62. Xhuma · Ajeti 5 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 62:1–62:8
Tesbihi i çdo gjëje që është në qiej e në tokë, këtu në këtë sure është shprehur me trajtat e foljes së kohës së tashme e të ardhshme, që jep të kuptohet se madhërimi ndaj Zotit është i pandërprerë.
Ndër arabë, para shpalljes islame të fundit, mbretëronte gjendja e analfabetizmit, andaj arabët quheshin ummijjinë. Zoti i nderoi arabët, kur nga mesi i tyre dërgoi Pejgamberin që t'ua lexonte Kur'anin, t'i pastronte prej ndytësisë idhujtarë, ua mësonte çështjet e fesë - sheriatit islam. Dërgimi i Pejgamberit, mësimet dhe pastërtinë që e bëri ai, u shërbejnë edhe të tjerëve që do të vijnë pas tyre e deri në kijamet.
Jehuditë, të cilët e patën librin e Allahut, Tevratin, që e lexuan dhe e ditën çka përmbante ai lidhur me ardhjen e Muhammedit pejgamber, nuk iu përmbajtën, andaj nuk patën kurrfarë dobie prej leximit të tij, ashtu si gomari që nuk ka kurrfarë dobie prej barrës së librave që i bart. Kështu aludohet për të gjithë ata që nuk i përmbahen dispozitave të librit të shpallur.
Jehuditë pretendonin se ishin popull më i afërt dhe më i dashur i Zotit, prandaj do të ishte e arsyeshme që ata ta dëshironin më së forti vdekjen, sepse ajo do t'u mundësonte shkuarjen sa më shpejt te i afërmi e i dashuri. Mirëpo, duke e ditur gabimin e tyre që e bënë kundër Muhammedit, të cilin nuk e pranuan, ndonëse ishin të paralajmëruar edhe në Tevrat, nuk donin të vdisnin fare, por asaj nuk mund t'i ikin, e as nuk mund t'i ikin përgjegjësisë para Zotit.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 62:5–62:8
- “Përngjasimi i atyre, që iu besua Teu - rati dhe nuk e zbatuan atë, është me go - marin, që, thjesht bart libra!” - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar qorton ashpër jehudët, të cilëve iu dha Teurati dhe u ngarkuan që ta zbatojnë, të punojnë dhe jetojnë sipas tij. Por ata nuk vepruan kështu. Atëherë, ata janë si gomari që bart libra. Kjo kafshë e përçmuar ndër njerëz mund të bart libra mbi shpinë, por nuk e di se çfarë janë, nuk ua di vlerën. Të tillë janë jehudët, të cilët u ngar - kuan me Teuratin, e memorizuan tekstin e tij, por nuk denjuan as ta kuptojnë atë dhe as të punojnë sipas të tij. Përkundrazi, ata e keqinterpretuan dhe e ndryshuan Shpalljen e Zotit. Madje, ata të mjerë janë më keq se gomari, sepse gomari, të paktën, nuk kup - ton. Ndërsa ata e kanë aftësinë për të kup - tuar, por nuk e përdorin këtë aftësi në lidhje me Shpalljen e Zotit. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Shumë janë xhindet dhe njerëzit që Ne i bëmë për Xhehenem. Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë, kanë sy me të cilët nuk shikojnë dhe kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, madje edhe më të humbur. Këta janë ata që shpërfillin paralajmërimet (e Zotit).” [Earaf 179]. - “Sa i keq është përngjasimi i atyre që mohojnë ajetet e Allahut! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.” - Ibn Abasi përcjell se i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: 2671. “Kushdo që flet kohën e faljes së xhumasë teksa imami është duke mbajtur hutbe, është si ai gomari që bart libra. Ndërsa ai që thotë këtij: “Hesht”, për të nuk ka xhuma.” 136 - “Thuaju: “O judej! Nëse mëtoni se jeni miqtë më të dashur të Allahut mbi të gjithë njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, në qoftë se jeni të sinqertë!”. - Nëse pretendoni se jeni ju të udhëzuarit në rrugën e drejtë dhe se Muhamedi dhe shokët e tij janë në humbje, atëherë lutuni për vdekjen atyre që janë në rrugën e humbjes nga dy grupet. Kjo qe një sfidë e hapur, ku Profeti ﷺ i ftoi. Në fakt, flitet për një lloj “mubâheletu”, domethënë për një lloj për - betimi, ku dy grupe kundërshtare e lusin Allahun që të ndëshkojë dhe mallkojë atë palë që është mashtruese. Në të tilla kushte, atyre nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të zgje - dhin: ose të besojnë Allahun dhe Profetin e Tij, ose të luten që mashtruesit dhe të pa - drejtët t'i kapë vdekja. Kjo mundësi e dytë duhej të ishte e thjeshtë për ata, nisur nga
pretendimi që kishin, se ishin më të dashurit e Allahut dhe mbi të gjithë njerëzit e botës. - “Por ata nuk do ta dëshirojnë kurrë atë për shkak të veprave, që kanë bërë me duart e tyre.” - Për shkak të mohimit, rebelimit dhe poshtërsive të tyre, ata kurrsesi nuk e dëshironin vdekjen. Ata e dinin shu - më mirë se kjo do të thoshte përshpejtim i ndëshkimit të hidhur për ta. - Allahu është i Gjithëditur për keqbërë - sit. - Në suren Al Imran përmendëm mubahelen e Profetit me të krishterët, pikërisht në fjalën e Allahut: “E vërteta vjen vetëm nga Zoti yt; prandaj ti mos u bëj kurrë nga ata që dyshojnë! Atyre që të kundërshtojnë në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta, thuaju: “Ejani të thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju dhe të lutemi për mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët!”.” [Al Imran 60, 61]. Ndërsa në suren Bekare përmendëm rastin e mubaheles, në të cilën Profeti ﷺ ftoi jehudët, ku i Lartësuari thotë: “Thuaj: “Nëse Bota tjetër është tek Allahu vetëm për ju e jo për njerëzit e tjerë, kërko - jeni vdekjen, nëse jeni të sinqertë.” Por ata nuk do ta kërkojnë kurrë vdekjen për shkak të veprave të tyre. Allahu di gjithçka për keqbërësit. Ju do të shihni se ata janë njerë - zit më lakmitarë për të jetuar, madje edhe më lakmitarë se idhujtarët. Çdokush prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet. Por edhe sikur të jetonte kaq, kjo nuk do ta shpëtonte atë prej dënimit. Allahu sheh gjithçka që bëjnë ata.” [Bekare 94 - 96]. Po kështu, edhe në suren Merjem përmendëm mubahelen e Profetit me ishujtarët. I Lartësuari thotë: “Thuaj: “Atë që është në humbje, le ta lërë i Gjithëmëshirshmi për një kohë të gjatë (në këtë jetë) . Por, kur ta shohin atë që u premtohet - dënimin ose kijametin - atëherë, do ta kuptojnë se kush ka pozitë më të ulët dhe rreth më të dobët.”” [Merjem 75]. Pra, thuaju, o Muhamed, idhujtarëve, që pretendojnë se janë në të drejtën, ndërsa ju jeni në të kotën: “Atë që është në humbje, - qoftë ai prej nesh ose prej jush, - le ta lërë i Gjithëmëshirshmi për një kohë të gjatë. Pra, le të vazhdojë jetën në atë gjendje dhe rrugë që ka zgjedhur.” Njëherë, Ebu Xhehli (Allahu e mallkoftë!) tha: 2672. “Nëse e shoh Muhamedin pranë Qabes, do të shkoj tek ai dhe do ta shkel në qafë!” I Dërguari i Zotit (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të!) tha: “Po të kishte vepruar ashtu, melekët do ta rrëmbenin në sy të njerë-zve.” Gjithashtu, Profeti i Alahut ka thënë: “Sikur çifutët të pranonin mubahelen, do të vdisnin dhe do t'i shihnin vendet e tyre në Zjarr. Nëse të krishterët do të dilnin në mubahele me të Dërguarin e Zotit, kur të ktheheshin në vendin e tyre, nuk do të kishin gjetur as pasuri e as familje.” Këtë hadith kanë sjellë Buhariu, Tirmidhiu dhe Nesaiu. - “Thuaju: “Vdekja, së cilës ju i ruheni, pa dyshim që ka për t’ju zënë! Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që e di të paduk - shmen dhe të dukshmen dhe atëherë, Ai do t’ju tregojë se çfarë keni vepruar.” - Ky i ngjan ajetit tjetër, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Kudo që të jeni, vdekja do t’ju arrijë - edhe në qofshi në kështjellat më të forta. ...” [Nisa 78].
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 62:5–62:8
- “Përngjasimi i atyre, që iu besua Teurati dhe nuk e zbatuan atë, është me gomarin, që, thjesht bart libra! Sa i keq është përngjasimi i atyre që mohojnë ajetet e Allahut!” - Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar përmendi bujarinë e Tij të pashembullt dhe mirësitë e Tij të pakrahasueshme që i dhuroi popullit të paditur dhe të zhytur në humbje, duke dërguar mes tyre Profetin analfabet. Ai i dalloi ata me vlera të larta, të cilat nuk i ka arritur askush prej popujve të tjerë, qofshin ata popuj që nuk kishin libër qiellor, qofshin ithtarë të Librit, të krishterë dhe jehudë. Nëpërmjet Profetit famëmadh dhe Shpalljes së përjetshme që ai solli, populli i palexuar u lartësua mbi të gjithë popujt e tjerë, nga të hershmit dhe të mëvonshmit. Edhe ithtarët e Librit, të cilët pretendonin se ishin dijetarë, edukatorë, të mençur dhe të urtë, mbetën shumë pas këtij populli të zgjedhur, që punoi me sinqeritet, këmbëngulje dhe përpikmëri, për të vënë në zbatim fenë e Zotit të tyre. Ishte pikërisht ky përkushtim shkaku i lartësimit të tyre. Në ajetet vijuese, Allahu i Lartësuar na jep të kuptojmë një fakt të tillë, duke përshkruar sjelljen e kundërt të jehudëve dhe të krishterëve. Allahu i Lartësuar i kishte ngarkuar jehudët dhe të krishterët që të studionin dhe zbatonin Teuratin, por ata nuk e kryen këtë detyrë. Për këtë arsye, ata nuk e meritonin të ishin popull i përzgjedhur. Ata e shpërfillën amanetin e Zotit, prandaj i Lartësuari i shëmbëlleu ata me gomarin, i cili mban në shpinë një barrë me libra. A përfiton një gomar nga librat që mban mbi shpinë?! A meriton ai të nderohet për shkak të ngarkesës që bart?! Kështu krahasohen dijetarët çifutë dhe të krishterë, të cilët nuk e vunë në zbatim Teuratin, një nga porositë më të rëndësishme të të cilit ishte ajo për pasimin e Muhamedit (s.a.u.s). Ata duhet ta ndiqnin këtë Profet, me cilësi të përshkruara qartë në Teurat. Po çfarë dobie u bëri atyre kjo porosi? Të vetmet gjëra që ata përfituan prej sjelljes së tyre ishin dëshpërimi dhe fakti që nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit për mohimin dhe refuzimin e të vërtetës. U poshtëroftë ai popull që mohon argumentet e qarta të Allahut të Lartësuar, të cilat dëshmojnë për vërtetësinë e Profetit të madh të fundit të kohës, Muhamedit (a.s.), dhe vërtetësinë e Shpalljes, që ai përcolli. Le ta dinë këta të mjerë se: - “Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.” - Për sa kohë ata kanë si cilësi padrejtësinë, urrejtjen dhe armiqësinë, Allahu i Lartësuar nuk ka për t’i udhëzuar në rrugën e drejtë. Një nga padrejtësitë e çifutëve është që ata e dinë shumë mirë se janë në rrugë të padrejtë, megjithatë pretendojnë me të madhe se janë në të vërtetën, madje se janë populli më i zgjedhur në të gjithë njerëzimin. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t’u thotë atyre: - “Thuaju: “O judej! Nëse mëtoni se jeni miqtë më të dashur të Allahut mbi të gjithë njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, në qoftë se jeni të sinqertë!”. - Nëse jeni të sinqertë kur thoni se jeni në rrugë të drejtë dhe të zgjedhurit e Allahut, atëherë kërkojeni vdekjen! Kjo duhet të jetë shumë e thjeshtë për ju, nëse do të ishit të sigurtë në pretendimin tuaj. Nga ana tjetër, mospranimi i këtij propozimi tregon të kundërtën. Duke qenë se ata thjesht kishin pretendime boshe dhe kurrë nuk do të
guxonin ta pranonin këtë sfidë, i Lartësuari thotë: - “Por ata nuk do ta dëshirojnë kurrë atë për shkak të veprave, që kanë bërë me duart e tyre. Allahu është i Gjithëditur për keqbërësit.” - Ngaqë janë të mbushur plot me gjynahe dhe poshtërsi, ata i tremb vdekja. Por të mos harrojnë se Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për zullumqarët. Asnjë padrejtësi e tyre nuk mund t’i fshihet Atij. Edhe pse ata kurrë nuk do ta kërkonin vetë vdekjen, kjo përsëri nuk ka për t’i shpëtuar, siç thotë i Lartësuari: - “Thuaju: “Vdekja, së cilës ju i ruheni, pa dyshim që ka për t’ju zënë! Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe atëherë, Ai do t’ju tregojë se çfarë keni vepruar.” - Pa diskutim do të vijë dita kur ata t’i gllabërojë vdekja, të cilën Zoti e ka bërë të pashmangshme për krijesat. Pas plotësimit të afatit të tyre në këtë dynja, kur ata t’i dorëzohen vdekjes, vjen Dita e Kijametit, kur ata do të kthehen të gjithë tek i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen. Ajo do të jetë dita kur secili do të shpërblehet me drejtësi për gjithçka që ka punuar, të mirë apo të keqe, të vogël apo të madhe.