihi ‘illa ‘en jesha’e rabbi shej’æn wesi’a rabbi kulle shej’in ‘ilmæn ‘efela tetedhekkerune
Po atë e (me Ibrahimin) polemizoi populli i tij e ai tha: "A polemizoni me mua, rreth All-llahut e Ai më udhëzoi?" Unë nuk u frikohem atyre që ju ia bëni shok, vetëm nëse Zoti im do ndonjë send (të më godas, ai më godet). Me dijen e Tij Zoti im ka përfshirë çdo send, a nuk e merrni me mend?
We kejfe ‘ehafu ma ‘eshrektum we la tehafune ‘ennekum ‘eshrektum billahi ma lem junezzil bihi ‘alejkum sultanæn fe’ejjul-ferikajni ‘ehekku bil-’emni ‘in kuntum ta’lemune
E si t'ju frikohem atyre që ju ia shoqëruat, e ju nuk frikoheni për atë që i shoqëruat All-llahut pa pasur kurrfarë argumenti. E cili grup, pra, është më i drejtë të jetë i sigurt, nëse jeni që kuptoni?
We tilke huxhxhetuna ‘atejnaha ‘ibrahime ‘ala kawmihi nerfa’u derexhatin men nesha’u ‘inne rebbeke hekimun ‘alimun
Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngrejmë në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t'i fshehet.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
I ati i Ibrahimit a.s. dhe populli i tij besonin në shumë zota. Në asi zotash, të gdhendur nga guri, nga druri, nga metali i trajtësuar si statuja, por edhe në trupa qiellorë, si në yje, diell e hënë. Paraqitja e Ibrahimit a.s. sikurse e beson një herë një yll e pastaj hënën dhe diellin ka si qëllim dialogun me anën e të cilit do ta bindte kundërshtarin për besimin e tij të gabuar. Për ndryshe Ibrahimi asnjëherë nuk ka pasur dyshim në Zotin e vërtetë Krijues.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.