We ‘idh kale musa likawmihi ja kawmi lime tu’udhuneni we kad ta’lemune ‘enni resulu Ellahi ‘ilejkum felemma zagu ‘ezagallahu kulubehum wel-lahu la jehdil-kawmel-fasikine
Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: "O popull imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!" E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.
We ‘idh kale ‘isa ebnu merjeme ja beni ‘isra’ile ‘inni resulu Ellahi ‘ilejkum museddikæn lima bejne jedejje minet-tewræti we mubeshshiræn biresulin je’ti min ba’di esmuhu ‘ehmedu felemma xha’ehum bil-bejjinati kalu hadha sihrun mubinun
Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët".
We men ‘edhlemu mimmeni eftera ‘ala Ellahil-kedhibe we huwe jud’a ‘ilal-’islami wel-lahu la jehdil-kawme edh-dhalimine
E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqar.
Huwel-ledhi ‘ersele resulehu bil-huda we dinil-hekki lijudhhirehu ‘ala ed-dini kullihi we lew kerihel-mushrikune
Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahun e madhëron dhe e lartëson me atë gjuhën e vet çdo qenie e send në qiej e tokë si: engjëjt, njerëzit, bimët, trupat e ngurtë etj. Gjëja më e përbuzur tek Allahu është mospërputhja e fjalëve me vepra. Si duket kjo është një vërejtje e madhe ndaj besimtarëve, të cilët thoshin se do të dëshironin të dinin se cila vepër është më e dashura tek Allahu dhe për atë vepër do ta flijonin edhe pasurinë edhe shpirtin. Kur u ftuan në luftë kundër armikut të Zotit dhe të tyre, disa nuk e pëlqyen luftën, prandaj iu bëhet ky qortim. Por nuk duhet kuptuar, se ky qortim ka pasur të bëjë vetëm me ta; ky është parim islam, sipas të cilit njeriu është i obliguar ta zbatojë premtimin, ta realizojë atë që flet. Pejgamberi a.s. ka thënë:” Simptomat e munafikut janë tri: kur premton e thyen premtimin, kur flet diçka gënjen dhe kur i besohet diçka, bën hile!” Populli i Musait e shqetësonte duke i shpifur: është i sëmurë prej bruhut, shko ti e lufto me Zotin tënd, kurse ne po rrimë këtu, bëna një zot si viçi i atyre që e adhuronin, e përgatitën një grua që i shpifi për amoralitet. Një popull i tillë nuk e meritoi ndihmën e Zotit për udhëzim në rrugë të drejtë. Isai nuk e thërret atë popull: “O populli im”, sikurse e thirri Musai, sepse Isai nuk ishte i origjinës së tyre, nuk kishte babë nga ata, prandaj i thërret: “O Beni Israilë”. Ai iu thotë, se jam i Dërguar i Zotit, i besoj librat e mëparshëm dhe ju sjell një lajm të gëzueshëm, se pas meje do të vijë një pejgamber Ahmed - falënderues dhe mirënjohës i madh ndaj Zotit. Por kur iu solli argumente e mrekulli, ata i thanë se këto janë magji. I thanë Isait - sipas mendimit të shumicës së interpretuesve të Kuranit, e ka mendime se i thanë Muhamedit. Allahu përmes të dërguarit të vet e thërret njeriun në fenë e drejtë, në fenë islame, e ai i konsideron gënjeshtër e magji argumentet e Allahut, dhe përpiqet ta fikë dritën e Allahut, Kuranin, duke i quajtur magji; mirëpo Allahu e ngriti lart dritën e vet mbi të gjitha besimet e tjera të kota, e kompletoi dhe përsosi, edhe pse e urrejtën mohuesit, që konsiderohen njerëzit më mizorë. e Allahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.