6. Enam · ajete 81–83

سورة الأنعام
81

وَكَيۡفَ أَخَافُ مَآ أَشۡرَكۡتُمۡ وَلَا تَخَافُونَ أَنَّكُمۡ أَشۡرَكۡتُم بِٱللَّهِ مَا لَمۡ يُنَزِّلۡ بِهِۦ عَلَيۡكُمۡ سُلۡطَٰنٗاۚ فَأَيُّ ٱلۡفَرِيقَيۡنِ أَحَقُّ بِٱلۡأَمۡنِۖ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

We kejfe ‘ehafu ma ‘eshrektum we la tehafune ‘ennekum ‘eshrektum billahi ma lem junezzil bihi ‘alejkum sultanæn fe’ejjul-ferikajni ‘ehekku bil-’emni ‘in kuntum ta’lemune

E si t'ju frikohem atyre që ju ia shoqëruat, e ju nuk frikoheni për atë që i shoqëruat All-llahut pa pasur kurrfarë argumenti. E cili grup, pra, është më i drejtë të jetë i sigurt, nëse jeni që kuptoni?

82

ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَمۡ يَلۡبِسُوٓاْ إِيمَٰنَهُم بِظُلۡمٍ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلۡأَمۡنُ وَهُم مُّهۡتَدُونَ

el-Ledhine ‘amenu we lem jelbisu ‘imanehum bidhulmin ‘ula’ike lehumul-’emnu we hum muhtedune

Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.

83

وَتِلۡكَ حُجَّتُنَآ ءَاتَيۡنَٰهَآ إِبۡرَٰهِيمَ عَلَىٰ قَوۡمِهِۦۚ نَرۡفَعُ دَرَجَٰتٖ مَّن نَّشَآءُۗ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٞ

We tilke huxhxhetuna ‘atejnaha ‘ibrahime ‘ala kawmihi nerfa’u derexhatin men nesha’u ‘inne rebbeke hekimun ‘alimun

Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngrejmë në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t'i fshehet.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
I ati i Ibrahimit a.s. dhe populli i tij besonin në shumë zota. Në asi zotash, të gdhendur nga guri, nga druri, nga metali i trajtësuar si statuja, por edhe në trupa qiellorë, si në yje, diell e hënë. Paraqitja e Ibrahimit a.s. sikurse e beson një herë një yll e pastaj hënën dhe diellin ka si qëllim dialogun me anën e të cilit do ta bindte kundërshtarin për besimin e tij të gabuar. Për ndryshe Ibrahimi asnjëherë nuk ka pasur dyshim në Zotin e vërtetë Krijues.