وَتِلۡكَ حُجَّتُنَآ ءَاتَيۡنَٰهَآ إِبۡرَٰهِيمَ عَلَىٰ قَوۡمِهِۦۚ نَرۡفَعُ دَرَجَٰتٖ مَّن نَّشَآءُۗ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٞ
Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngrejmë në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t'i fshehet.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
I ati i Ibrahimit a.s. dhe populli i tij besonin në shumë zota. Në asi zotash, të gdhendur nga guri, nga druri, nga metali i trajtësuar si statuja, por edhe në trupa qiellorë, si në yje, diell e hënë. Paraqitja e Ibrahimit a.s. sikurse e beson një herë një yll e pastaj hënën dhe diellin ka si qëllim dialogun me anën e të cilit do ta bindte kundërshtarin për besimin e tij të gabuar. Për ndryshe Ibrahimi asnjëherë nuk ka pasur dyshim në Zotin e vërtetë Krijues.