← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

64. Tegabun · Ajeti 11 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 64:11–64:18

Disa besimtarë në Meke nuk arritën të shpërngulen me kohë në Medinë, për shkak të grave e fëmijëve të vet, por kur erdhën më vonë i panë ata që ishin shpërngulur më heret se si ishin pajisur me njohuri e dashuri të fesë, andaj u demoralizuan dhe gati sa nuk i lëshuan gratë dhe sa nuk i përzunë fëmijët. Kur'ani u tha t'ua falin gabimin se edhe Allahu shumë falë, por duhet ditur se çdo gjë e kësaj jete është një lloj sprove, prandaj, nuk duhet mashtruar pas saj e të lihet adhurimi ndaj Allahut. Zoti urdhëron të përpiqemi e të angazhohemi me adhurim ndaj Tij aq sa kemi mundësi, e të mos e ngarkojmë veten me çka nuk kemi mundësi. Kjo ka të bëjë me veprat e mira, por kur është fjala për punët që janë të ndaluara, e kemi hadithin e Pejgamberit: "Kur t'ju urdhëroj për diçka, kryene sa të mundeni, e kur t'ju ndaloj nga diçka, largohuni krejtësisht prej saj!" (shejhajn)

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Et Tegabun. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 64:11–64:13

Allahu i Lartësuar na jep një mesazh të ngjashëm me atë që solli në suren Hadid, kur tha: “Nuk ndodh asnjë sprovë në Tokë e as në veten tuaj, që të mos jetë (e regji - struar) në Libër para se të ndodhë. Kjo për Allahun është e lehtë.” [Hadid 22]. Ndërsa këtu Ai thotë: - “Çdo fatkeqësi ndodh veçse me lejen të Allahut.” - Çdo gjë ndodh me vullnetin, urdhrin, përcaktimin dhe dëshirën e Tij. Asgjë nuk del jashtë përcaktimit dëshirës dhe vullnetit të Allahut të Madhëruar.

- “Kush i beson Allahut, Ai ia udhëzon zemrën. Allahu di gjithçka.” - Çdokush që goditet me një fatkeqësi, duke e ditur mirë se kështu e kishte përcaktuar Zoti, dhe bën durim, duke llogaritur shpërblimin dhe duke iu dorëzuar me zemër të kënaqur e të qetë përcaktimit (kaderit) të Allahut, këtij njeriu Allahu i Madhëruar premton se ka për t’ia udhëzuar zemrën. I Madhëruari premton se do t’ia zëvendësojë atë që i humbet me diçka më të mirë, pra, me udhëzimin e zemrës drejt një besimi të fortë e të palë - kundshëm, me siguri të plotë dhe sinqeritet të vërtetë në besim. Madje, edhe vetë mirësinë e humbur ka për t’ia zëvendësuar me një tjetër si ajo, ose edhe më të mirë. Ali Ibn Ebu Talha përcjell prej Ibn Abasit këtë shpjegim: “Allahu i Madhëruar ia udhëzon zemrën drejt sigurisë së plotë në besim, dhe kështu robi ka për ta mësuar dhe do të jetë i bindur se ajo që e goditi, kurrë nuk ka pasur mundësi të mos e godiste dhe ajo që nuk e ka goditur, kurrë nuk ka pasur mundësi ta godasë.” Ndërsa Eameshi përcjell prej Ebu Dhibjanit, që tregon: “Ne ishim tek Alkame, kur në praninë e tij u lexua ky ajet: “Kush i beson Allahut, Ai ia udhëzon zemrën.”. Kur u pyet për të, ai tha: “Është ai njeri, i cili, kur e godet ndonjë fatkeqësi e bela, ai e di mirë dhe është i sigurt se ka ndodhur me lejen e dëshirën e Zotit, prandaj është i kënaqur me caktimin e tij dhe tërësisht i dorëzuar për ta pranuar këtë caktim të Zotit.” Kështu e ka sjellë Ibn Xheriri dhe Ibn Ebu Hatimi. Ndërsa Seid Ibn Xhubejri dhe Mukatil Ibn Hajani sjellin shpjegimin: “Kush i beson Allahut, Ai ia udhëzon zemrën”, domethë-në, i lutet Zotit dhe thotë duanë e fatke -qësisë: “Innâ lil-lahi ue innâ Ilejhi râxhiûn - Vërtet, të Allahut jemi dhe, pa dyshim, tek Ai do të kthehemi!” Në hadithin që vjen në dy Sahih-ët, Profeti ka thënë: 2688. “Çudi me çështjen e besim - tarit! Çdo gjë që Allahu i cakton, është mirësi për të. Nëse e godet një fatkeqësi, ai bën durim, dhe kjo është mirësi për të. Nëse i vjen një e mirë, ai tregon mirënjohje, dhe kjo është mirësi për të. Por kjo nuk i ofrohet askujt tjetër veç besimtarit.”. Ubade Ibn Samiti tregon: “Erdhi një burrë tek i Dërguari i Allahut, - lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, - dhe i tha: “O i Dërguar i Zotit, cila është puna më e mirë?” Ai tha: "Besimi te Zoti, pohimi e pranimi i çdo gjëje që vjen prej Tij dhe lufta në rrugën e Tij.” Ai tha: “Unë dua diçka më të lehtë se kjo, o i Dërguar i Zotit.” Ai tha: "Mos e akuzo (a kundërshto) Zotin për as - gjë, që Ai tashmë e ka vendosur për ty.” 148 - “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” - Ky është një urdhër për t'iu bindur Zotit dhe të Dërguarit të Tij në atë që Ai ka ligjëruar, për të bërë e përmbushur atë që Ai ka urdhëruar dhe për të lënë gjithçka, që Ai na e ka ndaluar.” - “Nëse ju ktheni shpinën, atëherë dijeni se detyra e të Dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë.” - Pra, nëse ju neglizhoni urdhrat, atëherë dijeni se detyra e tij është vetëm kumtimi i qartë i të vërtetës ndërsa detyra juaj është dëgjimi e bindja.” El Zuhri ka thënë: “Nga Zoti vjen shpallja, detyra e të Dërguarit është kumtimi i saj ndër njerëz

dhe detyra jonë është të nënshtrohemi.” Më pas, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i Vetmi, Uniku dhe i Ploti në sundimin e zotërimin e gjithçkaje, Ai që nuk ka të adhu - ruar tjetër me meritë krahas Tij. Ai thotë: - “Allahu është Ai që nuk ka të adhuruar tjetër me meritë krahas Tij. Prandaj ve - tëm Allahut le t’i mbështeten besimta - rët!” - E para është një fjali dëftore rreth njëshmërisë së Allahut në meritën e adhu - rimeve të krijesave, por që përmban në vetvete një kërkesë e urdhër për diçka të tillë. Pra, sikur thotë: Besojeni si Nj ë e t ë Vetëm Allahun në meritën e adhurimit dhe përkushtohuni me sinqeritet në adhurimin e Tij si një e të pashoq. Vetëm Atij mbështe - tjuni e kërkojini ndihmë, siç thotë i Lartë - suari në ajetin tjetër: “Ai është Zoti i lindjes dhe i perëndimit. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Prandaj, vetëm Atë zgjidh për mbështetje!” [Muzzemil 9].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 64:11–64:13

- "Çdo fatkeqësi ndodh veçse me lejen e Allahut. Kush i beson Allahut, Ai ia udhëzon zemrën. Allahu di gjithçka." – Ajeti flet për të gjitha llojet e fatkeqësive: ato që na ndodhin në veten tonë, në pasuri, në fëmijë, në të dashurit dhe në çdo aspekt tjetër. Çdo gjë që e godet robin ndodh me përcaktimin dhe lejimin e Zotit. Allahu i Madhëruar e ka ditur që më parë gjithçka që do të ndodhte dhe këtë dituri absolute të Allahut e shkroi lapsi i Tij. Atë që lapsi i Tij e shkroi, Allahu i Madhëruar e krijoi në realitet, duke e renditur saktësisht dhe duke

e bazuar në urtësinë e Tij të plotë për gjithçka. Vallë, a është në rregull njeriu në raport me këtë çështje të rëndësishme të besimit apo jo? Është e ditur se Allahu i Lartësuar i ka lënë çdokujt mundësi të lirë zgjedhjeje, nga njëra anë, dhe ka premtuar për ata që zgjedhin të mirën dhe përpiqen për të se do t’i ndihmojë dhe udhëzojë në më të mirën, nga ana tjetër. Nëse robi kryen atë që kërkohet prej tij, ai do të fitojë shpërblimin e madh dhe mirësi të shumta në dynja dhe ahiret. Nëse robi beson se gjithçka që ndodh në këtë dynja, qoftë ato që na gëzojnë, qoftë ato që na hidhërojnë, ndodhin me lejen dhe përcaktimin e Allahut të Urtë, atëherë ai i pranon ato dhe kënaqet me përcaktimin e Allahut. Nëse robi iu bindet porosive të Tij, atëherë Allahu i Lartësuar ka për t’ia udhëzuar zemrën. Rrjedhimisht, ky njeri do të jetë tërësisht i qetë dhe i përmbajtur gjatë sprovave të vështira, ndryshe nga ç’ndodh me ata që Zoti nuk ua ka udhëzuar zemrat. Të udhëzuarit janë të qëndrueshëm që në momentet e para kur godet sprova dhe, në këtë mënyrë, përveç shpërblimit të madh që Zoti i Lartësuar u jep në këtë dynja, ata rezervojnë një shpërblim të pamatë për Ditën e Llogarisë. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “O robtë e Mi që keni besuar! Kijeni frikë Zotin tuaj! Ata që bënë mirë në këtë jetë, do të kenë mirësi. E gjerë është Toka e Allahut. Durimtarëve do t’u jepet shpërblim pa masë.” [Zumer 10]. Nga kjo kuptohet se kush nuk beson në kaderin e Zotit gjatë goditjes së fatkeqësive, por bazohet tërësisht vetëm në vëzhgimin e shkaqeve dhe pasojave, ai ka për të humbur i pashpresë, sepse Zoti i Lartësuar ka për ta lënë atë të mbështetet te vetja. Dihet se, nëse robi nuk ka mbështetetje tjetër veç vetvetes, për të do të ketë veç ankth, frikë dhe dëshpërim. Këto janë pjesë e ndëshkimit të dynjasë, para ndëshkimit të ahiretit. Këto ndëshkime janë tërësisht të meritueshme, për shkak të mungesës së durimit ndaj kaderit të Zotit. Ndërsa po ta shohim ajetin në një spektër më të gjerë, dalim në përfundimin se: çdokush që beson gjithçka që është urdhëruar të besohet, siç është besimi në Allahun e Lartësuar, në melekët e Tij, shpalljet e Tij, profetët e Tij, Ditën e Gjykimit, dhe në caktimin e të mirës dhe të keqes prej Tij, dhe më pas e vërteton këtë besim me veprat përkatëse, atëherë ky njeri ka plotësuar kushtin kryesor që Allahu i Lartësuar t’ia hapë zemrën për udhëzimin e drejtë. Me fjalë të tjera, nga robi kërkohet që ai të besojë gjithçka që duhet besuar, duke u bazuar në dijen e saktë dhe të sigurt të sjellë nga Shpallja e Allahut dhe të punojë me sinqeritet sipas këtij besimi. Nëse ai e bën këtë, Allahu i Lartësuar ka për t’i dhuruar udhëzimin e drejtë, duke e ndihmuar dhe forcuar që të rregullojë dhe përsosë gjendjen, fjalët dhe veprat e tij. Ky është shpërblimi më i mirë që Allahu i Lartësuar u jep besimtarëve, ashtu sikurse na e ka bërë të ditur këtë fakt shumë herë në Kur'an. Qëndrueshmëria e zemrës gjatë sprovës kalitet nëpërmjet sigurisë së plotë në premtimin e Allahut, i Cili thotë: “Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në Botën Tjetër; ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron.” [Ibrahim 27]. Kështu, besimtarët e vërtetë janë njerëzit me zemrën më të qetë dhe më të qëndrueshme gjatë sprovave dhe përballjeve të vështira. Ata janë njerëzit më të mençur, më të urtë dhe më të përmbajtur, për shkak të imanit që mbush zemrat e tyre. - “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” - Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij duke zbatuar me përpikmëri urdhrat e tyre. Pa dyshim, bindja ndaj Allahut dhe bindja ndaj Profetit janë themelet mbi të cilat ndërtohet lumturia. Ato janë rruga e vetme e suksesit, në aspektin e sigurimit të çdo të mire dhe të shpëtimit nga çdo e keqe, në dynja dhe në ahiret. - “Nëse ju ktheni shpinën, atëherë dijeni se detyra e të Dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë.” - Nëse refuzoni të bindeni ndaj Allahut dhe ndaj Profetit të Tij,

dijeni se përgjegjësia e Profetit është thjesht qartësimi i së vërtetës, duke jua bërë tërësisht të kuptueshme Shpalljen, me të cilën Allahu i Madhëruar e dërgoi ndër ju. Pas këtij qartësimi, askujt nuk i mbetet më justifikim para Allahut të Lartësuar. Detyra e Profetit nuk është që t’ju bëjë ta pranoni të vërtetën dhe të jetoni sipas saj. Edhe llogaria juaj nuk është detyrë e tij. Ai që do t’ju marrë në llogari dhe do t’ju shpërblejë ose ndëshkojë, në lidhje me bindjen ose jo ndaj Allahut dhe ndaj Profetit të Tij, është Njohësi i të fshehtave dhe i të dukshmeve, Allahu i Vetëm dhe i Pashoq. - “Allahu është Ai që, veç Tij, nuk ka të adhuruar tjetër me meritë....” - Allahu dhe vetëm Ai e meriton adhurimin. Çdo adhurim i kushtuar dikujt tjetër veç Allahut është adhurim i kotë, i papranueshëm, i padobishëm dhe i dënueshëm. - “...prandaj vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët!” - Vetëm Allahut le t’i mbështeten dhe t’i kërkojnë ndihmë besimtarët, për gjithçka që i shqetëson dhe për gjithçka që duan të arrijnë. Asnjë çështje nuk realizohet pa ndihmën e Allahut. Nuk ka mundësi tjetër për arritjen e qëllimeve, por veçse me mbështetjen e Allahut. Mbështetja (teuekkul) e plotë dhe e rregullt tek Allahu i Lartësuar arrihet veçse duke pasur mendim të mirë për Allahun e Lartësuar, duke pasur siguri të patundur se Allahu i Plotfuqishëm është plotësisht i mjaftueshëm si ndihmues për realizimin e çështjeve. Grada e teuekkul-it është në varësi të besimit. Sa më i fortë të jetë besimi, aq më e madhe është mbështetja tek Allahu i Lartësuar.

← Tegabun 64:11