← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

6. Enam · Ajeti 91 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 6:89–6:94

Pasi që u tërhoqi vërejtjen atyre që donin të mohonin mundësinë e shpalljes së Zotit pejgamberëve, dhe jehudive që e falsifikonin Tevratin, duke fshehur atë që kishte të bënte me lajmin mbi ardhjen e pejgamberit të fundit, Muhammedit, edhe atyre që përpiqeshin të paraqiteshin si pejgamberë të rrejshëm apo përpiqeshin të thurnin diçka ngjashëm me Kur'anin - fjalë e Zotit, në ajetet e fundit përshkruhet dënimi i mizorëve mu në çastin e vdekjes, të cilin e zbatojnë engjëjt i dhe u japin mundime të mëdha, e më në fund përshkruhet edhe paraqitja e secilit të vetmuar I para Zotit, pa mall e pa evladë, ashtu si kanë ardhur në këtë jetë dhe demaskimi që do t'u bëhet atyre që i bënë shok ose i luten tjetër kujt, pos Zotit.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 6:91–6:92

- Ata nuk e madhëruan Allahun, ashtu si e meriton, kur thanë: “Allahu nuk i shpalli gjë askujt!” - Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu si i takon Madhërisë së Tij, kur i konsideruan profetët si gënjeshtarë dhe refuzuan shpalljet që ata sollën prej Tij. Këtu bëhet fjalë për kurejshët, të cilët e mohuan Muhamedin si Profet të Zotit, me arsyetimin bosh se ai na qenkësh prej njerëzve, sikurse thotë i Madhëruari: “Vallë, pse është çudi për njerëzit, që Ne i shpallëm një burri nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoji ata që besojnë se ata do të kenë shpërblime të mëdha (premtim i sigurt) nga Zoti i tyre!”. Ata që nuk besojnë, thonë: “Ky është vërtet një magjistar i madh!”. [Junus 2] Ai thotë gjithashtu: “Njerëzit nuk i pengoi asgjë që të besojnë, kur u erdhi shpallja, por ata thoshin: “A thua Allahu e dërgoi njeriun si profet?!” Thuaj: “Sikur të kishte në Tokë melekë që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t’u çonim atyre nga qielli melekët si profetë.”” [El isra 94, 95] Ndërsa këtu thotë: “Ata nuk e madhëruan Allahun, ashtu si e meriton, kur thanë: “Allahu nuk i shpalli gjë askujt!”. - Thuaj: “Kush e zbriti Librin, me të cilin erdhi Musai - një dritë e udhërrëfyes për njeriun? - Thuaju, o Muhamed, këtyre njerëzve që mohojnë se Allahu mund t’i zbresë shpallje një njeriu, këtë fakt të rëndësishëm dhe të pakundërshtueshëm: Kush e zbriti Librin, me të cilin erdhi Musai - një dritë e udhërrëfyes për njeriun? Nëpërmjet këtij fakti të pranuar e të njohur nga të gjithë, argumento për vërtetësinë që Allahu i dha Shpalljen Muhamedit. Dihet nga të gjithë dhe është fakt i pranuar që Teurati është shpallja që Allahu ia zbriti Musait, birit të Imranit, për të qenë dritë dhe udhëzim për njerëzit, nëpërmjet të cilit ata të gjenin dritën për zgjidhjen e çdo çështjeje e konflikti mes tyre. Ai ishte udhërrëfyes, për të shpëtuar nga errësira e dyshimeve dhe devijimit. Allahu i Lartësuar thotë: - Por ju e keni bërë atë të shpërndarë në fletë (të veçanta), duke shfaqur disa prej tyre, por duke fshehur një pjesë të madhe të tyre. - Ju e shndërruat atë në copëza fletoreje, të shkëputura nga Shpallja, duke i tjetërsuar, e keqinterpretuar sipas dëshirës e interesit tuaj, dhe pastaj thoni se ato janë nga Allahu, por ato, në fakt, nuk janë nga Allahu. Sikurse thotë i lartësuari: “Atëherë, mjerë për ata që, me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është prej Allahut”, për të arritur ndonjë fitim të paktë. Mjerë për ata, për çka shkruajnë me duart e tyre! Mjerë për ata, për çka fitojnë!” [El bekare 79]. Dhe thotë: “ Me të vërtetë, një grup prej tyre e shtrembërojnë Librin me gjuhën e tyre, që ju të mendoni se ato (fjalë) janë prej Librit, por ato nuk janë prej Librit. Ata thonë: “Këto (fjalë) janë prej Allahut”. Por ato nuk janë prej Allahut. Ata thonë gënjeshtra për Allahun, duke e ditur. ” [Al Imran 78]. - Juve ju mësua ajo që nuk e dinit - as ju e as prindërit tuaj. - Katade ka thënë që kjo u drejtohej idhujtarëve arabë. 9 Kështu, kuptimi është: Kush e zbriti Kur 'anin, nëpërmjet të cilit Allahu ju mësoi shumë ndodhi të së shkuarës dhe ngjarje që do të vijnë në të ardhmen, të cilat nuk i dinit ju e as etërit tuaj të parë?! - Thuaj: “Allahu”. - Ibn Abasi thotë që kuptimi është: “Thuaj: Allahu e zbriti.” Disa

nga të mëvonshmit thonë se Profeti u urdhërua që, në përgjigje të kësaj pyetjeje, t’u drejtohej idhujtarëve dhe t’u thosshte vetëm fjalën “Allahu”, e asnjë fjalë tjetër. Por kjo është e gabuar, sepse në gjuhën arabe, vetëm një fjalë, “Allahu”, nuk jep një fjali të kuptueshme, prandaj duhet me patjetër të shoqërohet nga një fjalë tjetër e nënkuptuar, në mënyrë që fjalia të jetë e rregullt. Atëherë, kuptimi është sikurse e ka përmendur Ibn Abasi.10 - Pastaj, lëri ata të zhyten në kotësinë e tyre. - Lëri ata të luajnë e dëfrejnë në kotësinë dhe injorancën e tyre, derisa t’u vijë nga Allahu “e sigurta” (pra, vdekja). Atëherë do ta shohin, a do të jenë ata të fituarit, apo besimtarët, adhuruesit e sinqertë të Allahut. - Edhe ky është një libër që e zbritëm Ne. Ai është i begatshëm dhe vërtetues i shpalljeve të mëparshme. Ne e shpallëm për të paralajmëruar Nënën e Qyteteve (Mekën) dhe gjithçka përreth saj. - Kur'ani është një libër, që e zbriti Allahu, me qëllim që, nëpërmjet tij, të paralajmërosh Mekën, - nënën e gjithë vendeve - dhe ata që janë rreth saj, pra, arabët dhe të gjithë popujt e botës. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. ...” [El ea’raf 158], dhe thotë: “... Mua më është shpallur ky Kur'an, që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet ...” [El en ’am 19], dhe thotë: “...Ndërsa për grupimet që e mohojnë atë, Zjarri është vendi i premtuar. ...” [Hud 17], dhe thotë: “I madhëruar qoftë Ai, që ia zbriti Dalluesin (Kur'anin) robit të vet (Muhamedit), që të jetë paralajmërues për të gjithë botën!” [Furkan 1]. Në dy Sahih-ët vjen hadithi se Profeti i Allahut ka thënë: 1124. “Më janë dhënë 5 gjëra, që nuk i janë dhënë asnjë profeti përpara meje: Jam ndihmuar e më është dhënë fitorja, përmes tmerrit që pushton zemrat e armiqve të mi që një muaj larg. E gjithë toka është bërë për mua vendfalje dhe pastrim. Më është lejuar plaçka e luftës. Më është dhënë e drejta për ndërmjetësimin e madh (Ditën e Gjykimit). Çdo profet dërgohej në popullin e tij në mënyrë të veçantë, ndërsa unë jam dërguar për të gjithë njerëzimin mbarë.” - Ata që besojnë në ahiretin, besojnë edhe në atë (Libër) - Kuptimi: O Muhamed, çdokush që beson tek ahireti, patjetër që do ta besojë edhe këtë libër, pra, Kur 'anin madhështor. Të tillë njerëz i karakterizon diçka e rëndësishme: - dhe janë të rregullt me namazin e tyre. - Ata janë të kujdesshëm në kryerjen e detyrimit që u ka lënë Allahu, domethënë, të namazit në kohën e vet.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 6:91

- “Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu si e meriton kur thanë: “Allahu nuk i shpalli gjë askujt” - Ky është një poshtërim dhe qortim i rëndë për jehudët dhe idhujtarët që mohuan Shpalljen, duke pretenduar se Allahu kurrë nuk i ka shpallur ndonjë gjë njerëzve. Kush thotë të tilla fjalë, nuk e ka vlerësuar Allahun ashtu si i takon

madhështisë së Tij. Ky është një cenim i urtësisë së Allahut. Ky është, gjithashtu, një pretendim i paturpshëm se Allahu i ka lënë robërit e Tij të çoroditur, të paudhëzuar dhe pa i urdhëruar e ndaluar, pa u vendosur kufij e ligje, që duhet t’u përmbahen e t’i zbatojnë. Këto fjalë janë shprehje e mosmirënjohjes për mirësinë më të madhe që Ai u dhuroi njerëzve - Shpalljen e Tij. Shpallja është e vetmja rrugë për njerëzit që të arrijnë lumturinë, nderin dhe fitoren në çdo aspekt. E ku ka cenim më të madh dhe shpifje më të shëmtuar sesa të pretendosh se Zoti kurrë nuk u ka shpallur gjë njerëzve?! Duke i bërë të kuptojnë kotësinë dhe pavërtetësinë e fjalëve të tyre dhe të pranojnë atë që edhe vetë ata e besojnë, Allahu thotë: - Thuaj: “Kush e zbriti Librin, me të cilin erdhi Musai - një dritë e udhërrëfyes për njeriun? Por ju e keni bërë atë të shpërndarë në fletë (të veçanta) , duke shfaqur disa prej tyre, por duke fshehur një pjesë të madhe të tyre. - Kush e shpalli Teuratin e madh? Kush e bëri atë dritë, që largon errësirat e injorancës? Kush e bëri atë udhëzim, që të shpëton nga humbja dhe devijimi? Kush e bëri atë udhëzues për në rrugën e drejtë, me dijen e saktë dhe veprat që urdhëron të zbatohen? Teurati është një libër, që u bë i famshëm në botë dhe që mbushi mendjet dhe zemrat e njerëzve. Por njerëzit filluan ta kopjonin atë nëpër fletë, pra, filluan të fusnin duart e ta manipulonin ashtu si donin. Atë që u përshtatej dëshirave të tyre e shfaqnin, ndërsa atë që binte ndesh me dëshirat e tyre e fshihnin, dhe kjo ka ndodhur shpesh dhe gjatë gjithë historisë. - Juve ju mësua ajo që nuk e dinit - as ju e as prindërit tuaj. - Prej këtij libri, ju dhe paraardhësit tuaj mësuat shumë gjëra që nuk i dinit. Pasi t'i pyesësh ata se kush e shpalli Teuratin, këtë libër madhështor dhe të dobishëm, atëherë ti thuaju: - “Allahu”. Pastaj, lëri ata të zhyten në kotësinë e tyre. - Allahu është Ai që e zbriti Shpalljen. Me këtë përgjigje zbardhet plotësisht e vërteta, aq sa të padrejtëve nuk u mbetet më asnjë justifikim. Pasi t’u japësh këtë përgjigje, atëherë lëri të luajnë dhe të koten në humbjen ku janë zhytur, derisa të vijë Dita e Premtuar.

← Enam 6:91