61. Saf · Ajeti 10 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 61:10–61:14
Zoti i madhëruar i njofton besimtarët për fitimin më të madh të cilin do ta arrijnë nëse vazhdojnë të - jenë besimtarë të denjë e të sinqertë dhe nëse do të luftojnë me mall e shpirt për rrugën e Zotit. Sipas Fahru Raziut, lufta është tri llojesh: luftë me veten dhe epshin e vet, luftë ndërmjet vetes dhe krijesave të tjera, duke iu shmangur lakmisë e duke u sjellur but e mëshirshëm ndaj të tjerëve dhe luftë për ta ndihmuar të vërtetën e shpallur prej Zotit. Havarijjunët ishin më të zgjedhurit, të cilët i besuan Isait dhe e ndihmuan, por beni israilët u dhanë në dy grupe: disa e besuan, kurse të tjerët nuk e besuan, e Allahu i ndihmoi besimtarët dhe i mundën me fakte dhe luftë kundërshtarët që ishin jehudi. Zoti gjithnjë ndihmon besimtarët kundër atyre që shtrembërojnë besimin dhe mbesin jashtë rrugës së vërtetë.
Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Es Saffu. I lavdëruar prej çdo kujt është Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 61:10–61:13
- “O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një pakt, që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm?” - Më herët permendëm hadithin e Abdullah Ibn Selamit dhe saha - bëve, të cilët pyetën Profetin ﷺrreth veprës më të dashur për Allahun Krenar dhe të Lartësuar, me qëllim që ata ta bënin atë. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti këtë sure, ndër ajetet e së cilës është edhe: “O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një pakt, që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm?” Në ajetet më pas, Allahu i Lartësuar e shtjellon më tej këtë pakt e tregti kaq me fitim, në të cilën i fton adhururesit e Tij: - “Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasu - rinë dhe veten tuaj! Kjo është shumë herë më e dobishme për ju, sikur ta dinit.” - Kjo ështe më e mirë se tregtia e dynjasë dhe rendja e lodhja pas saj. - “Ai ju fal gjynahet, ju fut në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, si dhe në pallate të bukura, në xhenetet e am - shuar.” - Nëse ju zbatoni urdhëresat e Tij, Ai ka për t’jua falur dhe mbuluar gjynahet dhe ka për t’ju futur në xhenetet e larta të Tij. - “Ky është fitimi i madh! ” - Ky është shpërblimi për ata të cilët përpiqen dhe për - kushtohen në këtë tregti me Zotin e Madhëruar. - “Edhe të tjera, që ju i dëshironi ...” - Kam për t’jua shtuar të mirat me një shpër - blim shtesë, të cilin ju e pëlqeni shumë. - “... ndihmën prej Allahut ...” - Nëse ju luftoni në rrugën e Allahut dhe ndihmoni për lartësimin e fesë së Tij, Ai ka për t’ju siguruar fitoren mbi armiqtë tuaj. I Lartë - suari thotë: “... Allahu nuk do t’ua humbë veprat atyre që bien dëshmorë në rrugën e Tij. Ai do t'i udhëzojë (drejt lumturisë) dhe do t'ua përmirësojë gjendjen. Ai do t’i fusë ata në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë. O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua forcojë këmbët tuaja.” [Muhamed 4 - 7]. Ose: “... Allahu do t'i ndihmojë ata që
ndihmojnë rrugën e Tij, - Allahu është i Plotfuqishëm dhe Ngadhënjimtar, - ata, të cilët, kur Ne u mundësojmë të vendohen në një vend, e falin rregullisht namazin, japin zekatin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen. Allahut i takon përfundimi dhe vendimi për çështjet.” [Haxh 40, 41]. - “... dhe një fitore të afërt.” - Edhe një mirësi të shpejtë, që në këtë dynja. Çdokush që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që përpiqet, sakrifikon dhe lufton në mbë - shtetje të fesë së Tij, atij do t’i takojë triumfi mbi armiqtë, suksesi për çdo çështje, arritja e çdo të mire dhe shpëtimi nga të këqijat në jetën e kësaj dynjaje, përveç mirësive të pashtershme të ahiretit. - “Atëherë, përgëzoji besimtarët!” - Përgëzoji për çdo të mirë, shpërblim, kënaqësi dhe mbarësi.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 61:10–61:14
- “O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një pakt (madhështor), që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm? ...” - Ky është një propozim i mrekullueshëm, që më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve u bën robve të Tij besimtarë. Me bujarinë e Tij, Ai i fton ata në tregtinë më të madhe, në objektivin më të lartë, që të shpëtojnë nga ndëshkimi i dhembshëm dhe të arrijnë lumturinë e përjetshme. Allahu i Lartësuar nuk e bën këtë ftesë në formë urdhërore, por në formën e një propozimi shumë të butë dhe dashamirës, për të treguar se çdo i urtë dhe i mençur mund ta arrijë këtë mirësi. Ajo është një ftesë e hapur për të gjithë, sepse është e arritshme për të gjithë, nëse do të gjykonin me urtësi dhe mençuri. Nëse dikush pyet për mënyrën se si arrihet kjo e mirë, Allahu i Lartësuar thotë:
- “Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij...” – Fillimisht, të besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij! Dihet mirë që besimi i vërtetë është bindja e plotë në gjithçka që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të besohet. Nëse ky besim është i sinqertë, ai e shtyn robin të shfaqë vepra e fjalë të mira. Sigurisht, ndër veprat më të spikatura, që shfaqet në praktikë dhe që dëshmon për sinqeritetin në besim, është xhihadi në rrugën e Zotit. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë: - “...dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten tuaj!” - Jepni për hir të Allahut pasurinë, madje edhe shpirtin tuaj, për të mposhtur armiqtë e Islamit! Kjo bëhet duke patur një qëllim të vetëm: lartësimin e fjalës së Allahut dhe triumfin e fesë së Tij, që i fton njerëzit në adhurimin e Allahut si Një i vetëm dhe i pashoq. Luftoni me shpirtin dhe pasurinë tuaja për hir të këtij qëllimi të madh, sepse një vepër e tillë, edhe pse është e vështirë, të jeni të sigurt se: - “Kjo është shumë herë më e dobishme për ju, sikur ta dinit.” - Kjo vepër sjell lumturinë dhe begatinë në dynja dhe në ahiret. Për sa i përket lumturisë së dynjasë, është shumë e qartë se nëpërmjet xhihadit arrihet fitorja kundër armiqve të Allahut, realizohen qëllimet e larta të fesë së Allahut, arrihet epërsia e të mirës kundër së keqes, ndërsa besimtarët fitojnë pasuri, siguri dhe qetësi në zemra. Ndërsa në ahiret, premtimi i pakthyeshëm për këta të zgjedhur është shpërblimi i madh dhe i pashembullt i Allahut të Lartësuar dhe shpëtimi nga ndëshkimi i Tij. I Lartësuari e thekson shpërblimin e tyre në ahiret, duke thënë: - “Ai jua fal gjynahet tuaja...” - Kjo falje përfshin të gjitha gjynahet, të mëdhatë dhe të voglat. Kështu, besimi i plotë dhe i vërtetë tek Allahu dhe xhihadi në rrugën e Tij i falin të gjitha gjynahet, edhe ato të mëdhatë. - “...ju fut në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj...” - Poshtë ndërtesave dhe kështjellave, poshtë tendave dhe dhomave të tyre të zbukuruara, mes pemëve të Xhenetit, rrjedhin lumenj, të cilët Allahu i Lartësuar i përshkruan si: “lumenj me ujë të kristaltë, lumenj qumështi me shije të paprishur, lumenj vere të këndshme për ata që pinë dhe lumenj mjalti të kulluar.” [Muhamed 15]. - “...dhe në pallate të bukura, në xhenetet e amshuar. Ky është fitimi i madh!” - Në Xhenet ka çdo mirësi dhe begati që të gëzon shpirtin dhe të kënaq syrin. Banorët e tij lumturohen kundruar ndërtesat e larta e të stolisura në mënyrë të mrekullueshme. Madje, banorët e Ilijin-it, që ndodhet në gradën më të lartë të Xhenetit, shihen nga banorët e tjerë të Xhenetit, ashtu sikurse shohim sot yjet vezullues në qiellin e dynjasë. Disa ndërtesa të Xhenetit janë të ndërtuara me tulla floriri, ndërsa disa të tjera me tulla argjendi. Tendat e fshehura mes bimësisë së dendur dhe lumenjve janë prej diamanti dhe prej koralesh. Disa vende pushimesh janë prej xhevahiresh me ngjyra të larmishme e të kristalta, aq sa që nga jashtë duket çfarë ka
brenda dhe nga brenda mund të shikosh çfarë ka jashtë. Në Xhenet ka aroma të freskëta dhe të mrekullueshme, ka kënaqësi të llojllojshme, që edhe më oratori nuk di t’i përshkruajë. Asnjë prej krijesave të kësaj bote nuk mund ta dijë realisht se si janë ato të mira. Sikur Allahu të mos i krijojë banorët e Xhenetit të pavdekshëm dhe sikur të mos i bëjë në një krijim të ri, që nuk pranon shkatërrimin dhe vdekjen, ata do të vdisnin nga lumturia e madhe, me të cilën do të përballen. I lavdëruar, i madhëruar dhe i lartësuar larg çdo të mete është Allahu, të Cilin askush nga krijesat e Tij nuk mund ta lavdërojë e falënderojë ashtu siç i takon. Allahu është ashtu sikurse e ka lavdëruar Veten e Vet. Ai është shumë e shumë më i lavdëruar, i madhëruar e i lavdishëm sesa mund ta lavdërojnë robtë e Tij. I lavdëruar dhe i mbushur plot mirësi është Allahu i Gjithëmëshirshëm! I bukur është Ai dhe të bukur janë emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Allahu e krijoi vendin e paqes dhe të mirësisë së përjetshme dhe vendosi brenda tij mrekulli, që çudisin mendjet e krijesave dhe mbushin me mall shpirtin e tyre. I lartësuar qoftë Allahu, të Cilit i takon urtësia e plotë! Nëse Allahu i Madhëruar do t’i bënte robtë që ta shihnin Xhenetin kur Ai e krijoi atë, atëherë, pasi të kishin parë mirësitë dhe mrekullitë e tij, askush nuk do të gjente më qetësi dhe kënaqësi me jetën e kësaj bote, por do të pushtohej tërësisht nga malli i papërballueshëm për Xhenetin e Allahut të Lartësuar. Të gjithë nuk do të reshtnin së punuari vetëm për arritjen e atyre mirësive. E si mund të hutoheshin e mashtroheshin të këta të përmalluar nga jeta e kësaj dynjaje të shkurtër, mirësitë e të cilës janë të përziera me dhimbje e frikë?! Xheneti është quajtur ‘Adn’ - ‘i Përhershëm’, për të treguar vazhdimësinë dhe përjetësinë e tij, për të treguar që banorët e tij nuk kanë për t’u larguar kurrë prej tij dhe kurrë nuk kanë për ta ndërruar ketë shpërblim të madh. Ky sukses nuk mund të krahasohet dhe shkëmbehet me asnjë fitore tjetër. Ky ishte shpërblimi i pashembullt i ahiretit për këtë tregti. Ndërsa për sa i përket shpërblimit në jetën e dynjasë, Allahu i Lartësuar thotë: - “Edhe të tjera që ju i dëshironi, si...” - Përveç shpërblimit të madh në ahiret, ju do t’ju jepet edhe një shpërblim i shpejtë në dynja, të cilin ju e dëshironi shumë: - “...ndihmë prej Allahut dhe fitore të afërt.” – Allahu do t’ju japë fitore mbi armiqtë tuaj, e cila do t’ju sjellë krenari dhe gëzim. Kështu do të hapet rrethi i Islamit dhe do të shtohen begatitë. Ky është shpërblimi i premtuar besimtarëve që luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Zotit. Por edhe besimtarëve të tjerë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në xhihad, Allahu i Lartësuar nuk ua pret shpresën për mirësitë e Tij. Duke dhënë një premtim gjithëpërfshirës, Ai thotë: - “Atëherë, përgëzoji besimtarët!” - Përgëzoji ata me një shpërblim të madh në jetën e dynjasë dhe në jetën tjetër. Secili do të shpërblehet sipas gradës së imanit, edhe pse nuk do të jetë në të njëjtin nivel me ata që kanë luftuar në rrugën e Zotit. Profeti (a.s.) ka thënë: “Me të vërtetë, në Xhenet ka njëqind grada, hapësira mes çdonjërës prej të cilave është sa hapësira mes qiellit dhe Tokës. Këto, Allahu i Lartësuar i ka përgatitur për luftëtarët në rrugën e tij”. 33 Pastaj i Lartësuari thotë: - “O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut,...” - Jini ndihmues dhe mbështetës së fesë së Allahut, me fjalët dhe me veprat tuaja, duke u përpjekur seriozisht dhe me sinqeritet për të realizuar dhe plotësuar fenë e Tij në veten tuaj, por edhe për përhapjen e saj tek të tjerët. Kjo detyrë kërkon që të pajiseni me dituri, të punoni sipas saj dhe të bëni durim në përhapjen e saj. Ju do të hasni në vështirësi të shumta, që do të kërkojnë edhe të luftoni me armiqtë e kësaj feje, të cilët e pengojnë përhapjen e saj. Ju do t’ju duhet të sakrifikoni pasurinë dhe jetën tuaj. Do t’ju duhet ta luftoni të kotën me dituri dhe argumente të qarta, por edhe me shpatë, kur e përcakton urtësia e Zotit. Kështu, me
dituri dhe fjalë të qarta, do ta ndriçoni të vërtetën për njerëzit, do t’u tregoni kotësinë dhe mashtrimin e të padrejtëve dhe do t’i paralajmëroni për rrezikun e rrugës së humbjes. Atëherë, të ndihmosh fenë e Allahut do të thotë, së pari, të mësosh e studiosh Librin e Allahut dhe Traditën e Profetit të Allahut, dhe pastaj të nxisësh edhe të tjerët që ta bëjnë një gjë të tillë, duke i urdhëruar për të mira dhe duke i ndaluar nga të këqijat, ashtu siç i ka përcaktuar feja e Zotit. Më pas, Allahu i Madhëruar i nxit besimtarët që të ndjekin shembullin e vëllezërve të tyre të mëparshëm, duke thënë: - “...sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?”” - Isai (a.s.) i ftoi dishepujt të bëheshin ndihmuesit e tij në rrugën e Zotit dhe ata menjëherë i dhanë besën duke i thënë: - “Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e Rrugës së Allahut!” – Kështu, bashkë me dishepujt e tij, Isai (a.s.) sakrifikoi për të ndihmuar dhe përhapur fenë e Zotit, duke duruar në të gjitha vështirësitë që i dolën. - “Disa prej bijve të Israilit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre dhe ata fituan.” – Si rezultat i përpjekjeve dhe thirrjes së Isait dhe dishepujve të tij, besuan disa prej bijve të Israilit, por pjesa tjetër refuzuan t’i përgjigjeshin ftesës së tij. Atëherë, besimtarët e sinqertë luftuan kundër mohuesve dhe Zoti u dha fitoren. Kështu, edhe ju, o populli i Muhamedit, bëhuni ndihmues të fesë së Allahut dhe ftues të njerëzve në rrugën e drejtë, që Allahu i Madhëruar t’ju ndihmojë dhe forcojë këmbët tuaja, ashtu sikurse veproi me besimtarët e sinqertë para jush. Kjo është rruga e fitores mbi armikun tuaj. Këtu mbyllet tefsiri i sures Saff, dhe për këtë falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar!