Jewme jexhma’ukum lijewmil-xhem’i dhalike jewmut-tegabuni we men ju’umin billahi we ja’mel salihæn jukeffir ‘anhu sejji’atihi we judhilhu xhennatin texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha ‘ebedæn dhalikel-fewzul-’adhimu
Ditën e kijametit, kur Ai ju tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). Kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira, Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është shpëtimi i madh.
Ma ‘esabe min musibetin ‘illa bi’idhni Ellahi we men ju’umin billahi jehdi kalbehu wel-lahu bikulli shej’in ‘alimun
Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘inne min ‘ezwaxhikum we ‘ewladikum ‘aduwæn lekum fahdheruhum we ‘in ta’fu we tesfehu we tegfiru fe’innall-llahe gafurun Rehimun
O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
Fatteku Ellahe ma esteta’tum we esma’u we ‘eti’u we ‘enfiku hajræn li’nfusikum we men juka shuhhe nefsihi fe’ula’ike humul-muflihune
Andaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit.