60. Mumtehine · Ajeti 9

سورة الـمـمـتـحنة
Përkthimi Sherif Ahmeti
9

إِنَّمَا يَنۡهَىٰكُمُ ٱللَّهُ عَنِ ٱلَّذِينَ قَٰتَلُوكُمۡ فِي ٱلدِّينِ وَأَخۡرَجُوكُم مِّن دِيَٰرِكُمۡ وَظَٰهَرُواْ عَلَىٰٓ إِخۡرَاجِكُمۡ أَن تَوَلَّوۡهُمۡۚ وَمَن يَتَوَلَّهُمۡ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ

All-llahu ua ndalon t'u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetes.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Qortimi që bëhet në fillim të sures për lidhje miqësie me armikun, edhe pse ka synim të përgjithshëm, si shkak ka njëfarë Hatab bin ebi Beltean, i cili shkruan një letër për idhujtarët mekas për t’i njoftuar, se Pejgamberi a.s. po bën përgatitje për çlirimin e Mekës, dhe atë letër ia jep një gruaje që udhëtonte për në Mekë. Pejgamberit a.s. i zbret vahji dhe e njofton për të. Ai e dërgon Aliun, Zubejrin dhe Mikdadin dhe iu thotë: Shkoni deri në Revdatu Hahin - vend jo larg Medinës; aty do të gjeni një grua udhëtare, që me vete ka një letër, merrjani letrën dhe sillmani mua. Ata shkojnë, e gjejnë atë grua dhe i kërkojnë letrën. Ajo një herë nuk pranon se ka letër me vete, e kur ata i kërcënohen dhe me këmbëngulje e kërkojnë letrën, ajo e nxjerr prej bishtalecave të flokëve dhe ua jep. Kthehen te Pejgamberi a.s., e ai e lexon letrën dhe thërret Hatabin e i thotë: “Ç’është kjo Hatab!?” Ai i përgjigjet: “O i Dërguar i Zotit, nuk jam tradhtar i fesë islame, por unë kam qenë në Meke një njeri jo i autoritetshëm si muhaxhirët e tjerë, u frikësova se nuk ka kush t’i mbrojë të afërmit e mi në rast lufte, prandaj për hir të mbrojtjes së farefisit tim e shkrova letër, e jo nga ndjenjat e tradhtisë!” Omeri kërkoi leje prej Pejgamberit ta dënojë me vdekje, por ai nuk pranoi, duke i thënë se Hatabi është pjesëmarrës i Bedrit...! Ibrahimi a.s. duhet t’iu shërbejë si shembull besimtarëve në mospranimin e miqësisë, as me të afërmit, nëse ata janë të besimit të gabuar. Nuk mund të merret si shembull Ibrahimi, për sa i përket lutjes së tij për babain e vet, pse ai pati shpresë, se babai do të kthehet në besim të drejtë; mirëpo kur vërejti se ai edhe më tej mbeti idhujtar, hoqi dorë edhe prej tij. Lidhja e raporteve dhe respekti i ndërsjellë me ata jobesimtarë, që nuk janë në armiqësi me muslimanët është e lejuar në lëmenj të ndryshëm të jetës. ktheni ato tek jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta, e as ata nuk janë të lejuar për to, e ju jepuni atyre (jobesimtarëve) atë që kanë shpenzuar për to (në emër të kurorëzimit). Ju nuk keni pengesë të martoheni me to, pasi t’ua jepni vlerën e kurorës. Mos i mbani nën kurorë idhujtaret por kërkoni (prej idhujtarëve mekas) atë që keni shpenzuar për to, dhe ata le të kërkojnë (prej jush besimtarë) atë që kanë shpenzuar. Këto janë dispozita të Allahut me të cilat Ai gjykon ndërmjet jush; Allahu është më i Dijshmi, më i Urti.