60. Mumtehine · Ajeti 13

سورة الـمـمـتـحنة
Përkthimi Sherif Ahmeti
13

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَوَلَّوۡاْ قَوۡمًا غَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ قَدۡ يَئِسُواْ مِنَ ٱلۡأٓخِرَةِ كَمَا يَئِسَ ٱلۡكُفَّارُ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡقُبُورِ

O ju që keni besuar, mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur hidhërim kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në marrëveshjen e Hudejbisë ndërmjet Pejgamberit a.s. dhe idhujtarëve ka qenë e përfshirë pika: kush shkon prej muslimanëve në Mekë, idhujtarët mekas nuk ishin të obliguar ta kthejnë atë, e kush ju vjen muslimanëve nga banorët e Mekës, këta ishin të obliguar ta kthejnë. Erdhi Umi Kulsum binti Ukbete bin Muit si emigrante e shpërngulur te Pejgamberi, e pas saj erdhën ta kërkojnë dy vëllezërit e saj Amari dhe Velidi. I thanë Pejgamberit t’ua kthejë sipas pikës që përmbante marrëveshja, e Pejgamberi a.s. iu tha se ai kusht ka qenë për burra e jo për gra. Ky rast është shkas i zbritjes së ajetit në fjalë, e muslimanët nuk janë të obliguar t’i kthejnë gratë e shpërngulura te jobesimtarët, pasi të vërtetojnë se ato janë të sinqerta në besim. Besimtarja nuk është hallall për idhujtarin e as idhujtari nuk është hallall për besimtaren, prandaj ato nuk kthehen. Muslimanët mund të martohen me to pasi ta kryejnë kohën e caktuar për pritje, e vlerën e kurorës t’ua kthejnë idhujtarëve, por edhe idhujtarët janë të obliguar t’ua kthejnë vlerën e kurorës grave të ikura prej muslimanëve e të shkuara tek ata. Nëse ndonjë grua shkon tek idhujtarët, dhe ata nuk i kthejnë vlerën e kurorës; muslimanët, kur t’iu vijë radha të paguajnë për gratë e idhujtarëve ua ndalin vlerën e kurorës së asaj gruaje dhe ia japin burrit të saj.