6. Enam · ajete 94–95

سورة الأنعام
94

وَلَقَدۡ جِئۡتُمُونَا فُرَٰدَىٰ كَمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ أَوَّلَ مَرَّةٖ وَتَرَكۡتُم مَّا خَوَّلۡنَٰكُمۡ وَرَآءَ ظُهُورِكُمۡۖ وَمَا نَرَىٰ مَعَكُمۡ شُفَعَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُمۡ أَنَّهُمۡ فِيكُمۡ شُرَكَٰٓؤُاْۚ لَقَد تَّقَطَّعَ بَيۡنَكُمۡ وَضَلَّ عَنكُم مَّا كُنتُمۡ تَزۡعُمُونَ

We lekad xhi’tumuna furada kema haleknakum ‘ewwele merretin we terektum ma hawwelnakum wera’e dhuhurikum we ma nera me’akum shufa’a’ekumul-ledhine ze’amtum ‘ennehum fikum shureka’u lekad tekatte’a bejnekum we delle ‘ankum ma kuntum tez’umune

Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit All-llahut). S'ka dyshim, është këputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjetësues apo zotëra tjerë).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi iu tërhoqi vërejtjen atyre, që donin të mohonin mundësinë e shpalljes së Zotit pejgamberëve, dhe jehudive, që e falsifikonin Tevratin, duke fshehur atë që kishte të bënte me lajmin mbi ardhjen e pejgamberit të fundit, Muhamedit a.s., edhe atyre që përpiqeshin të paraqiteshin si pejgamberë të rrejshëm, apo përpiqeshin të thurnin diçka të ngjashme me Kuranin - fjalë e Zotit, në ajetet e fundit përshkruhet dënimi i mizorëve mu në çastin e vdekjes, të cilin e zbatojnë engjëjt dhe ju japin mundime të mëdha, e më në fund përshkruhet edhe paraqitja e secilit të vetmuar para Zotit, pa pasuri e pa pasardhës, ashtu si kanë ardhur në këtë jetë dhe demaskimi që do t’u bëhet atyre, që i bënë shok ose i luten tjetër kujt, pos Zotit. kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë.
95

۞ إِنَّ ٱللَّهَ فَالِقُ ٱلۡحَبِّ وَٱلنَّوَىٰۖ يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَمُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتِ مِنَ ٱلۡحَيِّۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ

‘Innall-llahe falikul-hebbi we en-newa juhrixhul-hejje minel-mejjiti we muhrixhul-mejjiti minel-hejji dhelikumu Ellahu fe’enna tu’ufekune

S'ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës). Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)?