61. Saf · Ajeti 1 · Tefsir
Hyrja e sures Es-Saf Sherif Ahmeti
E zbritur në Medine, pas sures Et Tegabunu, ajete: 14
Përveç çështjeve të sheriatit islam, kjo sure shtron çështjen e luftës kundër armiqve të Zotit, të luftës për hirë të forcimit të fesë që e shpalli Ai dhe të lartësimit të fjalës së Tij.
Lavdëron besimtarët e rreshtuar si mur graniti për hirë të ngritjes së simbolit të së vërtetës së shpallur nga i madhëruari.
I bën një vështrim qëndrimit kokëfortë të jehudive kundër mësimeve të Musait dhe të Isait a.s.
Vërteton se është ligj i Zotit ta ndihmojë të vërtetën dhe vë në tallje atë që përpiqet t'i kundërshtojë, e si shembull sjell atë qyqarin që me frymën e gojës së vet mundohet ta shuajë dritën e diellit.
Në fund i thërret besimtarët që ta ndihmojnë rrugën e fesë që e caktoi Zoti, ashtu si e ndihmuan edhe havarijjunët Isain.
Quhet: "Suretus Saffi"' - kaptina e rreshtave, ngase flet për rreshtat e fortë të besimtarëve në luftë kundër armikut.
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 61:1–61:9
Allahun e madhëron dhe e lartëson me atë gjuhën e vet çdo qenie e send në qiej e tokë si: engjëjt, njerëzit, bimët, trupat e ngurtë etj.
Gjëja më e përbuzur tek Allahu është mospërputhja e fjalëve me vepra. Si duket kjo është një vërejtje e madhe ndaj besimtarëve, të cilët thoshin se do të dëshironin të dinin se cila vepër është më e dashura tek Allahu dhe për atë vepër do ta flijonin edhe pasurinë edhe shpirtin. Kur u ftuan në luftë kundër armikut të Zotit dhe të tyre, disa nuk e pëlqyen luftën, andaj u bëhet ky qortim. Por nuk duhet kuptuar se ky qortim ka pasur të bëjë vetëm me ta, ky është parim islam, sipas të cilit, njeriu është i obliguar ta zbatojë premtimin, ta realizojë atë që flet. Pejgamberi ka thënë: "Simptomet e munafikut janë tri: kur premton e thyen premtimin, kur flet diç gënjen dhe kur i besohet diç, bën hilet"
Populli i Musait e shqetësonte duke i shpifur: është i sëmurë prej bruhut, shko ti e lufto me Zotin tënd, kurse ne po rrimë këtu, bëna një zot si viçi i atyre që e adhuronin, e përgatitën një grua që i shpifi për amoralitet. Një popull i tillë nuk e meritoi ndihmën e Zotit për udhëzim në rrugë të drejtë.
Isai nuk e thërret atë popull: "O populli im", sikurse e thirri Musai, sepse Isai nuk ishte i origjinës së tyre, nuk kishte babë nga ata, andaj i thërret: "O beni israilë". Ai u thotë se jam i dërguar i Zotit, i besoi librat e mëparshëm dhe ju sjell një lajm të gëzueshëm se pas meje do të vijë një pejgamber Ahmed - falënderues dhe mirënjohës i madh ndaj Zotit. Por kur u solli argumente e mrekulli, ata i thanë se këto janë magji. thanë — E — Isait - sipas mendimit të shumicës së interpretuesve të Kur'anit, e ka mendime se i thanë Muhammedit.
Allahu përmes të dërguarit të vet e thërret njeriun në fenë e drejtë, në fenë islame, e ai i konsideron gënjeshtër e magji argumentet e Allahut dhe përpiqet ta fikë dritën e Allahut, Kur'anin, duke i quajtur magji, mirëpo, Allahu e ngriti lart dritën e vet mbi të gjitha besimet e tjera të kota, e kompletoi dhe përsosi, edhe pse e urrejtën mohuesit që konsiderohen njerëzit më mizorë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 61:1–61:4
Kjo sure ka zbritur pas sures Tegabun. Imam Ahmedi sjell nga Abdullah Ibn Selam hadithin, në të cilin ai thotë: 2664. “Një - herë, ne po diskutonim mes nesh se kush do të shkonte tek Profeti i Allahut dhe ta pyeste atë se cila punë është më e dashura për Allahun e Lartësuar. Por, në fakt, askush nga ne nuk shkoi. Ndërkohë, Profeti i Allahut dërgoi tek ne një burrë, për të na tubuar, dhe pastaj na lexoi suren Saf, të gjithën.” - “Allahun e madhëron me përlëvdim (tesbih) çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është Ngadhënjyesi, i Urti!” - Edhe më herët kemi folur për kuptimin e këtyre fjalëve. Allahu i Lartësuar njofton se gjithçka që ekziston në qiej dhe në Tokë i bën tesbih, duke e adhuruar dhe duke dësh - muar pastërtinë e Tij nga çdo mangësi. Çdo krijesë i falet dhe i përulet Atij; çdo krijesë e beson dhe adhuron Allahun si një të vetëm, pa shok dhe partnerë, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajete të tjera: “Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë , duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh.” [Isra 44]. Ai është El Aziz, është Krenari, Ngadhënjimtari, i Pampo - shturi, njëkohësisht Nënshtruesi dhe Mpo - shtësi i gjithçkaje. Ai është El Hakim - i Urti, që ka urtësi në kaderin dhe Sheriatin e Tij. Urtësia në kader, domethënë, në çdo ligj që ka vendosur të zbatohet në këtë gji - thësi dhe urtësia në gjithçka që ka vendosur të ekzistojë dhe në gjithçka që përcakton. Urtësia në Sheriat, domethënë, urtësi në çdo ligj që Allahu ka vendosur për krijesat, sipas të cilit ato duhet të adhurojnë Allahun dhe të jetojnë, ligje të cilat i ka sjellë nëpër - mjet profetëve dhe shpalljeve të Tij. Në vijim, i Lartësuari thotë: - “O ju që keni besuar! Përse thoni diçka, që pastaj nuk e bëni?” - Ky është një qortim i rëndë për ata të cilët premtojnë diçka, ose thonë një fjalë, dhe pastaj nuk e përmbushin atë. Kjo është arsyeja përse disa dijetarë selefë e përdornin këtë ajet të mre - kullueshëm si dëshmi se është e detyrue - shme të përmbushet çdo premtim që jepet. Kështu, personi që premton diçka duhet ta përmbushë atë që premton me çdo kosto, ose në të kundërt, është objekt i këtij ajeti. Këta sjellin, gjithashtu, hadithe të ndry - shme, ku përmenden cilësitë e munafikut. Në dy Sahihët vjen hadithi nga Profeti i Allahut, që ka thënë 2665. “Shenjat e munafikut janë tri: Kur flet, gënjen; kur premton, e thyen premtimin; dhe kur i besohet diçka, të tradhton.”. Gjithashtu: “Shenjat e munafikut janë tre: Kur flet, gënjen, kur lidh marrëveshje, e thyen atë, dhe kur polemizon, i kalon kufijtë (në padrejtësi).” Buhariu sjell hadithin nga Aishja, e cila ia atribuon Profetit: “Me të vërtetë, njeriu më i urryer tek Allahu është
ai që devijon nga e drejta, kalon kufijtë dhe është polemizues i padrejtë.” Allahu i Lartësuar e përforcon dhe një herë faktin se Ai e urren këtë vepër dhe na tregon ligësinë dhe shëmtinë e saj, duke thënë: - “Për Allahun, është shumë e urryer që të thoni diçka, që pastaj nuk e bëni.” - Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi sjellin hadi - thin nga Abdullah Ibn Amir Ibn Rabiah, i cili rrëfen: “I Dërguari i Zotit erdhi njëherë tek ne, kur unë isha i vogël. Unë dola të luaja dhe nëna ime më tha: “O Abdullah, eja, se do të të jap diçka!”. I Dërguari i Allahut i tha: “Çfarë deshe t'i jepje ?” - “Hurma.”. - “Po të mos e kishe bërë, do të ishte shkruar si gënjeshtër .” 131 Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!) ka gjykuar, bazuar edhe në këtë ajet, se është detyrë për atë që premton diçka, që ta përmbushë atë, nëse ky premtim bën që personi të cilit i është premtuar ngarkohet me detyrime kundrejt palëve të treta. Kështu, nëse dikush i thotë tjetrit, që nuk përmbush dot detyrimet martesore: “Martohu! Nëse e bën, unë do të të jap çdo ditë kështu e ashtu.” Nëse ai martohet, premtuesi e ka për detyrë të përmbushë atë që ka premtuar, sepse këtu kemi me një detyrim kundrejt krijesës, që - sikurse është rregulli - duhet përmbushur patjetër. Megji - thatë, shumica e dijetarëve kanë thënë se kjo nuk është detyrë që duhet të përmbushet gjithmonë. Por, sigurisht, përmbushja e premtimeve është prej virtyteve të larta dhe cilësive të imanit të vërtetë. Ndërsa në li - dhje me ajetin, kanë thënë se ai është shpa - llur e flet për një çështje e rast konkret, e pikërisht për ata që premtuan se do të bënin xhihad për hir të Zotit dhe nuk e mbajtën fjalën, sikurse thotë i Lartësuari në ajetet e tjera: “A nuk i ke parë (o Muhamed) ata të cilët u porositën: “Largoni duart tuaja prej luftës, falni namazin dhe jepni zekatin!?” Por kur iu bë detyrim lufta, një grup prej tyre iu frikësuan njerëzve ashtu si duhet t’i frikësohesh Allahut, madje edhe më shu - më. Ata thanë: “O Zoti ynë! Pse na e bëre detyrim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë pak më vonë!” Thuaju: “Kënaqësitë e kësaj bote janë të pakta; bota tjetër është shumë më e mirë për ata që janë të devotshëm. Juve nuk do t’ju bëhet padrejtësi aspak. Kudo që të jeni, vdekja do t’ju arrijë - edhe në qofshi në kështjellat më të forta. Sa herë që u vjen ndonjë e mirë, ata thonë: “Kjo është nga Allahu.”. Por nëse i godet ndonjë e ke - qe, thonë: “Kjo është nga ti (O Muhamed)”. Thuaju: “Të gjitha janë nga Allahu !” Ç’është me këta njerëz që nuk kuptojnë asgjë?” [Nisa 77, 78]. Ose: “Disa besimtarë thonë: “Sikur të ishte shpallur një sure (për luftën)!” Por kur shpallet ndonjë sure e qartë që flet për luftë, ata që kanë zemra të sëmu - ra, të shikojnë sikur të ishin në agoninë e vdekjes. Më të volitshme për ta do të ishin bindja dhe fjala e mirë. Por, kur merret vendimi (për luftë), do të ishte më mirë për ata që të jenë besnikë ndaj Allahut.” [Muhamed 20]. Po kështu, sipas shumicës së dijetarëve, edhe në këtë ajet flitet për të njëjtën çështje. Ibn Abasi thotë: “Disa be - simtarë, përpara se të bëhej detyrë xhihadi, shpesh thoshin dhe dëshironin që Allahu Krenar dhe i Lartësuar t’u tregonte për punën më të dashur tek Ai dhe ata ta bënin atë. Atëherë, Profeti ﷺ u tregoi se puna më e dashur është të besosh Atë, duke mos pasur asnjë dyshim, adhurimi i Tij e dorëzimi tërësisht tek Ai me bindje të plotë dhe xhihadi ose lufta kundër armiqve të Zotit dhe që i kundërvihen imanit. Por kur zbriti urdhri për xhihadin, shumë njerëz nuk e pëlqyen dhe iu duk e vështirë përmbushja e tij. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti: “O ju që keni besuar! Përse thoni diçka, që pastaj nuk e bëni?”. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar, si një ndërtesë e fortifi - kuar.” - Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na tregon rreth dashurisë që Ai ka për robërit e Tij besimtarë. Ata rreshtohen, për t’u përballur me armiqtë e Allahut të Lartë - suar, në zjarrin e luftës. Ata luftojnë në rrugën e Allahut kundër atyre që mohojnë Allahun; luftojnë me qëllimin e vetëm që fjala e Allahut të jetë më e larta dhe feja e
Tij të jetë e epërmja, mbi të gjitha besimet në këtë botë. Allahu i Lartësuar na bën të ditur se Ai e pëlqen që besimtarët të bashkohen dhe të mbështesin njëri -tjetrin, tamam si ajo ndërtesa e fortë, në të cilën gurët janë lidhur mirë me njëri-tjetrin. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu, që përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë: 2666. "Me tre persona qesh Allahu: me dikë që ngrihet natën për t’u falur, me një grup njerëzish që rreshtohen në namaz dhe një grup njerëzish që rreshto - hen për luftë.” Katadja ka thënë për shpre - hjen: “... si një ndërtesë e fortifikuar.”: Ai që ndërton një shtëpi dëshiron që ndërtesa e tij të mos prishet kurrë. Kështu, edhe Allahu i Lartësuar nuk dëshiron që të kundërshto - hen urdhëresat e Tij, prandaj i ka urdhëruar besimtarët që të rreshtohen drejt kur nis beteja ose kur falin namazin me xhemat. Për këtë arsye, zbatoni urdhëresat e Zotit, sepse ato janë mbrojtje, siguri dhe ruajtje për këdo që kapet pas tyre.”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 61:1–61:3
- “Allahun e madhëron me (tesbih) përlëvdim ç’gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti!” - Ajeti tregon, së pari, madhështinë dhe krenarinë e Allahut të Lartësuar. Ai është Ngadhënjimtari, para të Cilit janë nënshtruar të gjitha krijesat. Çdo gjë që ndodhet në qiell dhe në Tokë i bën tesbih Atij, duke e lavdëruar dhe duke iu lutur për nevojat e tyre. Allahu është i Urti, që ka përcaktuar dhe ligjëruar çdo gjë me urtësi. - “O ju që keni besuar! Përse e thoni atë që vetë nuk e bëni? Për Allahun, është shumë e urryer që ta thoni atë gjë që vetë nuk e bëni.” - Pse u flisni të tjerëve për të mirën, madje ndoshta lëvdoheni me të, ndërkohë që vetë ju nuk e veproni atë? Pse ndaloni nga të këqijat, dhe ndoshta lëvdoheni para njerëzve për pastërtinë e shpirtit tuaj, ndërkohë që ju vetë jeni të përlyer me to? A i shkon për shtat besimtarit kjo sjellje e shëmtuar. Nuk ka gjë më të urrryer për Allahun sesa robi të thotë atë që vetë nuk e vepron. Atëherë, është detyrë për urdhëruesin për të mira që të jetë i pari që nxiton për t’i vepruar ato. Po kështu, edhe ndaluesi nga të këqijat duhet të jetë vetë njeriu që qëndron më larg tyre. Thotë i Lartësuari në suren Bekare: “Si i urdhëroni njerëzit për të mira, dhe e harroni vetveten, kur ju e lexoni Librin?! A nuk po mendoni?!” [Bekare 44]. Shuajbi (a.s.) i tha popullit të vet: “O populli im! Shihni nëse unë kam prova të sigurta nga Zoti im dhe Ai, nga ana e Tij, më furnizon mua me begati e të mira! Unë nuk dua që duke ju kundërshtuar ju, të bëj vetë atë që juve dua t’jua ndaloj. Unë dëshiroj vetëm që të përmirësoj me sa kam fuqi, por suksesi (në misionin tim) vjen vetëm me ndihmën e Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem!” [Hud 88].