6. Enam · ajete 89–91

سورة الأنعام
89

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحُكۡمَ وَٱلنُّبُوَّةَۚ فَإِن يَكۡفُرۡ بِهَا هَٰٓؤُلَآءِ فَقَدۡ وَكَّلۡنَا بِهَا قَوۡمٗا لَّيۡسُواْ بِهَا بِكَٰفِرِينَ

‘Ula’ikel-ledhine ‘atejnahumul-kitabe wel-hukme we en-nubuwete fe’in jekfur biha ha’uula’ fekad we kkelna biha kawmæn lejsu biha bikafirine

Ata ishin që u patëm dhënë librin, urtësinë e pejgamberllëkun; e nëse këta (idhujtarët mekas) e refuzojnë këtë (pejgamberllëkun tënd), Ne e kemi siguruar këtë me një popull që nuk e refuzon.

90

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ هَدَى ٱللَّهُۖ فَبِهُدَىٰهُمُ ٱقۡتَدِهۡۗ قُل لَّآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ أَجۡرًاۖ إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرَىٰ لِلۡعَٰلَمِينَ

‘Ula’ikel-ledhine hedallahu febihudahumu ektedihi kul la ‘es’elukum ‘alejhi ‘exhræn ‘in huwe ‘illa dhikra lil’alemine

Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim. Thuaj: "Unë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kur'anit) shpërblim prej jush. Ky nuk është tjetër, përveç një këshillë për mbarë njerëzit.

91

وَمَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدۡرِهِۦٓ إِذۡ قَالُواْ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ عَلَىٰ بَشَرٖ مِّن شَيۡءٖۗ قُلۡ مَنۡ أَنزَلَ ٱلۡكِتَٰبَ ٱلَّذِي جَآءَ بِهِۦ مُوسَىٰ نُورٗا وَهُدٗى لِّلنَّاسِۖ تَجۡعَلُونَهُۥ قَرَاطِيسَ تُبۡدُونَهَا وَتُخۡفُونَ كَثِيرٗاۖ وَعُلِّمۡتُم مَّا لَمۡ تَعۡلَمُوٓاْ أَنتُمۡ وَلَآ ءَابَآؤُكُمۡۖ قُلِ ٱللَّهُۖ ثُمَّ ذَرۡهُمۡ فِي خَوۡضِهِمۡ يَلۡعَبُونَ

We ma kaderu Ellahe hekka kadrihi ‘idh kalu ma ‘enzelel-lahu ‘ala besherin min shej’in kul men ‘enzelel-kitabel-ledhi xha’e bihi musa nuræn we huden lilnnasi texh’alunehu karatise tubduneha we tuhfune kethiræn we ‘ullimtum ma lem ta’lemu ‘entum we la ‘aba’uukum kuli Ellahu thumme dherhum fi hawdihim jel’abune

Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë kur thanë; "All-llahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!" Thuaj: "Kush e zbriti librin, me të cilin erdhi Musai e që ishte dritë e udhërrëfyes për njerëz, e të cilin ju e bëni të shpërndarë në letra, që disa i prezentoni, kurse shumicën e fshehni. Dhe u mësuat çka nuk e dinit ju as prindërit tuaj? Thuaj: (e zbriti) All-llahu". Mandej lëri ata që luajnë në atë kotësinë e tyre.