Dhalike bi’ennehu kanet te’tihim rusuluhum bil-bejjinati fekalu ‘ebesherun jehdunena fekeferu we tewellew we estegnallahu wel-lahu ganijun hemidun
"Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre u vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: "A njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?" Dhe ashtu nuk besuan dhe u zbrapsën, po All-llahu nuk ka nevojë për ta; All-llahu është i begatshëm, i falënderuar nga vetvetiu.
Ze’amel-ledhine keferu ‘en len jub’athu kul bela we rabbi letub’athunne thumme letunebbe’uunne bima ‘amiltum we dhelike ‘ala Ellahi jesirun
Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!"
Jewme jexhma’ukum lijewmil-xhem’i dhalike jewmut-tegabuni we men ju’umin billahi we ja’mel salihæn jukeffir ‘anhu sejji’atihi we judhilhu xhennatin texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha ‘ebedæn dhalikel-fewzul-’adhimu
Ditën e kijametit, kur Ai ju tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). Kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira, Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është shpëtimi i madh.