ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهۡدِي بِهِۦ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦۚ وَلَوۡ أَشۡرَكُواْ لَحَبِطَ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Ky është udhëzim i All-llahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t'iu shkuar huq ajo që kanë vepuar.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete përshkruhet qëndrimi jo korrekt i disa njerëzve. Kur kanë vështirësi ose kanë ndonjë frikë të madhe, i luten Zotit, i luten Atij që është për t’iu lutur, por kur çlirohen, harrojnë, bile edhe e mohojnë. Zoti ka fuqi të ndëshkojë me lloj-lloj ndëshkimesh: me fatkeqësi natyrore, si nga qielli me ndonjë stuhi, vërshim etj., ashtu edhe nga toka me ndonjë tërmet, shembje etj., por edhe ti përçajë njerëzit, që ta luftojnë njëri-tjetrin. Këto janë masa për ata që nuk respektojnë mësimet e Zotit, Kuranin, e as këshillat e Pejgamberit a.s., prandaj besimtari nuk duhet të pajtohet me talljet që bëhen në llogari të fesë, e nëse s’ka tjetër mundësi, ai duhet të largohet nga ai vend. Megjithatë duhet të përkujtojmë ata që i ka mashtruar kjo jetë dhe kanë lënë pas dore jetën e vërtetë e të amshueshme, se gabimet e bëra nuk kanë me çka t’i shpaguajnë. Nëse njeriu lë pas dore udhëzimet e Zotit, ai i përngjan një të humburi në një shkretëtirë, që ka mbetur hajran-i hutuar dhe s’ka kush që mundet ta shpëtojë, pos Zotit, por Ai nuk i shpëton kriminelët. Në këto ajete janë të përmendur me emra tetëmbëdhjetë pejgamberë bashkë me Ibrahimin a.s.. Ibrahimi ishte i shtyrë në moshë, kur i dhuroi Zoti djalin Is-hakun, e gëzoi edhe më shumë kur e arriti edhe djalin e djalit Jakubin pejgamber. Përmendet Nuhu si paraardhës i Ibrahimit dhe si babai i dytë i njerëzimit. Davudi dhe Sulejmani ishin, edhe pejgamberë, edhe mbretër. Ejubi dhe Jusufi, që të dy u sprovuan me shumë vuajtje, prandaj përmendet ndaj njëri-tjetrit, kurse Musai e Haruni ishin vëllezër. Zekerijai, Jahjai, Isai dhe Iljasi ishin të dalluar me modesti ndaj përjetimeve të kësaj jete. Ismaili ishte bir i Ibrahimit, por nga tjetër nënë, e Luti djali i vëllait të Ibrahimit. Pejgamberët e përmendur këtu, nuk janë radhitur sipas rendit historik, por sipas cilësive të tyre të posaçme. Edhe pejgamberëve do t’u shkonte huq mundimi, nëse do të gabonin rreth besimit në Zotin një, pra kuptohet se sa rrezik është t’i mendohet ndonjë shok Atij. Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s. është më i lavdishmi, sepse është i urdhëruar t’i marrë shembull virtytet e pejgamberëve të tjerë dhe të grumbullojë cilësi të tëra, që për pejgamberët e tjerë ishin të posaçme. Thuaj: (e zbriti) Allahu”. Mandej lëri ata që luajnë në atë kotësinë e tyre.