60. Mumtehine · ajete 12–13

سورة الـمـمـتـحنة
12

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِذَا جَآءَكَ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتُ يُبَايِعۡنَكَ عَلَىٰٓ أَن لَّا يُشۡرِكۡنَ بِٱللَّهِ شَيۡـٔٗا وَلَا يَسۡرِقۡنَ وَلَا يَزۡنِينَ وَلَا يَقۡتُلۡنَ أَوۡلَٰدَهُنَّ وَلَا يَأۡتِينَ بِبُهۡتَٰنٖ يَفۡتَرِينَهُۥ بَيۡنَ أَيۡدِيهِنَّ وَأَرۡجُلِهِنَّ وَلَا يَعۡصِينَكَ فِي مَعۡرُوفٖ فَبَايِعۡهُنَّ وَٱسۡتَغۡفِرۡ لَهُنَّ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Ja ‘ejjuha en-nebiju ‘idha xha’ekel-mu’uminatu jubaji’neke ‘ala ‘en la jushrikne billahi shej’æn we la jesrikne we la jeznine we la jektulne ‘ewladehunne we la je’tine bibuhtanin jefterinehu bejne ‘ejdihinne we ‘erxhulihinne we la ja’sineke fi ma’rufin febaji’hunne we estegfir lehunnel-lahe ‘innall-llahe gafurun Rehimun

O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të të japin besën se: nuk do t'i shoqërojnë asnjë send All-llahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do t'i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëherë prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t'i falë ato, se All-llahu është mëkatfalës dhe mëshirues.

13

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَوَلَّوۡاْ قَوۡمًا غَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ قَدۡ يَئِسُواْ مِنَ ٱلۡأٓخِرَةِ كَمَا يَئِسَ ٱلۡكُفَّارُ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡقُبُورِ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la tetewellew kawmæn gadibel-lahu ‘alejhim kad je’isu minel-’ahireti kema je’isel-kuffaru min ‘eshabil-kuburi

O ju që keni besuar, mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur hidhërim kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në marrëveshjen e Hudejbisë ndërmjet Pejgamberit a.s. dhe idhujtarëve ka qenë e përfshirë pika: kush shkon prej muslimanëve në Mekë, idhujtarët mekas nuk ishin të obliguar ta kthejnë atë, e kush ju vjen muslimanëve nga banorët e Mekës, këta ishin të obliguar ta kthejnë. Erdhi Umi Kulsum binti Ukbete bin Muit si emigrante e shpërngulur te Pejgamberi, e pas saj erdhën ta kërkojnë dy vëllezërit e saj Amari dhe Velidi. I thanë Pejgamberit t’ua kthejë sipas pikës që përmbante marrëveshja, e Pejgamberi a.s. iu tha se ai kusht ka qenë për burra e jo për gra. Ky rast është shkas i zbritjes së ajetit në fjalë, e muslimanët nuk janë të obliguar t’i kthejnë gratë e shpërngulura te jobesimtarët, pasi të vërtetojnë se ato janë të sinqerta në besim. Besimtarja nuk është hallall për idhujtarin e as idhujtari nuk është hallall për besimtaren, prandaj ato nuk kthehen. Muslimanët mund të martohen me to pasi ta kryejnë kohën e caktuar për pritje, e vlerën e kurorës t’ua kthejnë idhujtarëve, por edhe idhujtarët janë të obliguar t’ua kthejnë vlerën e kurorës grave të ikura prej muslimanëve e të shkuara tek ata. Nëse ndonjë grua shkon tek idhujtarët, dhe ata nuk i kthejnë vlerën e kurorës; muslimanët, kur t’iu vijë radha të paguajnë për gratë e idhujtarëve ua ndalin vlerën e kurorës së asaj gruaje dhe ia japin burrit të saj.