← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

63. Munafikun · Ajeti 1 · Tefsir

Hyrja e sures El-Munafikun Sherif Ahmeti

E zbritur në Medine, pas sures El Haxhxhu, ajete: 11

Kjo sure e shpallur në Medinë, shtron çështje të sheriatit islam, por më së shumti i kushton kujdes çështjes së hipokritëve, të cilët të mbështetur në dyfytyrësinë e tyre, të deklaruar me gojë si myslimanë, kurse me zemër e me shpirt armiq të përbetuar të fesë islame, ishin më të rrezikshëm se mosbesimtarët e hapët, sepse me atë kamuflim arrinin t'i dëmtonin myslimanët më shumë se ç'mund të arrinin jobesimtarët e hapët.

Në këtë kaptinë zbulohen qëllimet dhe përgojimet e rënda të hipokritëve kundër vetë Pejgamberit pas luftës me beni Mustalikët.

Myslimanët këshillonen të mos angazhohen tepër me të mirat e kësaj jete e të lënë pas dore obligimet ndaj Allahut, të japin për rrugën e Tij para se të kalojë koha e pastaj të dëshpërohen.

Quhet: "Suretul Munafikunë" - kaptina e hipokritëve ngase kohë pas kohe përshkruhen veset e tyre të shëmtuara.

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 63:1–63:8

Hipokritët i thoshin Pejgamberit se e pranojmë që je i dërguar i Allahut. Këtë e thoshin vetëm me gojë sa për t'i mashtruar besimtarët, kinse edhe ata ishin myslimanë, dhe ashtu e mbronin veten dhe pasurinë e tyre me betime të rrejshme, por Zoti i madhëruar u tha se nuk ka nevojë për ju të dëshmoni se Muhammedi është Pejgamber, mjafton që Zoti vetë ka dëshmuar për këtë dhe dëshmon për munafikët se janë duke gënjyer.

Disa hipokritë ishin të pashëm, të zhvilluar fizikisht, madje edhe oratorë të mirë që ta ka ëndja t'i shikoje, por ishin aq të dobët shpirtërisht sa që çdo ngjarje e mendonin se ishte kundër tyre, pra, ishin si trunguj të prishur e të mbështetur për muri.

Disa besimtarë që me ta ishin të afërt nga gjaku, hipokritëve u thoshin: "Shkoni te Pejgamberi e kërkoni prej tij që t'i lutet Zotit për ju dhe ejani në rrugë, mirëpo, ata sillnin kokat në shenjë mohimi e fodullëku dhe ktheheshin. Por zemrat e tyre ishin të ngurosura, andaj edhe sikur të lutej Pejgamberi për ta, ata nuk do të mund të vinin në rrugën e drejtë, meqë zemërprishurit Allahu nuk i falë.

Njëfarë Abdullah ibni Ubej ibni Selul, udhëheqës i hipokritëve, ensarve - vendasve të Medinës u thoshte mos i ndihmoni muhaxhirët, që janë pranë Muhammedit në mënyrë që të largohen prej tij e ai të mbetet vetë.

Kah kthehen prej luftës me beni Mustalikët, afër një uji, ngatërrohet një ensar me një muhaxhir, zgjohet ndjenja e urrejtjes etnike dhe gati ngatërrohet e tërë ushtria e Muhammedit, por ai me - E - aftësinë e vet humane arrin shpejt ta shuajë atë grindje. Ibni Seluli e shfrytëzon rastin dhe u thotë të vetëve, a shihni çka bëjnë këta, është e vërtetë fjala e të parëve: "Nëse e ushqen mirë qenin, ai të han ty". Me këtë aludon në muhaxhirët, e mandej thotë: "Sa të kthehemi në Medinë, se krenari - mendon për veten - ka për ta përzënë të dobëtin - mendon për Pejgamberin". Atë thënie të tij e dëgjojnë myslimanët dhe i tregojnë Pejgamberit. biri i ibni Selulit ishte një mysliman shumë i sinqertë, i cili kur dëgjon se çka ka thënë i ati i tij, me shpatë të hapur zë pritë në dyer të Medinës. Andej kalojnë njerëzit, por kur vjen babai i tij, ai i thotë: "Pasha Allahun kurrë. nuk ke për të hyrë në Medinë, derisa të mos thuash: "I dërguari i Allahut është ai më krenari", e ti për vete të thuash: "Unë jam më i dobëti". Ai tha ashtu si e urdhëroi i biri. Djali shkoi te Pejgamberi e i tha: "O i dërguar i Zotit, kam dëgjuar se do ta mbysësh babain tim. Nëse. Pejgamberi i tha: "Jo, do të sillemi ashtu ke vendosur, më thuaj mua se unë ta sjell kokën e tij". Pejgamberi i tha: "Jo, do të sillemi butë e mirë me të derisa të jenë me ne". E ky ishte shkak i shpalljes së kësaj sureje.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 63:1–63:4

Zoti i Madhëruar, duke na treguar për hipokritët, thotë se ata e shprehnin besimin vetëm me gojë, kur shkonin te Profeti ﷺ , por, në të vërtetë, nuk ishin besimtarë: - Kur vijnë tek ti munafikët, thonë: “Dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut!” - Kjo ndodh veçse kur ata përballen me ty. Përpara teje, ata thonë se besojnë, por, në fakt, nuk është ashtu siç thonë. Më tej, pasi pohon se Muhamedi

është vërtet Profeti i Tij, Allahu i Madhë - ruar hedh poshtë pretendimet e munafikëve, duke thënë se ata gënjejnë kur thonë se be - sojnë që Muhamedi është Profeti i Allahut: - “Allahu e di se ti je i Dërguari i Tij, por Allahu dëshmon se munafikët janë gënjeshtarë.” - Ata mashtrojnë në deklarimet e tyre. Muhamedi është vërtet i Dërguari i Allahut, por dëshmia e tyre nuk është e sinqertë: nuk është e vërtetë se ata e besojnë një fakt të tillë. - “Ata përdorin si mburojë betimet e tyre dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Sa e ligë është kjo sjellje e tyre! ” - Ata tentojnë të ruhen prej njerëzve nëpër - mjet betimeve të pavërteta e shtirjes si besimtarë, që të besohen kur flasin. Kështu, ata që nuk e dinë të vërtetën, mashtrohen dhe i marrin për muslimanë. Ndoshta, njerëzit mund t’i marrin edhe si model, në veprat që kryejnë dhe fjalët që thonë. Në realitet, ata nuk kanë asnjë lidhje, dashuri e përkatësi me Islamin dhe muslimanët. Kjo, pa dyshim, u sjell dëm të madh shumë njerëzve dhe bëhet shkak për devijimin e tyre nga Islami. - “Ata besojnë e pastaj mohojnë ...” - Në zemrat e tyre është futur hipokrizia, për shkak se ata janë kthyer nga besimi në mosbesim dhe kanë këmbyer udhëzimin me devijimin. - “... prandaj zemrat e tyre janë vulosur dhe ata nuk kuptojnë.” - Domethënë, në zemrat e tyre nuk arrin udhëzimi dhe asnjë e mirë. Kështu, ata nuk janë të aftë të kuptojnë dhe as të gjejnë udhëzimin. - “Kur i sheh ata, të mahnisin, e kur flasin, u dëgjohet fjala ...” - Ata janë tërheqës e të bukur, kanë elokuencë të spi - katur dhe një gjuhë të pasur, prandaj i dë - gjojnë me vëmendje kur flasin. Megjithatë, përbrenda janë jashtëzakonisht të dobët, plot frikë, panik dhe të alarmuar: - “Po ata janë si trungje bosh e të mbë - shtetur. Çdo thirrje e mendojnë sikur është kundër tyre.” - Sa herë që ndodh diçka e pazakontë, ata, nga frika e madhe që i karakterizon, besojnë se do t'u ndodhë atyre, siç thotë Allahu i Madhëruar në ajetin tjetër: “Por edhe atëherë vrapojnë të marrin veç për vete. Pastaj, kur i pushton frika, do t'i shohësh se si të shikojnë me ata sytë e tyre, që rrotullohen si të atij që është në agoni. Dhe kur u largohet frika, ata ju sul - mojnë me ato gjuhë therrëse, duke lakmuar për pasuri (plaçkë lufte). Të tillë njerëz nuk kanë besuar, prandaj Allahu ua asgjësoi veprat, dhe kjo për Allahun është lehtë. Ata mendonin (nga frika e madhe) se ushtritë (armike) ende nuk ishin larguar. Dhe nëse ushtritë (armike) do të ktheheshin edhe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë mes beduinëve dhe të sigurt atje larg të merrnin lajme për ju. Por, edhe sikur të ishin në mesin tuaj, shumë pak do të luftonin.” [Ahzab 19, 20]. Ata janë thjesht imazhe, pa asnjë brumë e mirësi brenda tyre. - “Ata janë armiq, prandaj ruhu prej ty - re! Allahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!” - Si mund të braktisin të vërteteën e preferojnë devijimin humbjen dhe errësi - rën. Është përcjellë në hadith të saktë, se Profeti ka thënë: 2683. “Shenjat e munafi - kut janë tre: “Kur flet gënjen, kur lidh ma - rrëveshje, e thyen atë, dhe kur polemizon, i kalon kufijtë (në padrejtësi).” Dhe ka th ënë gjithashtu: “Shenjat e munafikut janë tre: Kur flet gënjen, kur premton e thyen prem - timin, dhe kur i besohet diçka të tradhton.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 63:1–63:6

Me ardhjen e Profetit (a.s.) në Medinë, muslimanët u shtuan dhe Islami u fuqizua. Gjatë kësaj kohe, pati njerëz prej dy fiseve të mëdha të Medinës, Eus dhe Hazrexh, që nuk e kishin pranuar Islamin me zemër, por thjesht shfaqeshin si të tillë. Brenda në zemra ata fshihnin kufrin, ndërsa silleshin si muslimanë thjesht e vetëm për të ruajtur jetën, pasurinë dhe emrin e tyre. Allahu i Lartësuar solli në Kur'an një përshkrim të qartë të tyre, në mënyrë që ata të njiheshin dhe që muslimanët e sinqertë të kishin kujdes dhe të ruheshin prej tyre. Thotë Allahu i Lartësuar: - “Kur vijnë tek ti munafikët, thonë: “Dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut!” - Kur ata shkonin te Profeti (a.s.), dëshmonin para tij se e besonin si të dërguar të Zotit. Por kjo dëshmi ishte thjesht një hipokrizi, edhe pse Profeti (a.s.) nuk kishte aspak nevojë për dëshminë apo mbështetjen e tyre, pasi sikurse thotë Allahu i Lartësuar: - “Allahu e di se ti je i Dërguari i Tij, por Allahu dëshmon se munafikët janë gënjeshtarë. - Allahu i Lartësuar dëshmon se ata gënjejnë kur thonë se të besojnë ty si profet të Tij. Deklaratat e tyre janë të pavërteta dhe nuk u burojnë nga zemrat. Ato thuhen për shkaqe të tjera, të cilat Allahu i Lartësuar na i sqaron më pas: - “Ata përdorin si mburojë betimet e tyre dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut." – Duke u betuar, ata përpiqeshin të mbulonin hipokrizinë e tyre. Kështu, ata e privuan veten nga udhëzimi i drejtë i Zotit. Me hipokrizinë e tyre, ata mundoheshin të helmonin e devijonin edhe të tjerët, të cilët nuk ishin në dijeni dhe nuk e dallonin hipokrizinë e tyre. - “Sa e ligë është kjo sjellje e tyre!” – Ishte e ligë, sepse ata hiqeshin sikur besonin, ndërkohë që në zemër fshihnin kufrin. Jo vetëm kaq, por u betoheshin të tjerëve se ishin të sinqertë, që edhe ata t’i shihnin si besimtarë. - “Ata besojnë e pastaj mohojnë; prandaj zemrat e tyre janë vulosur dhe ata nuk kuptojnë.” - Ata arritën në këtë gjendje, për shkak se nuk ishin të qëndrueshëm në mbajtjen dhe respektimin e imanit të vërtetë, ashtu siç i takon atij, por nga njëra anë besonin, pastaj mohonin. Për pasojë, Allahu ua vulosi zemrat, në mënyrë që në to të mos hynte kurrë e mira. Ata e merituan

këtë ndëshkim, sepse shpërfillën besimin e vërtetë. - “Kur i sheh ata, të mahnisin, e kur flasin, u dëgjohet fjala.” – Po t’i shohësh, ata të mahnisin me pamjen e tyre; edhe kur flasin, atyre u dëgjohet fjala. Kështu, ata gjithmonë rregullojnë pamjen dhe fjalët e tyre, që të tjerët të çuditen me ta dhe të mos shohin se çfarë fshihet pas tyre. E vërteta është se pas fizionomisë dhe fjalëve të tyre nuk ka asgjë prej moralit të mirë dhe as prej udhëzimit të drejtë, për të cilin urdhëron feja e Zotit. Ata janë ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar: - “Po ata janë si trungje bosh e të mbështetur.” - Ata janë të padobishëm, madje sjellin veçse dëm. Allahu i Lartësuar vazhdon të tregojë të tjera cilësi të ulëta të tyre: - “Çdo thirrje e mendojnë sikur është kundër tyre.” - Kjo ndodh për shkak të dobësisë së zemrës së tyre, sepse ata janë frikacakë. Zemra e tyre është e mbushur me dyshime dhe ata janë gjithmonë të frikësuar se mos u zbulohet ajo që e fshehin. - “Ata janë armiq, prandaj ruaju prej tyre!” – Në fakt, këta janë armiq më të rrezikshëm sesa armiqtë e deklaruar. Munafikët shfaqen si miq dhe të dashur, por në të vërtetë janë armiq të përbetuar, që thurin kurthe dhe intriga. Për këtë arsye, duhet kujdes i madh për t’u ruajtur prej tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: - “Allahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!” - Si e braktisin ata fenë Islame, pasi iu bënë të qarta argumentet dhe mësimet e mrekullueshme të saj, për të përqafuar kufrin, i cili nuk u sjell asnjë dobi, por veçse dëshpërim dhe shkatërrim?! - Kur u thuhet: “Ejani tek i Dërguari i Allahut, sepse ai do të kërkojë falje për ju!”,...” - Kur munafikët ftoheshin që të shkonin te Profeti (a.s.), që ai të kërkonte falje për ta, që gjendja e tyre të rregullohej dhe veprat e tyre të pranoheshin, ata e refuzonin në mënyrë të prerë një ftesë të tillë. Allahu i Lartësuar thotë: - “...ata tundin kokën dhe i sheh tek të kthejnë shpinën me fodullëk.” – Ata tundnin kokën, në shenjë mospranimi të ftesës për t’i kërkuar ndjesë Profetit (a.s.) dhe për t’i kërkuar atij që të lutej për faljen e tyre. Përkundrazi, ata do të vazhdonin të pengonin njerëzit nga e vërteta, për shkak të urrejtjes që kishin për të. Ata tregonin mendjemadhësi ndaj pasimit të rrugës së drejtë. Kështu vepronin munafikët kur ftoheshin për të shkuar te Profeti (a.s.), që ai të lutej dhe të kërkonte falje për ta. Ky ishte, sigurisht, tregues i butësisë së Allahut të Lartësuar dhe i nderimit për Profetin e tij, duke mos e bërë të mundur që ata të shkonin tek ai dhe t’i kërkonin të lutej për ta. Profeti i Zotit nuk mund të binte në atë nivel dhe të bënte lutje që nuk do t’i pranoheshin. Për të tillë njerëz është njëlloj, kërkon apo s’kërkon falje për ta, sepse Allahu i Madhëruar nuk ka për t’i falur ata: - "Njëlloj është - kërkon apo nuk kërkon falje për ta, sepse Allahu nuk ka për t’i falur kurrsesi. - Ata janë njerëz të prishur, që kanë dalë nga rruga e bindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe i kanë dhënë përparësi kufrit kundrejt imanit. Si të tillë, kërkimi i faljes nga ana e Profetit (a.s.) nuk do t’u bëjë atyre dobi. Kështu, Allahu i Lartësuar e nderoi Profetin e Tij duke e ruajtur që të mos bënte lutje të pafrytshme. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kërko falje për ta ose mos kërko, por edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t’i falë, sepse ata kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që shkelin kufijtë.” [Teube 80]. - “Allahu nuk i udhëzon ata që i shkelin kufijtë.” – Arsyeja është se ata nuk e meritojnë udhëzimin e Allahut të Lartësuar. Ata refuzojnë të kryejnë ato vepra që Zoti i ka përcaktuar si shkaqe të udhëzimit.

← Munafikun 63:1