63. Munafikun · ajete 6–9

سورة الـمنافقون
6

سَوَآءٌ عَلَيۡهِمۡ أَسۡتَغۡفَرۡتَ لَهُمۡ أَمۡ لَمۡ تَسۡتَغۡفِرۡ لَهُمۡ لَن يَغۡفِرَ ٱللَّهُ لَهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡفَٰسِقِينَ

Sewa’un ‘alejhim ‘astegferte lehum ‘em lem testegfir lehum len jegfirel-lahu lehum ‘innall-llahe la jehdil-kawmel-fasikine

Sa u përket atyre, është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t'i falë dhe është e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhëzimin popullit arrogant.

7

هُمُ ٱلَّذِينَ يَقُولُونَ لَا تُنفِقُواْ عَلَىٰ مَنۡ عِندَ رَسُولِ ٱللَّهِ حَتَّىٰ يَنفَضُّواْۗ وَلِلَّهِ خَزَآئِنُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَٰكِنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ لَا يَفۡقَهُونَ

Humul-ledhine jekulune la tunfiku ‘ala men ‘inde resuli Ellahi hetta jenfeddu we lillehi haza’inu es-semawati wel-’erdi we lekinnel-munafikine la jefkahune

Ata janë që u thonë (vendasve të Medines): "Mos u jepni atyre që janë me të dërguarin e All-llahut (muhaxhirëve), ashtu që të shpërndahen! Po, të All-llahut janë pasuritë (depot) e qiejve e të tokës, por hipokritët nuk janë duke kuptuar".

8

يَقُولُونَ لَئِن رَّجَعۡنَآ إِلَى ٱلۡمَدِينَةِ لَيُخۡرِجَنَّ ٱلۡأَعَزُّ مِنۡهَا ٱلۡأَذَلَّۚ وَلِلَّهِ ٱلۡعِزَّةُ وَلِرَسُولِهِۦ وَلِلۡمُؤۡمِنِينَ وَلَٰكِنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ لَا يَعۡلَمُونَ

Jekulune le’in rexha’na ‘ilal-medineti lejuhrixhennel-’e’azzu minhal-’edhelle we lillehil-’izzetu we liresulihi we lilmu’uminine we lekinnel-munafikine la ja’lemune

Ata thonë: "Nëse do të kthehemi (prej luftës me Beni Mustalikët) në Medine, ai më i forti patjetër prej aty ka për ta përzënë atë më të dobëtin!" (ashtu thanë) Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë.

9

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تُلۡهِكُمۡ أَمۡوَٰلُكُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُكُمۡ عَن ذِكۡرِ ٱللَّهِۚ وَمَن يَفۡعَلۡ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la tulhikum ‘emwalukum we la ‘ewladukum ‘an dhikri Ellahi we men jef’al dhalike fe’ula’ike humul-hasirune

O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.