64. Tegabun · ajete 8–10

سورة الـتغابن
8

فَـَٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَٱلنُّورِ ٱلَّذِيٓ أَنزَلۡنَاۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ

Fe’aminu billahi we resulihi we en-nuril-ledhi ‘enzelna wel-lahu bima ta’melune habirun

Atëherë pra, pranojeni All-llahun, të dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne. All-llahu është i njohur për atë që veproni.

9

يَوۡمَ يَجۡمَعُكُمۡ لِيَوۡمِ ٱلۡجَمۡعِۖ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلتَّغَابُنِۗ وَمَن يُؤۡمِنۢ بِٱللَّهِ وَيَعۡمَلۡ صَٰلِحٗا يُكَفِّرۡ عَنۡهُ سَيِّـَٔاتِهِۦ وَيُدۡخِلۡهُ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

Jewme jexhma’ukum lijewmil-xhem’i dhalike jewmut-tegabuni we men ju’umin billahi we ja’mel salihæn jukeffir ‘anhu sejji’atihi we judhilhu xhennatin texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha ‘ebedæn dhalikel-fewzul-’adhimu

Ditën e kijametit, kur Ai ju tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). Kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira, Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është shpëtimi i madh.

10

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ خَٰلِدِينَ فِيهَاۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

Wel-ledhine keferu we kedhdhebu bi’ajatina ‘ula’ike ‘eshabu en-nari halidine fiha we bi’sel-mesiru

E ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, të tillët janë banorë të zjarrit; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është përfundim i keq.