‘Eskinuhunne min hejthu sekentum min wuxhdikum we la tudarruhunne litudejjiku ‘alejhinne we ‘in kunne ‘ulati hemlin fe’enfiku ‘alejhinne hetta jeda’ne hemlehunne fe’in ‘erda’ne lekum fe’atuhunne ‘uxhurehunne we ‘temiru bejnekum bima’rufin we ‘in ta’asertum feseturdi’u lehu ‘uhra
Ato (gratë e lëshuara), sipas mundësisë suaj i vendosni në ndonjë vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato për t'i detyruar (të dalin). Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë furnizoni ato derisa ta heqin barrën e tyre, e nëse ato u japin gji fëmijëve tuaj, atëherë jepuani atyre shpërblimin që u takon dhe kini mirëkuptim në mes jush ashtu si duhet, e në qoftë se hasni në vështirësi ndër vete, atëherë le të kërkojë për të gjidhënëse tjetër.
Lijunfik dhu se’atin min se’atihi we men kudire ‘alejhi rizkuhu feljunfik mimma ‘atahu Ellahu la jukellifu Ellahu nefsæn ‘illa ma ‘ataha sejexh’alu Ellahu ba’de ‘usrin jusræn
Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sipas Buhariut shkak i shpalljes së kësaj pjese të Kuranit ishte Abdullah bin Omeri, i cili e kishte lëshuar gruan e vet, duke qenë ajo me hajz (me menstruacion), e kur Omeri ia përmendi Pejgamberit rastin i erdhi keq Pejgamberit a.s. dhe urdhëroi ta rikthejë gruan dhe ta mbajë deri sa të pastrohet... Lëshimi i gruas, edhe pse është i lejuar është i përbuzur, por në rastet e domosdoshme është zgjidhja më e mirë. Lëshimi i gruas duhet të bëhet pasi ajo t’i kryejë menstruacionet, duke mos pasur më kontakt me të, në mënyrë që të mos i zgjatet asaj pritja. Ky lloj lëshimi është "talakur rexhati" - lëshim një herë, sipas të cilit ka të drejtë ta rikthejë. Gruaja e lëshuar në këtë mënyrë duhet të qëndrojë në shtëpi të burrit deri sa t'i kalojë afati. Ajo nuk ka të drejtë të dalë prej shtëpisë së burrit, vetëm nëse ka bërë ndonjë punë të keqe e duhet të dalë për ndonjë gjykim, ose nëse fyen familjen e burrit me fjalë të rënda. Zgjatja e afatit të lëshimit, respektivisht të pritjes për tri pastrime ka si qëllim mundësinë e rikthyerjes pas pendimit eventual gjatë asaj kohe. Gruaja që i afrohet afatit të caktuar të pritjes, duhet
We ke’ejjin min karjetin ‘atet ‘an ‘emri rabbiha we rusulihi fehasebnaha hisabæn shedidæn we ‘adhdhebnaha ‘adhabæn nukræn
Sa shumë banorë të fshatrave, që ishin kryeneçë ndaj urdhrit të Zotit të vet dhe ndaj të dërguarve të Tij, Ne i kemi shpërblyer me një llogari të ashpër, i kemi ndëshkuar me një dënim të papërshkrueshëm.