65. Talak · Ajeti 1 · Tefsir
Hyrja e sures Et-Talak Sherif Ahmeti
E zbritur në Medine, pas sures El Insanu, ajete: 12
Kjo sure e shpallur në Medinë shtron disa çështje të sheriatit si:
- mënyra e lëshimit të gruas sipas rregullit më të përshtatshëm:
- lëshimi i gruas, ndonëse i lejuar nga Allahu, është një prej punëve të lejuara, por më e përbuzura:
- lëshimi duhet të bëhet kur gruaja është në kohën e pastërtisë së saj:
- afatit të caktuar për pritje, duhet përmbjatur saktësisht, - llojet e afatit për pritje.
Quhet: "Suretu Et Talak" - kaptina e shkurorëzimit.
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 65:1–65:7
Sipas Buhariut, shkak i shpalljes së kësaj pjese të Kur'anit ishte Abdullah bin Ymeri, i cili e kishte lëshuar gruan e vet, duke qenë ajo me hajz (me menstruacion), e kur ia përmendi Ymeri Pejgamberit rastin, i erdhi keq Pejgamberit dhe urdhëroi ta rikthejë gruan dhe ta mbajë deri të pastrohet...
Lëshimi i gruas, edhe pse është i lejuar është i përbuzur, por në rastet e domosdoshme është zgjidhja më e mirë.
Lëshimi i gruas duhet të bëhet pasi që ajo t'i kryej menstruacionet, duke mos pasur më kontakt me të, ashtu që të mos i zgjatet asaj pritja. Ky lloj lëshimi është "talakur rixhati" - lëshim një herë, sipas të cilit ka të drejtë ta rikthejë. Gruaja e lëshuar në këtë mënyrë duhet të qëndrojë në shtëpi të burrit deri sa t'i kalojë afati. Ajo nuk ka të drejtë të dalë prej shtëpisë së burrit, vetëm nëse ka bërë ndonjë punë të keqe e duhet të dalë për ndonjë gjykim, ose nëse fyen familjen e burrit me fjalë të rënda. Zgjatja e afatit të lëshimit, respektivisht të pritjes për tri pastrime, ka për qëllim mundësinë e rikthyerjes pas pendimit eventual gjatë asaj kohe. Gruaja që i afrohet afatit të caktuar të pritjes, duhet ose të rikthehet në mënyrë të sinqertë ose të largohet ashtu si ka hije për të dy palët. Si lëshimin, ashtu edhe rikthimin duhet ta dëshmojnë dy vetë të drejtë.
Gruaja e shtyrë në moshë, të cilës iu ka ndërprerë hajzi dhe gruaja e re që ende nuk ka pasur hajz, në rast të lëshimit të tyre, afati i pritjes së tyre është tre muaj.
Gruaja që është me barrë, afati i pritjes së saj është derisa të lindë, si ajo e lëshuara, si ajo që i vdes burri. Gruaja e lëshuar, nëse dëshiron, i jep gji fëmijës, por burri është i obliguar ta paguaj sipas marrëveshjes. — I Shpenzimet, të cilat duhet t'i paguaj burri gjatë kohës kur gruaja është duke pritur skadimin e afatit të caktuar, ose për atë që i jep gji fëmijës, nuk janë të caktuara në mënyrë definitive dhe varen nga mundësia materiale e burrit, por nuk duhet dëmtuar as burri, as gruaja për shkak të ndonjë koprracie, pse Allahu begaton pa masë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 65:1
Kjo sure ka zbritur pas sures Insan. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar i drejtohet tekstua - lisht Profetit të Tij, për ta nderuar dhe për të ngritur prestigjin e tij, por ky mesazh vlen njësoj për të gjithë umetin: - “O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e pastërtisë së tyre! ” - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Enesi, i cili tregon: 2693. “Kur Profeti i Allahut divorcoi Haf - sën, ajo shkoi te shtëpia e saj. Në këtë kohë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e pastërtisë së tyre” Atij iu tha: “Ktheje Hafsën, sepse ajo është agjëruese e rregullt dhe e përkushtuar në adhurimin e Allahut. Gjithashtu, ajo është njëra prej grave të tua në Xhenet.” Buhariu sjell nga Salimi se: 2694. “Abdullah Ibn Umeri i kishte treguar se kishte divorcuar njëherë një nga gratë e tij, gjatë kohës kur ajo ishte me ciklin. Kur Umeri ia kishte treguar këtë Profetit ﷺ , ai ishte zemëruar dhe e kishte urdhëruar që ta kthente atë dhe ta mbante derisa ajo të pastrohej nga të përmuajshmet e saj. Më pas, ai duhet të priste, derisa t’i vinin
menstruacionet e tjera dhe të pastrohej përsëri dhe atëherë, po të donte mund ta divorconte gjatë kohës kur ajo ishte e pastër, por pa kryer marrëdhënie me të. Pikërisht kjo është kohëpritja “ el idde” (ose ideti), për të cilën Allahu i Lartësuar urdhëroi Profetin e Tij.” Kështu e ka sjellë Buhariu në kapituj të ndryshëm në librin e tij. Edhe Muslimi sjell versionin e tij, ku thuhet: 2695. “Kjo është el iddeh, koha që ka treguar Allahu se kur mund të divorcohen gratë.” Ndër versionet që duhen përmendur patjetër është ai që sjell Imam Muslimi në Sahih, nga Abdurahman Ibn Ajmeni, i cili pyeti Ibn Umerin: 2696. “Çfarë thua për dikë që e divorcon gruan e vet gjatë kohës kur ajo është me menstrua - cione?” Ai tha: “Ibn Umeri, kur Profeti ishte ende gjallë, e divorcoi gruan e vet gja - të kohës së të përmuajshmeve të saj. Umeri e pyeti Profetin dhe i tha: “Abdullah Ibn Umeri e divorcoi gruan e vet gjatë kohës kur ajo ishte me menstruacione.” Profeti i Allahut tha: “Le ta kthejë atë! Pastaj, kur të pastrohet, ta ndajë ose ta mbajë.” Ibn Umeri shtoi: “Pastaj Profeti lexoi: “O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e pastërtisë së tyre!” Ali Ibn Talha sjell prej Ibn Abasit shpjegimin e tij të ajetit: “Pra, të mos e divorcojë gruan gjatë kohës kur ajo është me menstruacione dhe as gjatë kohës kur ajo është e pastër dhe ka pasur me të kontakt intim, por ta lërë derisa t’i vijnë menstruacionet, dhe pastaj, pasi të pastro - het, le ta divorcojë.” Ndërsa Ikrima thotë: “Ideti, kur Zoti lejon divorcimin e gruas, është koha kur ajo është e pastër nga të përmuajshmet.” Ndërsa fjala “ kur’un” tre - gon kohën kur vijnë të përmuajshmet. Nëse dikush do ta divorcojë gruan kur ajo është shtatzënë dhe është shfaqur shtatzënia e saj, mund ta bëjë këtë. Gjithsesi, ai nuk lejohet ta divorcojë nëse ka kryer marrëdhënie intime me të dhe nuk e di a është apo jo shtatzënë. Prej këtej, dijetarët kanë nxjerrë dispozitat rreth divorcit, duke treguar se ka divorc të rregullt, sipas Sunetit, dhe divorc jo të regullt. Divorc i rregullt është ai që behet kur gruaja është e pastër nga të përmuajshmet, por pa kryer marrëdhënie intime me të pas pastrimit nga të përmuaj - shmet; ose divorci i cili bëhet kur gruaja është shtatzënë dhe është dalluar shtatzënia e saj. Ndërsa divorc jo i rregullt është ai që bëhet gjatë kohës kur gruaja është me të përmuajshmet, ose divorci që bëhet gjatë kohës kur ajo është e pastruar, por ka kryer marrëdhënie intime dhe nuk e di a është shtatzënë apo jo. Gjithashtu, është edhe një divorc, që nuk klasifikohet as tek lloji i parë dhe as tek lloji i dytë: ky është divorcimi i të miturës, ose divorci i asaj që nuk ka më të përmuajshme (menopauzë), ose divorci i asaj gruaje, me të cilën burri ka bërë aktin e martesës, por ende nuk ka kryer marrëdhë - nie intime. Hollësitë e këtyre llojeve të divorceve janë shtjelluar në librat e fikhut. Kush dëshiron, le të kthehet në to. Më pas, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të përllogarisim mirë kohëpritjen e gruas: - “Kohën e pritjes llogariteni mirë ... ” - Kujdesuni dhe llogariteni mirë kohën e pritjes, pra, kur fillon dhe kur përfundon ajo, në mënyrë që gruaja të mos rëndohet dhe të pengohet për një martesë tjetër, nëse dëshiron. - “... dhe kini frikë Allahun, Zotin tuaj! ” - Kini frikë Allahun, në lidhje me zbatimi e këtyre porosive dhe udhëzimeve të urta, që ju ka sjellë për t’i zbatuar. - “Mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre dhe ato, gjithashtu, të mos dalin, vetëm nëse ato sillen haptazi në mënyrë të shëmtuar!” - Mos i nxirrni gratë e divorcuara nga shtëpitë e tyre gjatë kohës së pritjes. Ato duhet të qëndrojnë në shtëpinë e bashkëshortit, në atë shtëpi ku ai e divorcon. Ndërkohë, burri e ka detyrim strehimin dhe shpenzimet për gruan e divorcuar gjatë kohës së pritjes së saj, prandaj nuk lejohet që ai ta cenojë këtë përgjegjësi ndaj saj dhe ta nxjerrë prej shtëpie. Por edhe gruas nuk i lejohet që të largohet nga streha bashkë - shortore, sepse kjo do të ishte shkelje e përgjegjësive ndaj burrit dhe hakut të tij. Prej hakut të burrit është që gruaja të mos
dalë nga shtëpia pa lejen e tij. 151 Këto porosi, qoftë për burrin, qoftë për gruan, vazhdojnë të jenë në fuqi de ri në përfundim të kohëpritjes. Megjithatë, Allahu i Lartë - suar bën përjashtim për raste të caktuara, kur thotë: “... vetëm nëse ato sillen haptazi në mënyrë të shëmtuar!” Edhe imoraliteti bën pjesë këtu, sikurse kanë thënë Ibn Mesudi, Ibn Abasi, Seid Ibn Musejibi etj. Po kështu, nëse gruaja shfaq mosbindje ndaj burrit, sjellje të shëmtuar, aq sa e bën të detyrueshme nxjerrjen e saj jashtë, dhe nëse ajo u shkakton probleme të rënda banorëve të tjerë të shtëpisë, me fjalët dhe veprat e këqija të saj, atëherë burrit i lejohet që ta përzërë nga shtëpia, sepse është ajo që e shkakton këtë veprim, sikurse kanë thënë Ubej Ibn Keabi, Ibn Abasi, Ikrima etj . Strehimi i gruas në shtëpi bëhet për respekt ndaj saj, gjë të cilën ajo nuk e meriton, kur e përdhos veten me sjelljen e saj. - “Këto janë ligjet e Allahut. ” - Këto janë dispozitat dhe kufijtë e Tij, që Ai e ka bërë të ndaluar t’i cënosh. Këta janë kufijtë e Allahut për robërit e Tij, janë ligjet e Tij për ta, që janë urdhëruar t’i zbatojnë me përpik - mëri. - “E kush del jashtë ligjeve të Allahut, e ka dëmtuar rëndë vetveten. ” - Kush nuk iu përmbahet kufijve të Zotit, por i cenon ato, kush i shpërfill e lë pas shpine zbatimin e urdhëresave të Tij, ai i ka bërë padrejtësi vetes, duke u privuar nga mirësitë dhe begatitë e shumta, që sjell zbatimi i porosive të Zotit. Duke mos e nënshtruar veten në zbatimin e porosive të Allahut, robi humbet lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit. - “E ku mund ta dish ti, pas kësaj, Allahu mund të sjellë diçka tjetër.” - Kuptimi: Ne urdhëruam që gruaja e divorcuar të qëndrojë në shtëpinë e burrit gjatë kohës së pritjes, me qëllimin se ndoshta burri pendohet dhe e rishikon vendimin e tij për divorcimin. Ndoshta gjatë kësaj kohe, Zoti krijon në zemrën e tij mëshirë e dhemshuri, që ta kthejë atë. Kjo, pa dyshim, është më e lehtë dhe e mirë për ju. 152 Kështu veprohet në rastin e divorcit, kur burri mund ta kthejë përsëri gruan e tij gjatë kohëpritjes. Ky quhet ‘ talak raxh’ij’ - divorc i kthyeshëm. Ndërsa me “ talak el bain” - divorcin e pakthyeshëm,153 burri nuk e ka për detyrë strehimin dhe shpenzimet për gruan e divorcuar. 154 Sipas disave, kështu gjykohet edhe për rastin e gruas që i ka vdekur burri.155 Ky është gjykimi i shumë selefëve dhe pasue - sve të tyre, siç ishte Imam Ahmed Ibn Hanbeli (Allahu e mëshiroftë!). Ata mbë - shteten në hadithin e Fatime bint Ka js el Fihrijja, kur burri i saj, Ebu Amr Ibn Hafsi, e divorcoi atë për herë të tretë, nga Jemeni. Ajo i dërgoi fjalë burrit, që t’i dërgojë shpe - nzimet e saj jetike. Ai i dërgoi asaj një masë elbi, por ajo u zemërua me të. Atëherë, ai (nëpërmjet të dërguarit të tij) i tha: “Për Zotin, nuk e kam për detyrë strehimin dhe shpenzimet për ty.” Kështu, ajo shkoi tek i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!), i cili i tha: "Ti nuk ke të drejtë t’i kërkosh atij shpenzimet jetike.". Ndërsa në versionin e sjellë nga Muslimi shtohet: “dhe as strehimin.” Pastaj Profeti e porositi dhe i mundësoi asaj që kohën e pritjes ta kalonte tek Ummu Sherik. Më pas i tha se tek ajo grua shkonin shumë vizitorë, prandaj më mirë të qëndronte në shtëpinë e Ibn Ummi Mektumit, sepse ai ishte i verbër dhe atje mund të hiqte hixhabin (se ai nuk shihte). ” Imam Ahmedi e sjell këtë hadith përmes një tjetër rruge me këtë version: Amiri tregon: 2697. “Kur mbërrita në Medinë, shkova tek Fatime Bintu Kajsi, e cila më tregoi se burri i saj e kishte divorcuar atë, gjatë kohës së Profetit ﷺ .Më pas, Profeti ﷺ e nisi burrin e saj në një mision në Jemen. Gjatë kësaj kohe, i vëllai i tij (kunati) i kishte thënë që duhet të dilte nga shtëpia. Fatimja rrëfen: “Unë i thashë se më takon e drejta për shpenzimet jetike dhe strehimin, derisa të mbarojë koha e pritjes el iddeh (pas divorcit). Ai tha: “Jo, nuk të takon kjo gjë.” Atëherë, - thotë Fatimja, - unë shkova tek Profeti i Allahut dhe i thashë: “Burri më divorcoi, ndërsa i vëllai më erdhi dhe më tha se duhet të dal nga shtëpia, duke më privuar nga e drejta e
stehimit dhe shpenzimet jetike.” Profeti i dërgoi fjalë atij dhe i tha: “Çfarë ke me bijën e familjes së Kajsit, o filan?” Ai i tha: “O i Dërguari i Allahut, vëllai im e divorcoi tri herë të plota.” Atëherë, - thotë Fatime Ibn Kajsi - Profeti i Allahut më tha: “Shiko, o bija e shtëpisë së Kajsit, shpenzimet jetike dhe strehimi i takojnë asaj gruaje, të cilën burri e ka divorcuar dhe ende e ka të drejtën që ta kthejë ( talak raxh’ij ). E nëse e ka divorcuar pa kthim ( talak el bain ), atëherë burri nuk i ka detyrë shpenzimet dhe strehi - min e saj. Prandaj dil prej andej dhe shko tek filania!” Por më pas i tha: “Ajo vizitohet nga shumë njerëz, prandaj më mirë shko tek Ibn Ummi Mektum, sepse ai është i verbër dhe nuk të sheh.” Dhe kështu vijon hadithi i plotë.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 65:1–65:3
Allahu i Lartësuar, duke iu drejtuar Profetit të Tij dhe besimtarëve, thotë: - O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e pastërtisë së tyre (kur ende nuk keni kontaktuar me to) ! - Nëse vendosni që të divorconi gruan, duhet ta bëni brenda udhëzimeve të Sheriatit. Nuk duhet të nxitoni e ta kryeni divorcin menjëherë, që në çastin kur ndodh shkaku i tij, duke mos marrë në konsideratë porositë e Allahut të Lartësuar rreth kësaj çështjeje. Një rregull që duhet patur parasysh është ai që thotë Allahu i Lartësuar: “...ndajini ato në prag të hyrjes së kohëpritjes së tyre!” Kështu, divorci duhet të kryhet gjatë kohës kur gruaja është e pastër, domethënë jo në kohën e periodave të saj, dhe kur burri nuk ka kryer marrëdhënie me të pas pastrimit. Në këtë mënyrë, kohëpritja e gruas është më e qartë dhe më e lehtë për t’u përcaktuar. Nëse burri do të deklaronte divorcin gjatë kohës së ciklit mujor të saj, ky cikël nuk do të llogaritej në kohëpritjen e saj dhe, në këtë mënyrë, pritja e gruas do të ishte më e gjatë, sepse do të shkonte në katër cikle, gjë që është në dëm të gruas, duke e vështirësuar çështjen e saj. Gjithashtu, nëse burri do të deklaronte divorcin kur gruaja nuk është me periodat, por gjatë kësaj periudhe ai do të kishte kryer marrëdhënie me të, atëherë përsëri kohëpritja nuk do të sillte sigurinë e nevojshme, sepse gruaja mund të ketë mbetur shtatzënë ndërkohë. Për këto arsye, Allahu i Lartësuar na mëson kohën e rregullt të deklarimit të divorcit. Ai nuk kryhet që në momentin kur gruaja e ka bërë hak të divorcohet për shkaqe të caktuara, por pasi ajo është pastruar nga periodat dhe burri ende nuk ka kryer marrëdhënie me të. Më pas, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të përllogarisim mirë kohëpritjen ( el iddeh) e gruas: - “Kohën e pritjes llogariteni mirë” - Këtu paraqiten disa raste: 1. Nëse gruaja është e tillë që i kalon të përmuajshmet (pra, nuk është shtatzënë ose nuk i pret më periodat për shkak të menopauzës, ose ende nuk i kanë ardhur periodat e para), atëherë koha e pritjes llogaritet me ardhjen e tri cikleve. Me fjalë të tjera, pas deklarimit të divorcit, gruaja duhet të presë që të shohë periodat tri herë rresht. Me të parë periodat e treta, kohëpritja e saj është plotësuar. 2. Nëse gruaja është nga ato që nuk kanë perioda dhe nuk është shtatzënë, koha llogaritet me muaj. Në këtë rast, ajo pret plot tre muaj hënorë. 3. Nëse gruaja është shtatzënë, atëherë koha e pritjes është derisa ajo të lindë fëmijën. Gruaja duhet ta llogarisë drejt dhe saktë kohën e pritjes, sepse kështu ajo përmbush porosinë e Allahut, i jep hakun e burrit të saj që e divorcon (duke mos e ngarkuar atë me shpenzimet ndaj saj për një kohë më të gjatë sesa e ka detyrë) dhe hakun e burrit tjetër, nëse ajo do të martohet më pas. Kjo është më e mirë dhe më e pastër për të gjithë. Nëse llogaritet mirë koha e pritjes, të gjithë kanë për të qenë me të qetë dhe më të qartë për të drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta. Urdhri për llogaritjen e drejtë të kohëpritjes i drejtohet gruas, nëse ajo është e përgjegjshme ligjërisht; nëse jo, atëherë urdhri i drejtohet kujdestarit ligjor të saj. Më pas, Allahu i Madhëruar na udhëzon për devotshmëri dhe drejtësi: - “...dhe kijeni frikë Allahun, Zotin tuaj!” - Pra, jini të devotshëm ndaj Allahut të Lartësuar, duke zbatuar porositë e Tij në të gjitha çështjet. Frikësojuni Zotit dhe plotësoni me drejtësi çdo detyrim kundrejt grave tuaja, kur i divorconi ato. - “Mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre...” - Mos i nxirrni gratë e divorcuara nga shtëpitë e tyre gjatë kohës së pritjes. Ato duhet të qëndrojnë në shtëpinë e bashkëshortit, në atë shtëpi ku ai e divorcon. Ndërkohë, burri e ka detyrim strehimin dhe shpenzimet për gruan e divorcuar gjatë kohës së pritjes së saj, prandaj nuk lejohet që ai ta cenojë këtë përgjegjësi ndaj saj. Edhe për gruan është një ndalesë:
- “...dhe ato, gjithashtu të mos dalin,...” - Gruas nuk i lejohet që të largohet nga streha bashkëshortore, sepse kjo do të ishte shkelje e përgjegjësive ndaj burrit. Këto porosi, qoftë për burrin, qoftë për gruan, vazhdojnë të jenë në fuqi deri në përfundim të kohëpritjes. Por Allahu i Lartësuar bën përjashtim për raste të caktuara, kur thotë: - “...vetëm nëse ato sillen haptas në mënyrë të shëmtuar!” - Nëse gruaja shfaq sjellje të shëmtuar, aq sa e bën të detyrueshme nxjerrjen e saj jashtë, dhe nëse ajo u shkakton probleme të rënda banorëve të tjerë të shtëpisë, me fjalët dhe veprat e këqija të saj, atëherë burrit i lejohet që ta përzërë nga shtëpia, sepse është ajo që e shkakton këtë veprim. Strehimi i gruas në shtëpi bëhet për respekt ndaj saj, gjë të cilën ajo nuk e meriton, kur e përdhos vetë me sjelljen e saj. Kështu veprohet në rastin e divorcit kur burri mund ta kthejë përsëri gruan e tij gjatë kohëpritjes. Ky quhet ‘talak raxh’ij’ - divorc i kthyeshëm. Ndërsa me “talak el bain” - divorcin e pakthyeshëm, 35 burri nuk e ka për detyrë strehimin dhe shpenzimet për gruan e divorcuar. - “Këto janë ligjet e Allahut. E kush del jashtë ligjeve të Allahut, e ka dëmtuar rëndë vetveten. ” - Këta janë kufijtë e Allahut, që Ai i ka vendosur për robtë e Tij, janë ligjet e Tij për ta, që t’i zbatojnë me përpikmëri. Kush nuk iu përmbahet kufijve të Zotit, por i shkel ose i cenon ato, ai i ka bërë padrejtësi vetes, duke u privuar nga mirësitë dhe begatitë e shumta që sjell zbatimi i porosive të Zotit. Duke mos e nënshtruar veten në zbatimin e porosive të Allahut, robi humbet lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit. - “E ku mund ta dish ti, pas kësaj, Allahu mund të sjellë diçka tjetër.” - Allahu i Madhëruar e rregulloi çështjen e divorcit dhe të kohëpritjes me dispozita, në të cilat fshihen urtësi të shumta dhe të mrekullueshme. Prej tyre mund të përmendim: 1. Gjatë kohëpritjes, kur gruaja qëndron në shtëpinë e burrit, ndoshta Allahu i Madhëruar bën që në zemrën e bashkëshortit të zgjohet mëshira, butësia dhe dashuria për gruan e tij, dhe kështu çifti ribashkohet në një fillim të ri. 2. Kur burri e divorcon gruan për ndonjë problem që vjen prej saj, atëherë gjatë kohëpritjes ky problem mund të ndreqet, e kështu bëhet i mundur ribashkimi. 3. Koha e pritjes është e nevojshme për gruan që të verifikohet se ajo nuk është shtatzënë nga burri që e ka divorcuar. - “Kur ato t’i afrohen mbarimit të afatit të tyre (të pritjes), atëherë, ose mbajini si duhet, ose ndajini si është më e mira!” - Kur afrohet fundi i kohëpritjes, burri është ende në kohë të bëjë zgjedhjen e tij: ose ta mbajë gruan me mirësi e mirëkuptim, duke përmbushur detyrimet e ndërsjellta, ose ta lëshojë atë. Por nëse koha e pritjes mbaron, ai nuk ka më të drejtë ta kthejë atë grua, veçse me një akt të ri martesor. Nuk lejohet që burri ta kthejë më atë, sepse kështu e bën të vuajë më shumë. Edhe ndarja duhet të bëhet sipas rregullave islame, me drejtësi dhe larg harameve, larg fyerjeve dhe pa e shtrënguar gruan që t’i marrësh mbrapsht pasurinë (mehr-in) që i ke dhënë. - “Për këtë kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj!” - Qoftë kur bëni divorcin, qoftë kur e ktheni gruan, merrni dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, domethënë dy burra muslimanë, që janë të drejtë e të ndershëm. Nëpërmjet kësaj dëshmie i pritet rruga çdo keqkuptimi e grindjeje. Gjithashtu, nëpërmjet dëshmisë, të drejtat dhe përgjegjësitë nuk mund të fshihen apo të shkelen padrejtësisht. Pastaj Allahu i Lartësuar u drejtohet dëshmitarëve dhe u thotë: - “Dëshminë bëjeni me korrektësi e për hir të Allahut!” - Dëshmoni me drejtësi dhe saktësi, pa shtuar dhe pakësuar gjë. Me dëshminë tuaj, të synoni kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe mos e shtrembëroni atë për hir të lidhjeve shoqërore e farefisnore. - “Kështu këshillohet ai që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit.” - Nga këto
rregulla merr mësim ai që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit. Nuk ka dyshim se besimi në Allahun dhe Ditën e Gjykimit është një nga shkaktarët më të fortë që e bën njeriun që të përfitojë nga këshillat e Zotit, t’i japë përparësi ahiretit dhe të kryejë punë të mira sa të ketë mundësi. Ndryshe ndodh me njeriun që e ka zemrën larg prej imanit. Atë nuk e shqetëson aspak ligësia dhe humbja ku është zhytur dhe këshillat nuk i bëjnë aspak dobi. - “Kush bëhet i devotshëm ndaj Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje për gjithçka dhe e furnizon prej nga nuk e pret.” - Duke qenë se divorci sjell shqetësim, trishtim e ngushtim për robin, Allahu i Lartësuar urdhëron për devotshmëri ndaj Tij. Ai na urdhëron që, edhe në këtë gjendje të vështirë, të përkushtohemi në zbatimin e porosive të Tij. Nëse burri e kryen divorcin brenda normave të Sheriatit, ashtu siç u përshkrua më lart, atëherë ai ka hapësirë zgjedhjeje, pasi edhe mund ta kthejë këtë vendim, nëse ndërron mendje. Atij që vepron në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar ka për t’i sjellë çlirim, lehtësim e rrugëdalje nga vështirësia. Edhe pse ajeti flet veçanërisht për divorcin, më i rëndësishëm është aspekti gjithëpërfshirës i tij. Në këtë mënyrë, ajeti tregon që çdokush që i frikësohet Allahut, duke qëndruar brenda kufijve të Tij për çdo çështje, duke synuar me këtë arritjen e kënaqësisë së Allahut të Lartësuar, do të shpërblehet nga Ai me plot të mira në dynja dhe në ahiret. Ndër shpërblimet që Allahu i Lartësuar premton për devotshmërinë është edhe çlirimi, lehtësimi ose rrugëdalja në çdo situatë të rëndë. Ashtu sikurse ai që i frikësohet Allahut do të gjejë çlirim dhe lehtësim, ashtu edhe ai i cili nuk tregohet i devotshëm e ka gjithmonë të vështirë daljen nga situatat e krizës, pasi e ka lidhur veten me prangat e mosbindjes. Le të marrim shembullin e divorcit. Nëse robi nuk tregohet i devotshëm, pra, nuk zbaton porositë e Zotit në këtë çështje, por e kryen divorcin jashtë normave të caktuara (si për shembull, duke deklaruar divorcin tri herë në një moment), ai ka për t’u penduar thellë për veprimin e tij, por tashmë nuk mund të rregullojë më asgjë. Gjithashtu, atij që tregohet i devotshëm, Allahu i Lartësuar ka për t’ia lehtësuar rizkun dhe mirësitë në mënyra që robi kurrë nuk i ka llogaritur apo menduar. - “Kush i mbështetet Allahut, mjaftohet me Të.” – Për robin që i mbështetet Allahut në çështjet e fesë dhe të dynjasë, duke i kërkuar ndihmë Atij për arritjen e të mirave dhe për mbrojtjen nga të këqijat, duke qenë i bindur se kjo ndihmë do t’i jepet, Allahu i Lartësuar do të jetë i mjaftueshëm për të. Allahu i Lartësuar do ta ndihmojë patjetër këtë njeri për nevojat që ka. Allahu i Lartësuar është më i Pasuri, i Fuqishmi, Krenari dhe i Gjithëmëshirshmi. Allahu është më pranë robit se çdo gjë tjetër. Ai mund t’i plotësojë lutjet dhe kërkesat e robit menjëherë, në çast dhe pa u vonuar. Por ndoshta urtësia e Tij e kërkon që përgjigjja të vonohet për një kohë më të përshtatshme, prandaj i Lartësuari thotë: - “Allahu ka për ta realizuar vendimin e Tij dhe Ai e ka përcaktuar çdo gjë me korrektësi.” - Çdo urdhër dhe ligj i Tij do të ekzekutohet patjetër, por Allahu i Lartësuar ka përcaktuar kohën, vendin dhe masën e çdo gjëje dhe asgjë nuk mund të dalë jashtë përcaktimit të Tij.